Intervistë me kryetarin e Shoaqtës “Nëna Terezë” z. Matrtin Marku

Kultura

Intervistë me kryetarin e Shoaqtës “Nëna Terezë” z. Matrtin Marku

Nga: Izri Rexha Më: 2 shtator 2019 Në ora: 16:10
Kopertina e librit

Shoqata “Nënë Tereza” është një nga shoqatat e para që ka vepruar në Staiermarkt të Austrisë  falë kontributit të shumë veprimtarëve të kësaj shoqata por duhet dalluar z Martin Marku që njihet si themelues i saj dhe inisiator i shumë projekteve të cilat ishin me peshë kombëtare, humanitare, bëmirëse, sportive si dhe kulturore. Qysh moti edhe pa e takuar asnjëherë kam dëgjuar nga të tjerët për zotëri Markun që shquhet për shumë suksese në aspektin e afirmimit, lobimit apo edhe të prezentimit të qështjes shqiptare jo vetëm në qytetin e Gracit por në gjithë Austrinë, si dhe ka përfaqësuar shqiptarët edhe me projekte madhore Europiane.  Lexuesit do të kenë rastin të njihen më për së afërmi me mendimet, projektet e kësaj shoqate, vështërsitë, pengesat si dhe me planifikimin e projekteve dhe inisiativave të reja.

Z. Marku a mund të flisni shkurtimisht për themelimin e kësaj shoqate, aktivitetin e saj, sfidad të cilat është ballafaquar në realizimin e projekteve gjatë periudhave të ndryshme?

Që nga viti 2003 kam pasur fatin të jem projektmenagjer në Fakulltetin Teologjik të Grazit i cili për çdo vit organizonte një kongres tre ditor, ku unë kam qenë përgjegjës për kordinimin e katër shteteve të ballkanit, pra për Shqiperi, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni. Puna dhe obligimet e mia kanë qenë që unë të merrem me delegacionin që ti pershtatën temes së përcaktuar nga dekani i fakulltetit prof dr Ferdinand Angel. Duke u bazuar në përovojën time në këtë drejtim e kam parë si shumë të arsyeshme që duhet të hapet një shoqat e cila do ta merr më vonë emrin e të madhes Nenës Terezë.  Në vitin 2007 i kemi ftuar bashkatdhetarët dhe e kemi mbajtur një mbledhje dhe unë fitova besimin që të zgjedhem kryetar i shoqëtës. Ne kemi pasur shumë aktivitete e që një pjesë të tyre e kemi prezentuar në libër. Më të rëndësishmet janë ndihmat që kemi dërguar spitaleve në Kosovë dhe Shqipëri, Shtatorja e Nënës Terezë, busti i nobelistes Berta von Stutner, takimet e shumta që kemi ndërmjetësuar në mes të zyrtarëve të Kosovës apo Shqipërisë dhe të Austrisë.

Ju lutem të sqaroni lexuesve se si u muar vendim vendosja e shtatores së Nënë Terezës?

Vendimin për shtatorën e Nënës Terezë e kemi marrë nga një shoqëri cvile duke filluar nga ish diplomati Petrit Begati (Kasemi) ku në a’t takim kemi qenë mbi 12 personalitete dhe se në fund më është dhënë besimi mua që unë te merrem me këtë punë për zyrtarizimin e një vendi ne qytetin e Gracit, mirëpo kohë pas kohe ky numer i grupit filloi te zvoglohet dhe se në fund mbetëm vetëm ne antarët e shoqatës sonë.  Të ju them të drejtën 3 vjet me radhë nuk u ndala duke trokitur nepër shumë dyer institucionele deri sa më në fund e muarem dritën e gjelbert nga Bashkia e Gracit. Pastaj kemi pasur shumë takime, shumë premtime dhe mashtrime, por prap se prap ne kemi vazhduar rrugën tonë.  Ana negative e ketij projekti ka qenë diçka e pazakontë sepse nuk e kam besuar se do te na dalin në skenë aq shumë shqipar besa edhe të shkruajnë në revista dhe të përfolin gjëra që nuk kanë të bëjnë asgje me realitetin. Deri sa gazetat austriake për veprën e shtatorës së nënës Terezë shkruajnë “Nëna Terezë është këtu. Shtatorja është një shenjë e pajtimit të popullit” (E gjeni në libër faqe 39).

Cilët e ndihmuan apo ku ishin pengesat si dhe kush ka kontribuar në këtë projekt.

Shumë bëmirës kanë bashkëpunuar me ne, te cilët kontribuan deri në perfundim të projektit. Vlen të përmenden shumë njerëz, firma dhe institucione e aktivistë të shoqatës. Këtu duhet të falenderohen Ambasada e Shqipërisë e akredituar në Vjenë me ish ushtruesin e detyrës së ambasadorit z. Egin Cekajn;  ambasadorin e Kosovës z. Sabri Kiqmarin; të cilat janë edhe të prezentuara në librin e përuruar. Nga ana institucioneve të Austrisë vlen të permenden përkrahjet  financiare në të dy prejektet që i kemi marrë përsipër nga Bashkia e Qytetit të Gracit, si dhe Qeveria e Shtetit e Landit të Steiermarkut.

Cili është bashkëpunimi i juaj me institucionet e qytetit të Gracit?

Në zgjedhjet lokale të asaj kohe isha kandidat për ansambleist të lagjës se Libenaut e cila është e banuar me rreth 18 000 banorë ku edhe e kalova pragun që të jem ansambleist i kësaj lagje dhe se u zgjodha nga kryesia e lagjës që të jem personi i 2 në sektorin vendimmarrës. Sa i përket Punes sime ne politikë, unë vazhdova prap të kontriboj për qështjen e kombit dhe bashkpunimit të ndërsjelltë në mes të Austrisë dhe Kosovës dhe kemi pasë shumë të ftuar nga Kosova por takimi më i rëndësishëm është në vitin 2013 kur e ftuam ish ministrin e diasporës Ibrahim Makollin që të vizitoj qytetin e Grazit.

Ju keni ndërmjetësuar në mes të kryebashkiakut të Gracit z. Siegfried Nagel dhe ministrit të atëhershëm z Ibrahim Makolli. A mund të tregoni se ç’ka u bisedua në atë takim?

Unë personalisht i jam shumë mirënjohës zotri Makollit për përgjigje pozitive që të takohet me  Kryetarin e Bashkisë të Grazit zotri Nagellin. Në takim Ministri i Diasporës u dakordua bashkë me kryebashkiakun e Gracit që në Graz te hapet një Qendër Kulturore e Shqiptarëve. Ministri Makolli bëri një prezentim të shkëlqyer për qështjen e Qendrës Kulturore para të pranishmëve dhe u vendos nga Bashkia e Qytetit ti marrin shpenzimet në këtë projekt. Po në atë takim zotëri Makolli më autorizon mua për vazhdimin e proçedures për hapjen e kësaj qendre. Këtu ka pasur të bëjë me lokacionin se ku do të hapet dhe më vonë ky autorizim është dërguar me postë i vulosur nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë ku edhe me shkrim nga ana e zyrtarëve të Kosovës më zyrtarizojnë.

A mund të flisni pse nuk u realizua projekti i Shtëpisë së Kultures për Shqiptarë në Grac.

Arsyeja e mos realizimit të kësaj qendre është se pas një kohe shumë të shkurtër u ndrrua ministri dhe erdhi në funksion zotëri Valon Murati,  dhe se pa u konsulltuar fare me mua se deri ku kemi mbërri me këtë projekt, kam marrur një telefonat nga depertamenti i tij se autorizimi i lëshuar nga ministri i mëparshëm shfuqizohet. Me ju thënë të drejtën ishte edhe e kjartë nga ana ime se do te ndodhte kjo. Arsyeja e kësaj ministrie ishte se gjëja bugjeti marrëmedës e shumë do arsye të tjera të çuditshme dhe se nëpërmes të e-mailit mora edhe shfuqizimin e atij autorizimi ku unë mund të dëshmoj pa farë problemi nëse dikush këtë e kërkon.

Para një muaj shoqata juaj ka promovuar librin “Gjurmë Shqiptare në Graz - Austri” të autorit Vehbi Halitit.

Ideja për botimin e librit ka qenë e imja, sepse vullneti dhe dëshira ime ishte që nëpermjet ketij libri t‘i kemi me fakte te gjitha veprimtaritë e shoqatës dhe të gjithë atyre që ishin pjesë e përkrahjes së shoqatës. Gjatë gjithë punës sonë mbi 10 vjeqare në sektorë të ndryshëm ka qenë i pa ndar edhe aktivisti tash autor i librit z. Vehbi Haliti i cili edhe i ka ruajtur një pjesë të aktiviteteve, keshtuqë në një bashkpunim shumë të gjatë së bashku ne ca takime e shumë telefonata ja kemi arritur së bashku që ta përfundojmë librin. Por me ju thënë të drejtën këtu janë vetëm diku rreth 30% të punës dhe veprave të shoqatës.

A mund të na tregoni kush e ka shkruar këtë libër? Pse nuk kishte më shumë autorë kur dihet se në libër ka shumë fotografi nga shoqata për Nënën Terezë?

Unë nuk e pash të arsyeshme që të jenë dy apo me tepër autor,  ndoshta unë po gaboj po ne e kemi bërë së bashku por Vehbija ka dhënë më shumë mund e kohë në ketë drejtim në mënyrë që ti kemi me fakte të gjitha dhe në ketë mënyrë donim ti falenderonim si shqatë me anëtarët e saj edhe firmat dhe kontribuesit si dhe aktivistët e pa ndarë që ndihmuan në projekte madhore.

Në Promovimin e librit në Klinë nuk ju kanë dhënë vendin e merituar as në prezentim të saj, e as në shtyp, me përjashtim të z. Vilson që ju përmend dhe respekton juve, të tjerët sikur ju lënë jashtë interesimit të pranishmëve edhe pse ju jeni protagonisti kryesorë në këtë libër, si e komentoni ju këtë?

Pas shumë bisedave telefonike në bashkpunim me prof. Vilsonin i cili ishte edhe organizatori kryesor gjatë parapërgaditjeve për promovimin e librit në Klinë jemi akorduar se kush ku do të ulet dhe se kush do të flet me prejashtim të skulptorit zotëri Agon Qosa i cili u shpreh se nuk deshironte para publikut të flas. Mirëpo me kohë gjërat filluan të ndryshojnë duke filluar nga ish aktivisti dhe autori Vehbi Haliti dhe erdhën ca lajme të reja se paska shfaq interes edhe një prof. dr Ismail Qerimi të merrte fjalën dhe të na falenderonte për punën tonë shumë vjeqare. Përgjegjja ime ishte se nuk ishte e arsyeshme të na prezenton ai, sepse ka gjasë që të devijon tema e ditës dhe se a mos ndoshta ka ndonje ndikim politik. Vehbiu më premtoi se ai do të jetë ai do t’i përgadit atij konceptin e kumtesës ose do të shikon se çfarë ka përgaditur profesori në fjalë.  Pastaj prof Vilsoni ka kërkuar nga ne që të ja mundësojmë profesorit në fjalë një kumtesë prej të paktën tre minutave. Me shkuarjen e autorit Haliti në Kosovë gjërat ndryshuan rrënjësisht në prezentimin e ti si autor ne tv 21. Vehbiu nuk ka folur pothuaj se asgjë në këtë drejtim për veprimtarinë e shoqatës po kalon krejt diku tjetër ku as vetë nuk po mundem ta besoj.

Një ditë para promovimit u takuam me Vehbiun në mbrëmje për darkë u takuam dhe profesorin Vilson, ku pa pritmas ata mua më muarën të drejtën e fjalës ditën kur do të promovohej libri, me arsye se “më mirë është të flasin të tjerët se sa ti si protagonist për aktivitetin tënd”. Kjo ishte ideja e Vehbiut dhe se kështu filloj edhe injorimi për mua.

Si ishte respekti ndaj jush kur u promovua libri pasi që ju jeni protagonisti kryesor në këtë libër?

Të nesërmen kur unë shkova në sallë u ula me mysafir si gjithë të tjerët. Me ju thënë të drejtën mua më ka ardhur shumë keq injorimi total që iu bë ish ministrit të diasporës z. Ibrahim Makollit, drejtorit të Shoqatës së “Nënës Terezë” në Prishtinë z.Zef Shalës, skulptorit të bustit të Bertes von Suttner z. Agon Qoses, djalit të motrës së Agim Ramadanit, hoxhës Avdyl Rafunes.

A ishin kumtesat e komisionit promovues për librin apo për diçka tjetër?

 Kur filluam me promovimin e librit mbajti një fjalim dr. Islam Qerimi për studimet e tij në Vjenë.  Ish ambasadori foli për punën e tij në Australi dhe për personalitetin e Nënës Terezë por nuk foli për librin e as për aktivitetin e shoqatës e as për pritjen që ne atij si ambasador i kishim bërë. Por më e keqja ishte se tani si autor Vehbiu kaloi nga tema dhe filloj të gjithë të tjerët ti përmend duke i falenderuar por nuk foli asgjë për librin. Për asnjë fotografi të librit ose për asnjë aktivitet të shoqatës sonë.  Mua më mbetet të falenderoj Lektorin e librit z.Alfred Bekën dhe organizatorin prof Culën, të cilët më falenderuan. Ata pa lejen e të tjerëve më dhanë një mundësi si terthorazi ti them dy fjalë para publikut. Kjo mund të shihet e të dokumentohet në faqen e internetit „klina.info“ . Autori Vehbi Haliti pa pëlqimin tim kishte bërë edhe shkurtimin e prezentimit të dokumentarit për të cilin ishim dakorduar së bashku. Ai nuk e prezentoi fare përurimin e bustit te Berta von Suttner nobelisten e parë në botë me 1905 dhe ne që kemi vendosur bustin e  saj në një shkollë të Gracit e që e ka punuar skulptori Agon Qosa.

Sa ishte për ju e rëndësishme vendosja e Shtatores së Nënës Terezë në Grac të Austrisë?

Për ne ishte pothuajse shumë me rëndësi që ne të dëshmojmë si jemi bijtë e bijat e Nënës Terezë. Që ne veprojmë dhe punojmë për paqë në botë dhe vazhdojmë misionin e saj të iu ndihmojmë të varfërve, dhe se ne jemi miq të të gjithë popujve tjerë po edhe të miqve tanë austriak.

Cili ishte misioni i juaj me rastin e pjesmarrjes në Kongresin në Hagë për nobelisten Berta von Suttner?

Shkuarja ne Hagë në Muzeun Ndërkombëtar per Paqë si musafir nderi bashkë me skulptorin Agon Qosa për nder të 175 vjetorin e lindjes se Bertes e që mua mu dha mundësia që të prezentoj punën e shoqatës sonë nga Graci në një kohë prej 15 minutave.  Ishte hera e parë që në këtë kongres 4 ditor i cili ishte i përfaqesuar nga katër kontinentet e botës të marrim pjesë një delegacion shqiptar. Në këtë kongres skulptori Qosa i befasoi të gjithë të pranishmit me një ide fantastike, sepse kishte një dhuratë të pa pritur për nikoqirët, ku u dhuroi kopjen e bustit të Bertës.  Për mua ishte shumë kënaqësi dhe se e falenderoi skuptorin për këtë mrekulli. Të gjithë këtë punë dhe mundim tonin si dhe shpenzime që kishim si për skulpturat ashtu edhe shpenzimet e tjera Vehbiu gjatë përurimit të librit i injoron.

Ai me pat befasuar kur u kthyem nga Kosova kur doli me iden të mos iu dhurojmë librat asnjërit, e që unë isha kundër këtij mendimi. Edhe sot nuk kam mundur ta kuptoj iden e tij pse mos të iu dhurojmë librat miqve tanë.

Cilat janë projektet e shoqatës “Nëna Terezë” për të ardhmen?

Projektet e radhës do të jenë ato të cilat i ceka në promovimin e librit.  Projekti i pare është vendosja e fotografisë së të madhit dhe arkitektit të pamvarësisë së Kosovës dr. Ibrahim Rugovës në sheshin e Berta von Suttner dhe sheshit të Gjergj Kastriotit Skëndërbeut.

Faleminderit për intervisten dhe ju uroj punë të mbarë me projektet e reja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat