Faji bie mbi mua

Kultura

Faji bie mbi mua

Nga: Ramiz Spahiu Më: 9 gusht 2019 Në ora: 23:51
Ramiz Spahiu

Ndoshta ti hakut m’ ke dalë

Kur bashkë pimë kafen e parë

Llafuam, ç’u deshtë s’ta thashë

Bëra gabim, dhe është faji im.

Kur dolëm për kafen e dytë, prap

Ç’ ish për tu thënë s’u tha, çuditërisht

Faji bie mbi mua natyrisht.

Për kafen e tretë, kur do të kam përballë

Ashtu dalëngadalë, do të ti them dy fjalë

Dhe faji le te bie prap mbi mua

Se s’kam ç’ bëj, shumë të dua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat