Promovohet libri “Ngarendje”

Kultura

Promovohet libri “Ngarendje”

Nga: Nentor Oseku Më: 8 gusht 2019 Në ora: 18:01
Pamje nga promovimi

Sot, në bibliotekën “Ibrahim Rugova” të Gjakovës u promovua libri me poezi “Ngarendje” i autorit Bardhyl Oseku. Botues i librit: revista “Drita” Treleborg- Suedi. Redaktore dhe recensente e librit Entela Tabaku, ligjëruese e letërsisë në Universitetin Upsala të Suedisë.

Krijuesi Sejdi Berisha, autor i 40 veprave letrare e publicistike, fitues i disa çmimeve letrare, duke vlerësuar këtë libër, ndër të tjera tha “poezitë e Bardhyl Osekut janë tërësi e ndijimeve shpirtërore grumbulluar në kohë të mira e të liga, të shprehura me frymëzim dhe më shtrëngim shpirti me ide, kuptim dhe porosi shumëdimensionale. Libri “Ngarendje”është sistemuar në pesë cikle poezish: “Thirrje“, “Peizazh“, “Meditim“, “Dëshirë“ dhe “Shtëpi “.

Sipas redaktores dhe recensentes së librit, profesoreshës Entela Tabaku, “poezia e Bardhyl Osekut është e pamoshë, në kuptimin e ruajtjes së freskisë dhe të ngazëllimit të poezisë rinore, por nuk është pamoshë, në kuptimin se nuk e lejon moshën, reflektimet dhe meditimet t`i hyjnë në poezi.

Image

Në poezitë e autorit Bardhyl Osekut, metafora, personifikimi, simboli dhe epiteti janë figurat stilistike të shfrytëzuara me një ndjeshmëri filigrani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat