Kullave të djegura në Bërliq - Bota Sot
Kullave të djegura në Bërliq

Kultura

Kullave të djegura në Bërliq

Nga: Neki Lulaj Më: 25 gusht 2019 Në ora: 18:34
Neki Lulaj

U gjeta në mes flokëve të shprishura të mjegullës

Dhe flakës që kishte ikur bashkë me tymin e zi.

Të gjallë kishin ngelur vetëm muret e çativë me tjegull

Oxhaku kishte mbetur në këmbë sikur ndizej sërish

Kishte mbetur kulmi i plagosur në oborr

E magjja e gatimit kish mbetur vetëm me dy këmbë

Sa ashpër me rrahi zemra mbi krahror

Mezi u pëmbajta sa thellë ofshava rëndë.

E sa shumë e mallkova pushtuesin e zi

Toka ime e vakët vallë a do më ketë dëgjuar?

Ku është foleja ime e parë që më dhe jatë në fëmijëri

Po Oda e burrave pa kollën e thatë mes zjarrit të pashuar?

Kishte mbetur vatra pa mysafirë e pa duhan kaçak

Se pleqnarët kishin ndërrruar vend nëpër sofra.

Për vendime të reja, për kulla me marrë hak

Frëngjitë dhe gurët dardanë të gdhendur nga dora.

Kishin nxjerrë katran nga hataja e mallkimi.

Sikur psherëtinin me gjoksin mbushur me piskama

Kulmet e mbyllura të bibliotekës i kish mbuluar hiri.

Dhe loti po bëhej si një mulli që bluan anembanë.

….

Do t’i kthehet gëzimi e hareja kullës sime

Aty do bëjmë dasma e gëzime të reja mes kurorës.

Do të shtohet fisi e do të bjerë tupani me gjëmime

Do vallzojmë persëri vallen majëkrahu dora-dorës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...