Me një besë

Kultura

Me një besë

Nga: Zymer Mehani Më: 30 gusht 2019 Në ora: 07:15
Zymer Mehani

Nën syrin e zgjuar të diellit
Mes ngjyrash të bukura t'ylberit
Si dallgëzim i erës pas ëndrrash t'fëmijërisë
Paskajësi e bardhë, pagjumësi e rrallë
Mësuam fluturimin e gjeraqinës
Horizonteve që prore dridhen
Me krahët e kohës së lodhur
Para së cilës ekziston vetëm fjala
Ama fjala e burrit
E rëndë me peshë të gurit
Nëpër kohën e habitur që s'ndalet
Me një besë për këtë tokë që s'falet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat