(Asaj) e zezë si korbi

Kultura

(Asaj) e zezë si korbi

Nga: Sabahate Byci Më: 21 gusht 2019 Në ora: 07:18
Sabahate Byci

Të prita me zemër

të morra edhe n‘gryk

ty që me shputa balte

Sofrën ma flliqe!

Do të shkatrrohesh

me ndihmën e Zotit,

në thellësinë e territ

të përzier me melankolinë

e zgjuarjes sime 

të shpesht nga gjumi 

me sytë plot vajë

për mallin që Shpirtin 

çdo ditë ma djegë 

për TROY...-Truallin tim.

Ti do të shkatrrohesh 

përpara se të mi coptosh 

të gjitha ëndrrat 

si mi coptove 

në fillimin tim të PARË 

e të 2 të Trashigimisë 

bashk me COR Orën 

e Sinusit tim Kardiak - 

me sqepin tënd 

TË ZI KORB.

Me FORCËN E ZOTIT

do të shkyhesh 

në mijra copa 

sikur më shkeve mua

ti me shejtanin!

Më le të hutuar, 

më le në padijeni 

më le sa 3 SHEKUJ 

e më shum të pres!

Në të gjitha TROYET 

e MËMËATDHEUT tim

veqanarisht

 dhe enkas 

në Fushën e Korabit 

do të ti mbledhi copat 

e PËRGJITHMONË 

do të t’i fundosi 

në thellsinë e VARRËS 

së shpirtit tënd të ZI

TY E ZEZË  SI KORBI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat