Fryn murlani me tërbim

Kultura

Fryn murlani me tërbim

Nga: Zymer Mehani Më: 21 gusht 2019 Në ora: 21:25
( Luftëtarit Avdullah Bekolli)

Fryn murlani me tërbim

N’Marali u lind një trim

N’Malishevë, në mbarë Kosovën

Urojnë kullat për shqiponjën

 

Shqipe mali Abdullahu

Bir shqiptari, të lumtë krahu

Sikur sprijë a si kuçedër

I the hasmit “a do tjetër”

 

Kur barbartë  shanin flamurë

Gjuhën shqipe dhe kulturë

U ngrit trimi si uragani

E pat thirrë Tahir Sinani

 

-Avdullah, o i miri vëlla

A është marre t’rrimë nën shkja

-Jo qe besa, kurrë nënshtrim

Në flamur bëri betim

 

UÇK-ja shpresa jonë

N’gji e pati një shqiponjë

Avdullahun guximtar

Bir shqiptari, çlirimtar

 

Kur e thirri Tahir Sinani

U ngrit Dulla si uragani

Bëri luftën gjer n’fitore

Për liri të tok’s arbnore

 

-Lavdi t’qoftë komandant Dulla

Urojnë pragje, urojnë kulla

Trim me flatra si petrit

Gjaku yt n’flamur u ngjit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat