Liri Beqja e ka treguar në poligon mjeshtërinë e saj “Mjeshtre e madhe” e Republikës

Kultura

Liri Beqja e ka treguar në poligon mjeshtërinë e saj “Mjeshtre e madhe” e Republikës

Dr. Liliana Pere Nga Dr. Liliana Pere Më 1 shtator 2019 Në ora: 17:22
Liri Beqja

Po kush ështe Liri Beqja!

Nje zonje për tu adhuruar!

Ndihem shumë e emocionuar dhe e mbushur ne shpirt me punen e shkelqyer, kembengulëse pasionin e gruas shqiptare që në të gjitha kohrat që ka bërë histori , e pra modeli suksesit te kampiones Liri Beqja janë të rralla ajo mbete kampione me te gjitha vitytyet e saj.

Brezat duhe të edukohen me shembuj konkret te histories nga të gjtha fushat.

Forca karakter, zhvillohen dhe forcohen shumë me sporte te tilla për te qënë e devotshme për familjen dhe shoqerinë

Ish kampionia dhe rekordmenia e qitjes, vajza e guximshme dhe e vetmja që godiste me dorën e majtë në Shqipëri, Liri Beqja, është nderuar me titullin "Ambasadore për Paqen". Në një ceremoni të thjeshtë por shumë mbreslënëse, ish rekordmenia që barazoi rekordin botëror në pushkë me 591 pikë në vitin 1968, është nderuar mes kolegësh dhe miqsh, duke marrë me vete drejt Zvicrës ku jeton prej vitesh, shumë emocione njëherësh, por duke justifikuar edhe faktin e një gruaje fisnike dhe të qënit humaniste.

Liri Beqja e ka treguar ne Poligon Mjeshtrinë e Saj “ Mjeshtre madhe” e Republikës

Mjeshtre e Madhe.) 05/03/2018-Presidenti Republikes dekoron zonjën Liri Beqja me Titullin “Mjeshtër i Madh”

Liri Beqja, një emër i madh I sportit të qitjes shqiptare

Në kujtimet e saj mësova shumë dhe ja vlen t;I bëj publike :

Për fat të këq kanë kaluar shumë vite që nuk jetoj në Shqipëri dhe jetoj me kujtimet e viteve, por ndjek me shumë dashuri e respekt Rezultatet e sportistëve tanë.

Ndjeja plot me emozione të bukura, por dhe shumë përgjegjësi. Kërkoja të kurorëzoja çdo garë me rezultate të nivelit ndërkombëtar. Mbaja në shpatulla një përgjegjësi për t’ju përgjigjur kujdesit të madh që kishte për qitjen në atë kohë. Vështirësitë e kushteve kalonin në plan të dytë.

Sot fatkeqësisht mungojnë të gjitha si poligonet ashtu edhe fondet nga shteti. Kjo situatë e ka detyruar federatën të eliminoj garat me armet e zjarrit.

Adhurimi -Ishte pasioni im. Më mire më lije pa buk se la pushkë, e adhuroja!!!

Stërvitesha me shumë intensitet dhe isha kërkuese. Në çdo moment thoja edhe nji pikë më shumë. Çdo gjë e bëja me ndergjegje, disiplinë e dashuri pa fund për këtë sport. Fillova dhe e mbylla sportin duke gjuajtur me pushkë për të djathtë edhe pse unë isha mëngjarashe. Por si ka thënë heroi ynë kombëtar Skenderbeu: “ Nuk është shpata, por krahu e dora që korrin fitore.”

Oh, kam shumë kujtime e nostalgji. Mbaj lidhje të ngushta me Federaten e Qitjes dhe shumë shoqe të atëhershme të cilat akoma ushtrojnë këtë sport të bukur e burrëror. Prej sportit kam marrë vlërësime , dashuri, respekt, sodisfaksion në çdo drejtim si nga familja, shoqëria, tifozët, dashamirësit.Përfitoj qӕ nërmjet kësaj interviste ti falenderoj nga zemra të gjithë. Ju jam borxhlije sa të jetë jeta, mirënjohje dhe respekt pa fund!

Shqipëria më mungon jashtë mase dhe preferoj të mos komentoj..çdo gjë e saj më mungon. Mosha bën të veten....dhe çdo ditë e më shumëmë mungojnë njerëzit e mi, bisedat për të folur shqip, ambjentet, muzika jonë e bukur. Oh, qitja, Parku i Tiranes ku vraponim e takoheshim me gjithë sportistet. Më merr malli për të gjitha,,,,,,,edhe për gurët e rruges....

1968 ,kam barazuar Rekordin Boteror. Edhe sot i mbaj akoma Dy Rekordet me nga nji pike nen Rekordin Boteror.

Mjeshtre Merituar

Mjeshtre e Madhe.) 05/03/2018-Presidenti Meta dekoron zonjën Liri Beqja me Titullin “Mjeshtër i Madh”

Pune e Sport.

Mbajtese e Dy Rekordeve me pushke edhe Sot, te Pa thyeshme,

Meshtre e Merituar

MJESHTRE MADHE, e Akorduar nga Presidenti.

Profesioni Radiotelegrafiste,25 vjet Pune ne P.?

Jeton ne Zvicer prej 28 vitesh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat