Fondacioni 'Behgjet Pacolli' do ta rindërtojë shkollën muze ‘Liria’ të Marecit

Kultura

Fondacioni 'Behgjet Pacolli' do ta rindërtojë shkollën muze ‘Liria’ të Marecit

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Ministri i jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se fondacioni 'Behgjet Pacolli', ka filluar ta rindërtoj shkollën ‘ Liria’ të Marecit.

Pacolli thotë se në mungesë të nxënësve, kjo shkollë do të jetë ‘Muze i diturisë’.

Ndërkohë, Pacolli  kërkon nga çdokush që posedon çfarëdo materiali (foto, fletore, biografitë e nxënësve, mësimdhënësve, drejtorëve) t’i paraqesë ato në mënyrë që të shkruhet historiku i kësaj shkolle.

Postimi i Pacollit:

Njerzit e anës time e dinë mirë se në afërsi të xhamisë së Marecit ka ekzistuar shkolla fillore ( shkolla tetëvjeqare " Lirija "e Marecit. Këtë shkollë (tani të shkatërruar totalisht), fondacioni Behgjet Pacolli ka filluar ta rindërtoj, me të njejtat dimenzione dhe ndërtimi do të përfundoj gjatë muajit tetor të këtij vitit. Për shkak të mungesës së nxënësve, kjo shkollë do të jetë një "Muze i diturisë". Tani, kam nevojë për ndihmën e çdo kujt prej ju që keni njohuri për ekzistencën e kësaj shkolle dhe që posedon çfarëdo materiali(foto,fletore ushtruese të asaj kohe, biografitë e nxënësve, biografitë e mësimdhëneseve, drejtoreve) ku në bazë të këtyre materialeve do të rikonstruktohet historiku i këtij tempulli të diturisë e materialet e ndryshme do të jenë pjesë të eksponateve. Sipas shënimeve, kjo shkollë është ndërtuar pas luftës së dytë botërore, e që deri në vitet 67 shërbeu si shkollë tetëvjeq are, e po nga ky vit e deri te mesi i viteve 70 është rikthyer në shkollë katërvjeqare kur edhe nga fatkeqësitë natyrore rrënohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat