Edukata

Kultura

Edukata

Nga: Fatmir Lohja Më: 13 gusht 2019 Në ora: 10:25
Fatmir Lohja

Qazimi më ftoj për  kafe. Në telefon me tha se ka një bisedë të rendësishmë me shumë nxitim. Banojmë në një lagje. Ndërmjet nesh ka vetëm një salutim. Mendova kush e di se çfarë hallit ka. Atë pasdite nuk pata ndonjë punë në dorë. Zura vend në orarin ,dhe lokalin që më degdisi Qazimi. Porosita kafenë. E piva me kënaqësi ,se më pelqeu.Pas pesëmbëdhjetë minutash u ngrita nga tavolina. Nuk pres askënd më gjatë se njëqerek ore. Punë Qazimash , e arsyetova në ato çaste.

Pas një ore më merr në telefon Qazimi, duke më kërkuar llogari,pa pikën e turpit, se pse u ngrita  nga tavolina. Për të mos u marrë me atë, ia preva shkurt,se kam një punë në dorë. Nuk me ndahej. Ai akuzonte veten për të marrë, pse po  shpenzonte kohë , për punët e mija.Ia preva shkurt,se nuk kam nevojë për ndihmën e tij. Pasi më shurdhoi disa herë me zilet telefonike, ma nxorri premtimin që të nesërmen,të takoheshim në të njëjtin vend ,me të njëjtin orarë.Ia bërë mëse  të qartë, se nuk e pres më shumë se pesë minuta.

Të nesërmen e gjeta në tavolinë pa bërë ende porosinë. E përshendeta me indiferencë, me idenë për t’u ndarë sa me shpejt. Pa na  ardhur kafetë ia nisi më shpejtësi. Vonesën  e djeshme  ,pa më kërkuar ndjesë, e shkarkoi te xha Selmani , i cili nuk pranonte të takohej me mua për pajtim. Nuk po merrje vesh asgjë.E ndiqja me habi. I bëra ca pyetje, për të ditur se çfarë ka xha Selmani me mua, që u kërkoka pajtim?

Ndërkohë që Qazimi jepte shpjegime, u futa në kujtime. Selmani në kohën e rinisë ka qënë komunist, me origjinë nga klasa punëtore, pra nga  kocka  më  e fortë e sistemit. Kur mbaroi shkollën e partisë,i shetiti ca vende në administratë. Në kohën e demokracisë,u  tjetërsua në organizator të krijimit të partive të djathta. Si i majtë, si i djathtë ,hundën e ka mbajtur gjithnji lart, dhe librat i ka pasur zët shumë.  Një ditë u bë xha Selman, se mosha i erdhi për pension.

Me  daljen në  pension e shihja me shpesh,sidomos  kur kthehesha nga puna.E përshedesja me respekt. Meqë nuk na lidhte as mosha,as profesioni, kaloja pa u ndalur. E shihja që kërkonte të më afrohej. Disa herë jam  ndaluar . Kemi tokur duart. Per t’i dhënë kuroja, se   nuk më vinte  në mendje asnjë variant tjetër bisede , e uroja se është mirë më shendet,dhe nuk duket aspak që i ka kaluar të shtatëdhjetat. Vonë më ra në sy  , ndërsa unë i  jepja kurajo për shendetin ,ai më kthente të njëjten përgjigje:” Sa shumë jeni shendoshur.”

Një ditë po  vija i lodhur nga puna. Koka po më dhimbte. Kur më doli përpara e përshendeta nga larg me dorë. Kur u avita I thashe:” Ç’kemi xha Selman?”E pashë  që u merzit. Nuk e vrava mendjen shumë . Që nga ajo ditë nuk e kam parë më. Jam ndjerë me të vërtetë  mirë, se nuk po ma vriste më veshin   fraza e temerrshme ,që më kishte mbetur gozhdë në kokë :”Sa je shëndoshur!?” Sipas Qazimit, kjo ngjarie e paska merzitur shumë xha Selmanin. Nga i ashtuquajtur mik, ka kaluar  në sulm , duke më gjuajtur në lagje me artileri të rëndë fjalësh , aspak të pelqyeshme  në drejtimin tim.

Vazhdoja të gjykoja. Më dukej e padobishme  ta mbroja veten në debat me Qazimin. Edukata  përfshin ritet që perdorin njerëzit  në mes tyre për të komunikuar sa më ëmbël. Sjellje e njerëzishme e shpjegon fjalori “Më lirë se mirësjellja nuk ka.”- e përkufizon proverbi i vjetër. Edukata  fitohet në familje, shkollë, në shoqëri , duke mësuar e punuar .Për një shtatëdhjetëvjeçarë, do kohe shumë për ta nisur arsyetimin, se  cila hallkë    ka qëne e dobët,që ka ndikuar   në mos edukimin e tij.

Agrisiviteti i pensionistit, ndaj meje ,nuk ma mbushte mendjen se i vjen vetëm nga mungesa edukatës. Nuk është zgjuarsi të bësh armiq ,se nuk të dhurojnë  më komplimenta. Kur të pëlqejnë komplimentat , pse nuk i dhuron edhe ti?-“ Nuk  ta bën zemra të urosh tjetrin”. Po pse  e fyen tjetrit ,kur nuk t’i vazhon komplimentat? Çfarë borxhi të ka , që ti  kalon në mllef ?  

  • A po më dëgjon ti,apo je duke ëndërrua rme sy hapur?- më shkëput nga arsyetimi Qazimi, - Si do të organizohemi, që të pajtoheni ?
  • Zoti Qazim! Si do të vepronit ju në një rast , kur ju e mbani me buk, dhe tjetri të gjuan me gurë?- e pyes për t’I dhënë kohë vetes për t’u shkëputër nga arsyetimet.
  • Do ia ndërprisnja bukën në vend.
  • Aarsyetimit tënd , kam vënë në jetë ,por  Selmani,siç më treguat ju, më ka etikuar burrë shumë  të keq.
  • Ndryshon buka me fjalën.
  • Fjala e rëndë të dëmton më shumë se urija.
  • Mos më fut në filozofi !  Çfarë po të gjen t’i thuash se dukesh  i ri?
  • Nuk dua  ta dëgjoj me frazën e merzitshme:” Sa je shëndoshur “, se më shkon tensioni arterial  dyqind!?”
  • Mos e vë re!
  • Edhe ai të mos më vej re,se nuk jam i detyruar të dhuroj kompilmenta vend e e pa vend.
  • Nuk po të kuptoj?
  • Ku dhuroj komplimenta,kam shumë dëshir  të m’i kthejne,ndryshe edhe unë e kyçi gojën.
  • Ai është i moshur.
  • Edhe unë nuk jam i ri.Ti e di që jam bërë gjysh. Po të ishe në vendin tim, si do të veproje?- e pyes për ta provokuar.
  • Do ta kisha vrarë me kohë. Tërë ato të shame ,që ka hapur në lagje për ty, nuk e meriton të bëjë hije mbi dhe.
  • Nuk e kam mbajtur veten asnjëhere  trim. Sa më kërkon për … ?- u mundova t’i  quk  trimërinë.
  • Unë pothuajse e mbarova misionin tim. Në KE e raportova, se e zgjidha konfliktin, përpara se të takoheshim,- më rrëshqiti si  ngjala.
  • Nuk po të kuptoj?
  • OJQ-ja që drejtoj ka si objekt të saj, pajtimin në komunitet. Paguhem mirë për këtë punë.
  • Pse me thua se po merresh me punët e mia , kur t’i   paguhesh?
  • Për t’i vënë vulën kesaj punë,më duhet një fotografi ku  të jemi të tre ,krah për krah. Ma kërkojnë detyrismisht për të më xhiruar paratë e mbetura.
  • Më vjen mirë , kur shqiptarët vjelin Euro nga KE-ja,por e kam të veshtirë të tok duart me Selmanin, pas tërë atyre sharjave që më transmetove.Të m’i sillëje më të zbutura,edhe mund të hapja ndonjë shteg për takim.
  • Birrat i jap unë.
  • Sëbashku me bërzollë, - e qesëndis.
  • Sa ta shtyp aparatin fotogrofik, më pas, sëbashku me matufin,  shkoni edhe  në dreqoll,se për mua nuk ka asnjë rëndësi se ku do të ndaloni!
  • Disa fjalë do ia them xha Selmanit.
  • Pse më duhet t’i di?
  • A po merr paratë si pajtimtar?
  • Ma more edhe birrën, edhe bërxollën,se u tregova i sinqertë me ty.

Për t’u distancuar njëherë e përgjithmone  nga të dy, në ato momente. mendova një plan. Qazimi ra menjëherë në grackën time, se nuk do më qeraste as me birrë, e as me bërxoll.Ai e dinte ku priste komplimenta xha Selmani.Shkuam në drejtim tij me nxitim. Qazimi ndënji gati, për të më fotografuar ,kur toka duart me pensionistin.Një kalimtar na fotogrofoi të treve me buzëqeshje artificiale.U  zhduka si prestigjator  ,pa dhuruar asnjë  kompliment. Veprova në këtë mënyrë,se nuk doja të degjoja frazën e tmerrshme në adresën  e shëndetit tim.

Totografitë tona,të stërzmadhuara,janë afishuar ne Bruksel, dhe Strasburg,për të treguar punën  e lavderueshme të tyre ,për mirëkuptimin   në komunitetin shqiptar. Xha Selmani më ka fshirë nga kujtesa. Bateritë e veta i shkarkon çdo ditë mbi Qazimin. Në lagje pëshpëritet, se deri në OKB e ka çuar fjalën se: ” Burrë më të keq se Qazimi nuk bën nëna më!” Qazimi ,në lagje, justifikohet ,se për të kursyer një birrë, e një bërxollë,po mban mbi shpinë theshethemet  e xha Selmanit.Eshtë betuar solemnisht,se në sheshimin e konflikteve të tjera,nuk do të  jetë më koprac,si në rastin konkret.

Shkencat e psikologjisë, sociologjisë, filozofisë, pedagogjise, … ende nuk e kanë ndarë teorikisht, shapin nga sheqeri, se cili nga në tre tre është me edukatë, e cili pa edukatë. Profesorët e nderuar, nuk kanë faj, për veshtirësite që u kanë dalë përpara në arsyetim. Dihet që  lënda e Edukatës Qytetare,u mësohet  fëmijëve  në shkollën  nëntëvjeçare. Kardiologu na thërret: ” O marrokë! Bëjeni një vizitë te unë, se diçka nuk u funksionon mirë në zemër!”

Fatmir Lohja

Tirane,me 12.08.2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat