Si ka mundësi atdheu të harrohet

Kultura

Si ka mundësi atdheu të harrohet

Nga: Atdhe Geci Më: 22 gusht 2019 Në ora: 16:43
Atdhe Geci

Mendja e kraharorit ashpër më qortoi

si është e mundur të harrohet Atdheu

si është e mundur të harrohet Çamëria

Molla e Kuqe, Tivari e Kotorri, Ilirida

pse i dorëzuam armët pa e fituar lirinë

ç´janë këto gabime ndaj vetvetes sonë

kthimi tek atdheu nuk pranon harresa

Qielli im i përflakur me vetëtima, je ré

e ngjyer në gjak si këmisha e flamurit

liri, ky është im dhé, lisi i lëngut tim

nuk është e mundur atdheu të harrohet

kjo këngë ka një adresë, fushëbetejën!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat