Një histori sa e dhimbshme lidhur me jetën e pacientëve në spitalin për të sëmurë mendor në Beckomberga afër Stockholm

Kultura

Një histori sa e dhimbshme lidhur me jetën e pacientëve në spitalin për të sëmurë mendor në Beckomberga afër Stockholm

Nga: Sokol Demaku Më: 19 gusht 2019 Në ora: 09:54
Kopertina e librit

-Një roman për spitalin më të madh të sëmurëve mendor në Europë por edhe në Suedi nga mesi i viteve 1900, pra më i madhi atë kohë me mbi 2000 pacient të sëmurë mendor, e që ne vitin 1995 u mor vendim që të mbyllet dhe nga ajo kohë ka vend për sherim vetëm për 250 pacient me sëmundje mentale. Një spital me mbi 20 ndërtesa me reparte të ndryshme për grupe të ndryshme pacientësh, ndërtesën e administratës, banesa të përsonelit, punëtori, kuzhinë, sallë gjimnastike, kishëzen për varrim dhe objekte tjera.

Këto ditë në botim dhe përkthim të Shtëpisë botuese ”Dituria” nga Tirana dhe në përkthim të përkthyesit tashmë të njohur që ka bërë zë në përkthimin e librit nga gjuha suedeze në Shqip, Sokol Demaku doli nga shtypi romani shumë i njohur në letësinë suedeze ”Beckomberga – ode till min familj”,” Beckomberga – një Ode për familjen time”i romansieres së njohur suedeze Sara Stridberg.

Ajo ka debutue ne 2004 me librin e saj "Happy Sally", dy vite më vonë vjen me "Drömfakulteten" që ishte propozua për çmimin August” ku Sara Stridsberg fitoj çmimin për ”Nordiska Rådets litteraturpris”. Është nominue edhe me librin "Darling river" në vitin (2010) dhe ka fitua VI:s litteraturpris för sitt författarskap.

Në një fjalim të saj veror në vitin 2011, Sara Stridsberg lexoi një histori për spitalin mendor Beckomberga. Paraqitja ishte e pabesë dhe dëgjuesi u befasua kur autori zbuloi se nuk ishin foto nga jeta e saj, por skena nga një projekt roman që në vazhdim ajo po punonte. Dhe, tre vjet më vonë, Beckomberga – një Ode për familjen time. doli në dritë.

Sara Strindberg është e njohur në letërsinë suedeze me shkrimet e saja për gruan në kuptimin më të mirë të fjalës artistike ku gratë janë në qendër me mitizmin ekscentrik dhe janë përsonazhet kryesore në romanet e saja.

Në qendër është Jackie dhe babai i saj, Jimi Darling nbdër peronazhet krysore të romanit. Ai me dhimbjen e tij dhe alkoolin, ai i cila shumë lehtë i ben njerëzit për të qeshurë, por njëkohësisht që e do aq shumë vdekjen. Kur nëna Lone do shkoj në Detin e Zi, spitali do bëhet bota e Jackie. Ajo do takoj atje Sabina, pastaj Paul dhe atë dashurinë e sajt ë çmendur.

Autorja me mjeshtri përmes momenteve të ndryshme, kthesave mes ëndërrave dhe realitetit ndërton një tregim po aq melankolik dhe magjepës në romanin e saj Beckomberga – një Ode për familjen time.

Spitali mendor Beckomberga është pjesë e historisë se jetes në Suedi dhe e gjithë ngjarja në romanin më të rit ë Sara Stridberg, ishte një ndër spitalet më të mëdha te kohës, ku gjatë kohës kishte strehua mbi 2000 pacient.

Cornelis Vreeswijk punonte si infermiere e shëndetit mendor, Jussi Björling ishte kujdestar në spital dhe këtu na përshkruhete kur Olof Palme shpesh vizitonte nënën e tij në Beckomberga, sepse edhe ajo ishte e vendosurë këtu. Beckomberga është një vend ku kaluan jetën e tyre shumë pacient, shumë të tjerë punuan këtu por njëheresh shumë jetuan dhe vdiqën.

Ky spital për të sëmurë mendor ishte një vend ku mblodhi shumë njerëz dhe ata jetuan së bashku, përjetuan të gjitha së bashku të mirat dhe të këqijat jo vetëm të sëmurët mental por edhe punonjësit që u sherbyen atyre e edhe sot shumë e kujtojnë këtë shtëpi të të moshuarëve në Stockholm.

Unë përmenda disa nga persopnazhet e romanit, por duhte të them se një nga vet përsonazhet me të rëndësishme në roman është vet Beckomberga që është një histori në vete në roman e përmes shtjellimit të ngjarjes që i bënë Sara Stridberg kjo histori bëhet edhe m¨åe e bukur dhe me vlerë për lexuesin.

Beckomberga – një Ode për familjen time nyancon imazhin e spitalit mendor Beckomberga duke përshkruar mirësin, mirëqenjen që ishte preznete në këtë spital por theshtë autoirja në menyrë të dnejë na përshkruan edhe vuajtjet dhe ndoshta mudn të them edhe terorin e kryerë gjatë jetës në këtë spital mendor nga vitet 1932 deri në 1995 e që mund të thuhet se thjeshtë ishte një verbëri.

"Beckomberga: Ode për familjen time" u kushtohet të gjithë atyre që qendruan në spitalin mkendor Beckomberga, të gjithë tyre që kaluan parkun e spitalit në Beckomberga nga 1932 deri në 1995. Prindërve që u takuan atje me pacinetët dhe punonjësit atje në vitet 1980.

"Ky është fundi i së ardhmes", thotë Jimmie Darling në roman, duke folur për të gjithë ata, jetët e të cilëve nuk u larguan kurrë nga Spitali Beckomberga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat