Suzana

Kultura

Suzana

Nga: Musa (Muki) Sefaj Më: 7 gusht 2019 Në ora: 19:12
Ilustrim

Ti doje që Unë

 t’i shkruaja hartimet - e tua

dhe, Unë këtë bëja

Me dëshirë

dhe dashamirësi

Por, as ishe ti,

Më stilosëse

Se hartimi im

Më e kaltër

Se ngjyra e lapsit tim

E kaltër si vala

E Drinit të Bardhë,

E bardhë si Gjiri i Rozafës

 kaltër si vala

E Detit ulqinak

si vala e Detit durrësak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat