Dhuna - Bota Sot
Dhuna

Kultura

Dhuna

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 08:54
Erich Fried

Dhuna nuk fillon,

kur një njeri tjetrin ngulfat.

Ajo fillonkur njëri thotë:

"Unë të dua:

Ti më takon mua!“

 

Dhuna nuk fillon,

kur të sëmurët vriten.

Ajo fillonkur njëri thotë:

"Ti je i sëmurë:

Ti duhet të bësh atë që them unë.”

 

Dhuna fillon,

kur prindërit

sundojnë fëmijët e tyre të dëgjueshëm.

Dhe kur papët dhe mësuesit dhe prindërit

kërkojnë vetëpërmbajtje.

 

Dhuna sundon atje,ku shteti thotë:

"Për të luftuar dhunën,

nuk duhet të ketë më dhunë,

përveç dhunës sime."

 

Dhuna sundon

ku dikush, apo diçka

ështëshumë e lartë,

ose shumë e shenjtë,

për t’u kritikuar.

 

Ose, ku kritikës nuk i lejohet të bëjë gjë

por vetëm të flasë.

dhe shenjtorët ose të mëdhenjtë

mund të bëjnë më shumë sesa të flasin.

 

Dhuna sundon aty ku thuhet:

"Ty të lejohet përdorimi i dhunës!“

Por edhe aty ku thuhet:

"Ty nuk të lejohet përdorimi i dhunës!"

 

Ligji Themelor i Dhunës

thotë:

"E drejtë është ajo që ne bëjmë.

Dhe çfarë bëjnë të tjerët

ajo është dhunë.”

Dhuna sundon atje,

ku ajo burgos kundërshtarët e saj

dhe shpif ndaj tyre

si nxitës të dhunës.

 

Dhuna ndoshta nuk mund kurrë

të mposhtet me dhunë,

por mbase jo gjithmonë

pa dhunë.

 

 

 

Ti

 

Aty ku nuk ka liri

je ti liria

Aty ku nuk ka dinjitet

je ti dinjiteti

Aty ku nuk ka ngrohtësi

Ku nuk ka afërsi të njeriut me njeriun

je ti afërsia dhe ngrohtësia

Zemra e botës së pa zemër

 

Buzët tua dhe gjuha jote

janë pyetje dhe përgjigje

Në krahët tu dhe në prehrin tënd

është diçka si qetësia

çdo e „detyruarpërtëikur“ prej teje

shkon te rikthimi

Ti je një fillim i së ardhmes

Zemra e botës së pa zemër

 

Ti nuk je një artikull besimi

dhe as filozofi

as rregullore dhe as pronë

në të cilën kapet njeriu

Ti je një njeri i gjallë

ti je një grua

dhe mund të lajthitesh dhe të dyshosh dhe meqenëemirë

Zemër e botës së pa zemër

Erich Fried është lindur më 6 maj 1921 në Vjenë, vdiq më 22 nëntor 1988 në Baden-Baden, Gjermani. Ishte poet, shkrimtar, eseistdhe përkthyes gjerman nga Austria. Ka publikuar mbi dyzetë vepra me poezi, tregime, një roman dhe ese.

Ai konsiderohej në qarqe konservatore dhe të djathta si problematik. Një nga poemat më të famshme të tij është Was es ist, e cila konsiderohet si një model shembullor i poezisë moderne dhe është bërë pjesë integrale e librave të leximit, në të cilat bëhet fjalë për dashurinë.

Veprimtaria e tij ngërthen kryesisht vargje lirike. Fried konsiderohet një nga përkthyesit më të rëndësishëm të Shekspirit, pasi ai arriti për herë të parë të transferonte lojërat e fjalëve dhe neologjizmat e dramaturgut anglez me kuptim të plotë.

Nga gjermanishtja Lis Bukuroca

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...