Humor familjar

Kultura

Humor familjar

Nga: Fatmir Lohja Më: 28 gusht 2019 Në ora: 09:02
Fatmir Lohja

Pa shkuar ora nëntë e darkës ,nga studio shkova në dhomën e ndënjës.I pata lajmëruar se në orën nëntë, deshiroja  të shihja një ndeshje futbolli ,nga eliminatoret e kupave të Europës. Familjarisht ma dhanë konsensusin.Fëmijët gjendeshin në dhomat e tyre. Gruaja e përqendruar përballë televizorit.E veshtroj i përqendruar  , për t’i kujtuar marrëveshjen familjare.

  • Eshtë një film i bukur, në përfundim , -më thotë papritmas.

Shihja orën herë pas here, për t’i treguar gruas se ndeshja ka filluar. Nuk më zinte vendi.U ngrita, e ula disa herë. Gruaja e përpirë nga   televizori,  kinse  nuk më vinte re. I detyruar zura vendin tim të zakonshëm përballë televizorit, me idenë për të mos ia prishur deshirat gruas.Nuk thonë kot: “ Burrë e grua ,mish e thua!” Ekrani i madh i televizorit, ma terhoqi vëmendjen.Filmi qe komedi, me temë konflikti burrë e grua,pasi bëhen me fëmijë. Skenaristi,për të rritur narracionin dhe humorin, konfliktet   i kishte  endur pak të ashpra, aq sa , për faqë të zezë, gruaja zuri  ta rrihte burrin

-Kjo është grua,- më thumbon direkt nusja,

- E ke gabim !- i rri gati.

- E pse?

- Rrekzikziu, nuk është   burrë.

- Nuk e ke  ndjekur filmin nga fillimi. Burri ia solli në majë të hundës. Ajo ka shumë të drejtë  në kërkesat e veta.

- Nuse,mos e harro se është  komedi, e shkruar nga një autor pa fantazi !

- E di, e di,por gruaja ka të drejtë. Ajo po mbron të drejtat e veta.

- Ka shumë pasion në mbrotjen e saj. Më shumë relaksohemi duke parë futboll, se budallallëqe të tilla, -u  mundova të përmbahem,për të mos hyrë në konflikt me nusen.

- Po kërkon  tregosh veten, se je burrë zamani!?

- Nuse, jemi më hënë të mirë! Mos m’i  ço kacabujt e kokës kot! Nuk është e mirë as për mua,e as për ty zemërimi im. Po më cenohen rëndë  të drejtat e mia, dhe  po i qendroj larg konfliktit.

- Çfarë nuk shkon sipas teje në film?

- Nuk ruhen të drejtat e barabarta midis gruas edhe burrit, sipas të gjitha konventave ndërkombëtare dhe shoqatave të grave.

- Ia solli në majë të hundës. Nuk kishte rrugë tjetër,për ta bërë të zinte mend.

- Sa herë më ke mërzitur ti, aq të mira qofshin!?  Nuk të kam vënë dorë ,se  e kemi ndarë një herë e mirë mendjen ,për  të drejta të barabarta. Ky film nuk të bën mirë. E shoh që të ka  lodhur.Autori, vë në loje çiftet, që ngatërrohen pa shkak  ndërvedi. Mbi agresivitetin e tyre ka mbështetur humorin. A shohim më mirë futbollin? Eshtë një ndeshje e madhe sonte.

- Futboll, futboll. Nuk e di se çfarë i pëlqeni ju burrat asaj lojë. Njëzetedy veta turren pas një topi,për ta futur në port. Gëzim i madh e kur bëhët gol !? Nuk me the,ku qendron gabimi i gruas?

- Ta thashë edhe njëherë,se ai nuk është burrë natyral,por vetëm skenik, madje i keq shumë. Për burrat  në jetë  shihe ,e shkruaj!?  - i përgjigjem me buzagaz , duke vënë gishtin tregues në gjoks tim .- Pse aktori ndryshon me rolin, po   interpreton aq mjerisht.

-  Ai është aktor i Hollivudit, ndër më të mirët aktualisht në akran.

-  Më vjen keq që e shoh në këtë rol,- i përgjigjem me qetësi.- Po e humb respektin ndaj tij.

- Na u bërë edhe rregjizor! Sipas rradakës tënde,si duhej të interpretonte?

- Ai,për turp ,e faqe të zezë,pasi ha dajak nga e shoqja ,rri e qanë,duke iu lutur që ta falë!?Eshtë film nuse! Nuk ka burra në glob ,që mund të rrinë si qofte,si ky që interpreton artisti “ famoz”.

- E si janë burrat?

- Me duket pyetje naïve.

- Pse?

- Ke njëzet vite e martuar,ende  nuk i paska njohur  burrat!?Sinqerisht,po  më befason! Të  kam ditur më të zgjuar.Një variant i burrave,i përhapur  si mode  epidemike ,në tërë globin, gratë zevzeke,për t’u sjellë trutë në vend, i marrin para duarve dhe i çojnë në  ballkon. Për herë të fundit,u thonë në vesh,më zë të ulët grave  të dashura:” Do të rrish urtë,apo do të shkosh në rrugë,duke i rënë përshkurt?”

- Ti qenke kriminel, nuk të paskam njohur!?

- Kjo metodë i ruan burrat ,për të mos u bërë kriminelë.Sipas statistikave zyrtare,  nënëdhjetëenënte, presje  nëntë për qind,grave u vinë mend.Në ato kushte, u thonë burrava me zë melodioz :” Të dua shumë. Të kam shpirtë. Nuk të shqetësoj më, e tjera ,e tjera, secila shrehje sa më e ëmbël se tjetra.

- E nëse nuk i thotë  fjalët e ëmbla, që parashikove ti?

- Marrokja,bi në rrugë,me   tërë forcën e rëndesës. Të tilla   raste , janë shumë   të rralla, se gratë kanë edheee  zgjuarsi, edheee maturi, - me veshtirësi e mbaja gazin, brënda në gjoks.

- Edheee- t,pse po i stergjatë  aq shume.

- Me të    thënë të verteten, nuk po më pëlqen mbrojtja jote, për përsonazhen e filmit.

-  Ti e do gruan si pulat!

-  Për hak të qejfit po, por nuk e kam pasur fat.Besoj, se je e bindur, që nuk ke asgjë të përbashkët  me pulat.

-  Asnjë të drejtë nuk i jep revoltës së saj?

- Filmin nuk e ndoqa nga fillimi.Nga fragmenti që pashë,ajo nuk ka asnjë të drejtë në veprimet e saja, se e kaloi masën në reagim. Për mjeranin,mund  të kem caza  respekt.

- E pse?

- Nëse ka të tillë burra,uroj ta ketë vjaza në krah.

- E për gruan?

- Më mirë e lë djalin pa martuar,se i fus  xhadën  në krevat!

- A e sheh sa e bukur është? Llokumin me arra kafsha e keqtrajton!?

- Jo më e bukur se ti ,- i leshoj komplimentin me seriozitet,për të mos më mbetur në dora atë natë,sepse ende nuk më qenë bërë nervat kaçurrel.

- Shikoje çfarë pamje  hujnore ka!

- Nuk ka tru, prandaj më duket e shemtuar,  - vazhdova avazin ,se aktoria, në fakt,gjë më të bukur nuk mund të gatuaj  nëna.

Ndeshjen e harrova. E mora nusën para duarve. E pashë mirë që u frikësua. Për ta shkëputur nga dallgët e filmit , e dërgova në krevatin matrimonial ,për t’i ritreguar konkretisht,  se si janë burrat jashtë komedisë.
Tiranë, më  28.08.2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat