Intelektuali tropojan Ibrahim Kadri Malaj, me 12 vepra

Kultura

Intelektuali tropojan Ibrahim Kadri Malaj, me 12 vepra

Nga: Ibrahim Hajdarmataj Më: 14 gusht 2019 Në ora: 13:16
Ibrahim Hajdarmataj

Ibrahim Kadri Malaj,lindi ne fshatin T’Pla te Tropojes,tani me banim ne qytetin Bajram Curri ,i cili eshte autor i 12 librave.

Krijimtaria e tij ne fushen letrare ka pasur mjaft sukses tek lexuesit,i cili eshte prezantuar me 12 vepra.Po ndalemi cfare kane thene shkrimtaret per Ibrahimin.

Vite me pare shkrimtari i mirenjohur Dritëro Agolli shkruante:”Ibrahimi kerkon t’u lere shokeve,miqve dhe te aferme dicka te shkruar e cila mund te ishte  edhe nje rrefim ne proze edhe nje leter e gjate.Por atij i ka ardhr per  mbare ta shkruaje ne vargje sipas tradites se kengeve popullore,vecanerisht  te rapsodive te Veriut.Varg pas vargu tregohen ngjarje dhe permenden emra te shumenjohur e pak te njohur.

Eshte nje lidhje vjershash tregimtare me njera-tjetren per te shprehur,sic thashe ,nje dashuri te perzemert dhe nje ndjenje atdhetarie,ndjenje kjo qe eshte dobesuar si rrjedhim i krizes shpirterore dhe material qe po kalojne shqiptaret.Mbase kjo deshire e autorit per te ngjallur dashurine dhe atdhetarine permes nje pune te lodhshme ne keto mijera vargje meriton pergezime.E them kete,pasi puna pa asnje qellim perfitimi material egoist e vlen ndofta nderimin me te vecante.

Pastaj vete Tropoja,me natyren dhe me djemte e vajzat e saj,eshte nje poezi e vertete.”

Ndersa shkrimtari tropojan Avdyl Sulaj shkruan per Ibrahimin : “Albanolog dhe dijetar shqiptare e te huaj kane kryer studime e botime te shumta historiografike,etnografike,etnologjike etj. per shqiptaret ,kane bere objekt dhe kane trajtuar edhe gjenealogjine e fiseve te vecanta .Madje albanologet austriake Franc Nopça e Karl Steinmantz kane bere hulumtime dhe per ndonje fis te krahines se Tropojes,si te Nikajt e te Merturit.Por keta autore nuk kane arritur te bejne studime sintetizuese,ku te paraqitej gjeneza e plote me shtrirje dhe lidhje nderkrahinore te fiseve.Nderkohe studiuesi Ibrahim Malaj e ka jetesuar kete per nje nga trevat etnike shqiptare.Malesine e Gjakoves(Tropojen) dhe fiset e saj ne kete liber.Ai ka hulumtuar hollesisht nga burime gojore e dokumentare prejardhjen ,degezimet,lidhjet e rrjedhen nder shekuj te tyre ne vellazeri e breza.”

Poeti i talentuar dhe kryetari i lidhjes se shkrimtareve te Tropojes ,Z.Lulzim Logu ,propagandon :”Ibrahim Kadria tashme eshte nje emer i njohur i kultures tropojane,ai ka guxuar ko-pasukses te jete kronikan i kohes,hulumtues i rastit per ngjarje te rendesishme te saj,te jete deshmitar serioz dhe i paanshem ,debatues  i kujdesshem dhe i ekulibruar ,nje qytetar i mire i vendit te vet.Qe nga Tropoja ne breza deri tek T’Plani i Krasniqes,gati ne dymedhjete stacionet e tij,aq sa jane dhe veprat e botuara,ai nuk ka reshtur ne misionin e tij te lakueshem ,te shpaloje perpara opinionit Tropojen e vertete,historine dhe traditat e saj te cmuara ,duke u perpjekur te kontriboje ne ruajtjen e vleresimin e tyre si modele ku shfaqet padyshim shpirti dhe epopeja fizike dhe shpirterore e popullit nder epoka te ndryshme.”

Ne biseda me Ibrahim Kadri Malajn ,me thote:”Per te grumbulluar te dhena per thesarin popullor,qe eshte barometri kryesor dhe me i sakte,qe reflekton dhe pasqyron mencurine,filozofine,urtesine ,bujarine dhe virtytet me humane te popullit e pse jo edhe te kombit ,me jane dashur shume vite udhetime ,takime me njerez te njohur e te panjohur,me dashamire ,sidomos me te moshuar,intelektuale dhe njerez te ndryshem.”

Keto dite me shoke dhe miq ,Ibrahimi festoj 90-vjetorin e lindjes,te shumta ishin urimet qe  i benin.Une po ndalem te urimi qe i beri kryetari i veteraneve te Tropojes,Z.Rexhep Shpati:”Ibrahim ,90 vjec u bere dhe 90 libra botofsh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat