Bunjaku –Rexhpi: Krenare me Vlora Imerin

Kultura

Bunjaku –Rexhpi: Krenare me Vlora Imerin

Nga: A.M. Më: 20 gusht 2019 Në ora: 18:50
Valentina Bunjaku Rexhpi

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhpi ndihet krenare me Vlora Imerin,  artisten shqiptare e cila vepron në Zvicër.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Si aktiviste politike për shumë vjet, drejtuese e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan dhe ish-kryesuese e Kuvendit Komunal, zemra më bëhet mal kur arrijnë vajzat e gratë e Kosovës, majet e suksesit, e lëre më si Vlora, e cila po përmirëson imazhin e Kosovës në zemrën e mërgatës shqiptare – Zvicër!”

Postimi i plotë:

Vlora Imeri po e bën krenare Kosovën, Gjilanin dhe mua! Ajo ka pasur gjithmonë veçantinë, përkushtimin dhe talentin e vet në artet pamore dhe kudo tjetër! Artistja Imeri së fundi po promovon shumë kode tematike nga Kosova përmes fotografive e instalacioneve, në shumë institucione relevante kulturore të Zvicrës! Si aktiviste politike për shumë vjet, drejtuese e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan dhe ish-kryesuese e Kuvendit Komunal, zemra më bëhet mal kur arrijnë vajzat e gratë e Kosovës, majet e suksesit, e lëre më si Vlora, e cila po përmirëson imazhin e Kosovës në zemrën e mërgatës shqiptare – Zvicër! Vlora më bën shumë përshtypje edhe për artin që krijon: kreative, e thellë, unike, e ndjeshme dhe universale! Shembulli i saj duhet të ndiqet dhe të jetë inspirim!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat