Ndërron jetë aktori shqiptar që luajti vetëm një rol, por mbeti në kujtesë përgjithmonë!

Kultura

Ndërron jetë aktori shqiptar që luajti vetëm një rol, por mbeti në kujtesë përgjithmonë!

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 06:10
Shpëtim Zani

Është shuar Shpëtim Zani, I cili nuk interpretoi vecse një rol përgjatë jetës së tij, por aq duket qe e mjaftueshme për tu rrënjosur në kujtesën e shqiptarëve!!!

Zani do të mbahet mend si “Coli“ në filmin “Debatik” të vitit 1961, një personazh të cilit I dha një energji e lirshmëri e që e bëri tejet unik.

Përzgjedhjen ( që rezultatoi mjaft e goditur), e pat bërë regjisori i mirënjohur Hysen Hakani, I cili vendosi t`ia besonte djaloshit të shkathët rolin e rëndësishëm të Colit. Zani, që prej atëherë, nuk u angazhua më në kinematografi. Mësohet se shkaku I ndarjes së tij nga jeta ishte një atak kardiak.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat