S'të kam vëlla

Kultura

S'të kam vëlla

Nga: Zymer Mehani Më: 5 shtator 2019 Në ora: 08:20
Zymer Mehani

S'të kam vëlla
Ty turk e shkja
As ty, i ziu shqiptar
Që për ca para dhe ar

U bëre tradhtar

 

S'të kam vëlla
As ty, o i marrë
Ty "i kombit kosovar"
Që s’ke mend fare

Por je tru-tharë

 

S'të kam vëlla
Ty që e theve besën
Që s’ke turp fare

E shan Nënë Terezën
Që për të varfërit

Pat ngjallur shpresën

 

Vëlla s'të kam
Turk Erdogan

As serb Milan...
Krajl e sulltan
Vëllezërit e mi

Quhen ALBAN...

 

S'të kam vëlla
As du me t'pa
Ty që kombin e tjetërson
Dhe ndërron fytyrat

Si kameleon

 

S'të kam vëlla
Ty që me pushtues bashkëpunon
Qenien shqiptare krejt e harron
Dhe Skënderbeun ti e mohon

 

Vëlla nuk të kam
Kurrë me ty s'jam
Ti që fyen Anton Çettën
Që pajtoi kombin me besa-besën

S'të kam vëlla
As ta du fisin
Ty që urren Shkodrën e Lisin
Ty që njollose dhe e hudhe plisin

 

S'të kam vëlla
Ty që m' hap varrë
Me atë flamurin larë përmbi larë
Unë si ti s'jam, por jam shqiptar

 

S’të kam vëlla
Ty që provokon
Armikun tonë e përqafon
Godet pas shpine, gënjen, mashtron

 

S'të kam vëlla
As t'kam pasë kurrë
Ty që s’ke qenë, as nuk je burrë
Ty që mohon Shqipen n'Flamurë

Vëlla nuk të kam
Kurrë me ty s’jam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat