Paradigmat e lirikës për etninë kushtuar vëllimit poetik me titullim “Trungu” të petit Mentor Thaçit

Kultura

Paradigmat e lirikës për etninë kushtuar vëllimit poetik me titullim “Trungu” të petit Mentor Thaçit

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 18 gusht 2019 Në ora: 09:32
Nga kryesia e promovimit të veprave letrare

Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë në takimin tradicional të krijueseve nga mërgata dhe të dashamireve të librit nga diaspora dhe trojet tjera shqiptare ku u bë promovimi i shkumë veprave tjera - u bë edhe promovimi i vëllimit poetik të petiti mërgimtar Mentor Thaçit me titullin “Trungu”. Në recesionin shkrimtarit dhe publicistit Prend Buzhales në mes tjerash thuhet : “Kur i lexojmë vargjet e poetit Mentor Thaçit për trungun pothuajse te shumica e poezive të tij qëndron data kur ato janë krijuar, Gjermani e nëpër Evropë. Poezia e tij merr rolin e një kronike a ditari poetik, qe kumton dhe reagon si poet. E pra e këtij poeti, kudo që të jetojë e të shkojë mërgimtare, Atdheun e kanë me vete. Atdheu i tij është gjuha, malli i pashuar, kujtesa e amshueshme e truallit, ato fije antike me të vetët. Assesi i këtij poeti të shqitet nga ky trung arbëror, trung rrënjash dardane: Dardani ti emër i hershëm.

“Kur e lexojmë “Trungun” si simbol etnik, porse te kjo poezi vlera universale-simbolike e trungut është edhe universale (mund të jetë trung i huaj. Kurse këtu lexojmë edhe një identifikim me qenien tonë të kulturës materiale e shpirtërore nëpër mileniume e kohë: rrënjët janë lashtësia jonë, autoktonia jonë, shpirti ynë ilir-arbëror-shqiptar. Prandaj s’është habi pse nën ndikimin e pushtuesve të ndryshëm që na mbollën mënyra të tjera të jetesës, mendësi të tjera, kode, kanune e kulturë atdhemohues orientale, na shartuan degë të tjera, të huaja, na ngritën mure me të kaluarën tonë e me vlerat e përbashkëta evropiane dhe këto mure as sot nuk po mund t’i shembim e t’i kapërcejmë. Kopshtari dikur është tjetërsuar: ai tashmë ka qenë i ndërgjegjshëm se nga cila rrënjë, nga cilat burime e degë bëhen shartime. Janë inkurajuese e ortake dy vargjet e fundit (“s’bëhesh kush nuk je, veten e gënjen, shumë rëndë do gabohesh, o qenie e shkretë!”) e pra, le te themi se gjithçka ishte një aventurë çorientuese, një aksident historik (si do të shprehej Kadare), sepse ti mbetesh ai që je. Rrënja nuk ka hequr dorë prej teje nuk të lëshon të shkëputesh se do të thahesh (ne vlerat e identitetit tënd kombëtar e njerëzor).”

Shih pra, poeti nuk e do tharjen. As rrënjëzimin. Sa shpesh e lexojmë thirrmën metaforike “Eu” për të shpreh vrullin e ndjesisë, një brohoritje a një ndjesi ngazëllimi, një përnderim të thellë a një psherëtimë të prekshme plagomash kombëtare. Te trungu jo vetëm simbolikisht, po edhe tematika, shënjohet burimi i përbashkët shqiptar, rrënja familjare; shënjohen prejardhja, lidhjet e gjakut, fisi, trupi i atdheut. Nuk është e habitshme përse familja poetike fjalëve shfaqet pikërisht edhe me emërtimet e mësipërme.

Image
Pamje nga Bibliotekën Kombëtare

Veçse kësaj radhe, Mentor Thaqi na shfaq edhe një vlerë tashmë të përpunuar artistikisht. Vlerën e gnomave shqiptare, fjalë-urtave tona të lashta, formulave shqipe të urtisë, përvojës, jetës, bashkë ligjërimit, bashkë kuvendimit, gjithnjë me vlerë shënjuese. Tipi i tillë i thënies dhe i këndimit, e ka bukurinë e vet të papërsëritshme estetike dhe përjetuese, dhe, gjithsesi, edhe energjinë e një mesazhi trashëgimor a porosie tipike shqiptare e qenësore.

Është, pra tip i shqiptuar thëniesh, që vjen me një ritëm të gdhendur melodik, brenda fazës, që i jep vesk tekstit. Këto janë anët “e jashtme” – poetika. Ndërkaq, brendia – tematike, lënda; po ashtu e ka të papërsëritshme edhe goditjen e gjetur të mesazhit prandaj poezia, sado që shkruhet në standardin e sotëm të shqipes, me gjithat ajo i ruan burimet e thënies; ndryshe, po u rrëfye, po u “përkthye” në gjuhën letrare, humb nga bukuria e vet burimore...

Personazhet e poetit Thaçi janë reale, në harmoni me Atdheun, më një muzikalitet ku klasikja dhe bashkëkohorja ndihen për mrekulli

Lënda e pasur këndimit herë vjen si rikujtim i një urdhri etik, të brendshëm, për ta arritur shkallën ortake të shëmbëllimit të vetvetes, shëmbëlltyrës herë si satirë thumbuese, me humor të kadifenjtë kundruall politiko llurbës sonë, me parodizomë therëse, me ironi përtallësh e herë si infektivë lirike, që shpërthen me energji të reja krijuese, lirikë që lexohet me hijeshinë e shakasë thumbuese, sepse tryeza e kuvendimit të Mentorit është e mbushur me shakaxhinj, me karaktere që shënjojnë deformimet të ndryshme të shoqërisë sonë herë si qëndisma satirike-humorist, e që e begaton thesarin e karaktereve tona herë si sinteza të pëlqyeshme lirike për histori bërjen e liri bërjen tonë, me vargje që shënjojnë trimërinë, mendjen dhe arsyen herë si lirikë e tribunit poetik për personalitete e të mendjes formatit tonë klasik, që dhuron bukuri përjetimesh. Jo pak poezi vijnë në trajtën e portretizimeve lirike, të cilat poeti i thur, me një kuvendim të këndshëm lirik me tone të lartësuara heroike-elegjiake, e që e fisnikërojnë (në ringjallje) memorien tonë. Poeti e afishon hapur bindjen e tij, kredo-n e tij të kohës, për të dalë nga gëzhojat e ndjesisë “apolitike”. Le të na lejohet te themi, se, megjithatë poetët janë një racë e epërme karshi njerëzve të rëndomtë pikërisht për faktin se kanë një thellësi më të madhe emocioni e meditimi, humanizmi e botë ndërtimi. Prandaj ata nuk mund të tabor sipas përkatësisë së dhune a sipas asaj partiak-politike. ata qëndrojnë mbi këtë interes të ngushtë. Për ta është e ngushtë këmisha e tillë “politike” që tabor në fronte krimi, keq bërjeje a dhune...

Secili krijim shfaqet si poezi më vete, si thelb estetik i së bukures, kur iu këndon urime Idealeve Kombëtare, arritjeve të gëzuara e të përbashkëta si komb, ecjes përpara në realizimin e këtyre synimeve të përbashkëta...

Sa shumë, urime, fjalë të perëndishme, ka në poezinë e Mentorit. Në shenjë të këtij bekimi është krijuar poezia “Darka e lamës”

Eu, sa shumë darka shtruam e sa shumë, gufoi bereqeti sa motmot bekuam e lum s’bëmë sall për veti të nderuam ty o hyji im, e ti neve, na dhe bekim sa motmot bekuam e lum s’bëmë sall për vet diku tjetër një ritëm melodik, me fjalët me rimat e përsëritura: -inë/ -arë) ngjajnë në vajtimet e këngëve shqiptare. Një vajtim i përmallshëm, gjakndezjes, shpirtplagosur, që thurin tragjedinë tonë të copëtimit të trojeve; ëndrrash e legjendash që këndojnë lavdinë dhe, po ashtu, frekuentohet fjala hyjni, përendem shenjtëri...

Poetizomi i mikpritjes shqiptare dhe i virtyteve kombëtare, këndohen me ndjeshmëri të sinqerta në liriken shqiptare

E pra, nën shenjën e hykit, të gjithë, pa dallim, flasin një gjuhë, Gjuhën e Përgëzimit, të Urimit dhe Lutjes, Mbarësisë. Herën tjetër, na ndodh jo thjesht, gjysma, po tepria: t’i kemi dy identitete, gjysmash të ndryshme që nuk e bëjnë qenien e plotë. Poeti është në kërkim të qenies së plotë, në kërkim të realizimit të kësaj qenieje: në dije, në arsimim, në besim, në hapësirat e etnisë shqiptare. Së këndejmi, rrjedh edhe një porosi edhe një ofshamë për identitetin kaq të copëzuar. Vjen nëpërmes lirikës së Mentorit, lashtësia me kalatë, me tingujt e magjishëm të këngëve, me baladat e legjendat e besës shqiptare, me emrat emblematikë dhe me hijen e hirshme të historisë, urtisë e lavdisë.

Si i ndez përfytyrimet poetike një poet shqiptar nga Kosova? I ndez me dritat metaforike përmes kujtese së vjetër urbane (një thesar memorial te kënga e rapsodit, dikur e sot, i bashkonim gjakimet tona atdhetare e liridashëse. Por edhe erotike, dashurore: Ia kish marrë këngës nja Bardh Dukagjini Në atë Rrasë të Qelisë me shikim kah Rrafshi Në këngë të vet, kish humbë krejt trimi Duke i kënduar Tanushës, prej malli e afshi. Diku tjetër Poetizomi i mikpritjes shqiptare dhe i virtyteve kombëtare, këndohen me ndjeshmëri të sinqertë narrative-lirike.

Është lirika e etnisë që na vjen me imazhet epike dhe hyjnore brenda një strukture poetike. Lufta zgjon daullet e ndërgjegjes për t’u kthyer andej “kah duhet”, kah drejtimi i përjetshëm. Të pashtershme vijnë këto burime të këngët të Mentorit për etninë - sepse vetë ky univers i shpirt etnik ilir-arbëror-shqiptar, e ka të pafund paradigmën e vet të këtyre burimeve sa hyjnore, aq edhe shpirt krijuese...

Image
Një foto për kujtim para pallatit të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat