Tanagra - historia e genit dhe e gjuhës

Kultura

Tanagra - historia e genit dhe e gjuhës

Shefqet Kelmendi Nga Shefqet Kelmendi Më 9 shtator 2019 Në ora: 13:40
Tanagra

Të rrallë janë librat me tematikë shkencore që lexohen me andje deri në fund, si libri voluminoz “TANAGRA.Historia e genit dhe e gjuhës”, shkrue nga Naim Laçej.

Ky libër me shumë vlera, asht nji enciklopedi e vërtetë që zbardh çështje shkencore tejet të randësishme; nxjerr në pah genin e parë që asht ruejtja, gjuhën njirrokëshe të homosapiensit, të pellazgo – dardanëve “para hanës”. Ma qartë, nanën e të gjitha gjuhëve. E që sot e flasin gegët.

E si të mos krenohemi me këte të vërtetë të ndriçueme se geni i stërlashtë, gjuha njirrokëshe, edhe sot, mbas mijëvjeçarëve, asht e gjallë tek dardanët gegë, tek gegnishtja e sotme.

Asht ky studim i thellë, i shkruem bukur dhe bindshëm, bazue në afro 400 referime nga autorë të ndryshëm.

E, po them që në fillim, bashkohem me dhimbjen, shqetësimin e autorit:”Ne shqiptarët presim që historinë e genit e të gjuhës tonë të na e shkruejnë të huejt. Ma parë i afrohemi nji albanalogu kamboxhian e eskimez se sa njenit nga soji ynë me dy vepra voluminoze”.

Dhimbjen ma të madhe e shpresh për nji argument tjetër. Sqaron mendimet e shumë dijetarëve të huej, të cilët pranojnë se në fillimet e hershme vërtet asht folë gjuha njirrokëshe, por ma vonë u harrue si të mos kishte ekzistue ndonjiherë. Me këte veprim makabër, antishkencor e antinjerëzor, me dashje ose padashje bashkohen edhe bashkëkombasit e mi, kur dihet se edhe sot të folmën me nji rrokje e përdorin gegët, sidomos zonat malore. Në këte rast, shkruen autori i nderuem, atëherë me del vedi qejfit.

Nuk marrë përsipër me e analizue këte vepër kaq të randësishme, se s’ia kam ngenë. Po mjaftohem tue vu në pah vetëm disa të dhana që më kanë lanë mbresa të fuqishme dhe me u ndie krenar për atë që jam.

Shënime nga libri në fjalë:

· Ne shpëtuem si gen se, gjatë thellësive të histories, ne vërtetë u pushtuem nga

ushtri të hueja, por jo nga mësues të huej.

· Prandaj shqipja jonë e sotme nuk asht shumë larg nga burimi i saj i stërlashtë.

Këte të vërtetë e kemi të prekshme. Gjuhën njirrokëshe ende e përdorin gegët, sidomos zonat e malësive. Në veçanti Rugova.

· Gegnishtja e sotme, trashigimi e ruejtun nga Pellazgo-dardanët.

· Pallazgët liburnë gegë janë “para hanës”.

· Trojanët dhe akejtë janë të nji trungu.

· Lufta e Trojës asht zhvillue mes dy palëve dardanë, tue përfshi këtu edhe

dardanët e Egjiptit deri në Gjibraltar.

· Mbreti Agron – Dardani, ishte stërnip i Herkulit. Ai rridhte nga dinastia

Heraklide. Kjo 13oo vj.p.Kr./Herodoti/.

· Dardanët janë prehistorikë. Këta bashkë me etruskët janë popujt e parë

indoeuropian.

· Etruskët toskë themeluen Romën.

· E folmja aeolitike, pararëndëse e greqishtës, ishte thjesht nji dialekt pellazg.

· Pellazgo-dardanët paten shtrimje afroaziatike.

· Grupet Kentum e Satem të gjuhëve indoeuropiane janë burim i pellazgjishtës.

· Gegnishtja e toskënishtja s’janë dy dialekte motra, por thjesht: NANË e BIJË.

· Edhe sanskrishtja asht dialekt i pellazgjishtës.

Grekët çdo gja primare përpiqen me ia atribue lashtësisë së tyne. Dihet se greqishtja asht bijë aeolitike e hershme, njirrokëshe, dialekt pellazg. Mbi bazën e gjuhës së Iliadës dhe Odisesë – përpiqen me spjegue etimologjinë e shumë petroglifeve, por s’po ia dalin tash 50 vjet me gjetë etimologjinë e petroglifeve në Kretë. As edhe nji fjalë të vetme s’kanë arrit me e zbërthye.

Rasti ma interesant asht ai i Beotisë, aq shumë e zhvillueme aso kohe. Fjalën në nji petroglif, vend i shenjtë – OMPHALUS, s’e zbërthejnë dot, s’ia gjetën rrfanën. U mjaftuen se asht greke vetëm me prapashtesën US, dhe atë vend e quejtën “kërthiza e botës”. Por ç’e do se ma vonë, në disa vende u vrejt e njejta fjalë. Kështu botës i dolën shumë “kërthiza”.

Etimologjinë e kësaj fjale e zbërthen bindshëm autori i librit për të cilën po flasim:

OMPHALUS, hiq prapashtesën, kemi:

OMPHAL /lexohet/OMFAL.

Dhe zbërthimi del i qartë: O M FAL/mungon fjala ZOT e hequn/.

Histori tjetër interesante fjala TANAGRA.

TANAGRA në Beoti, greqishtja këtu hesht.

TANAGRA – TANA /të gjitha /GRA, çka asht e kuptueshme. Asht koha e matriarkatit, e në këte vend drejtonin gratë, amazonat e famshme, çka për grekët quheshin barbarë.

TANAGRA-n, shkruejnë të huejt, e ka themeluar POEMANDRU, nip i Lasius, vlla i Dardanit.

Dhe etimologjia e fjalës:

POEMANDRUS – Poemandru /dru - frikësohem/ Po-e- man-dru =Po e man dru /mban/.

Kurrë s’ka pasë gjuhë ilire. Fjala ILIR asht thjesht nji koncept gjeografik e politiko ekonomik. Nji koncept etnogjuhësor.

Vlen të përmenden edhe dy zbërthime për dy fjalë me randësi historike:

ZADRIMA – Za – dri – ma …. Sa – dri – ma = S’a – dri - ma

Ajo fushë, e mbytun në ujë për shumë kohë, u lirue dikur nga DRINI. Dhe kuptimi: /Ajo fushë/ S’a Dri ma.

DURMITOR, sot malsi e Malit të Zi, dikur log burrash ku lidhej BESA.

DURMITOR – Dur - mi – tor---Dur – mi – dor = Duer mi dorë!- /Besa/.

Në mbyllje të këtij shkrimi

Autori i nderuem z.Naim Laçej, historian e gjuhëtar i talentuem, hulumtues i shkathët, kambëngulës dhe i guximshëm, ka zbardhë të vërteta madhore që ndihmojnë historinë, filologjinë tonë gjuhësore dhe kulturën mbarëkombëtare.

Asht kjo nji dhuratë e veçantë që e ban me u ndie mirë cilindo që flet shqip dhe mendon shqip.

Se, të lodhun nga rrethanat e pakandshme që s’po na ndahen, tue qenë sot edhe të vegjël, jo si dikur, madje edhe të varfun, sikur jemi ndi inferiorë ndaj popujve europianë, ndaj kulturës së tyne.

Po ishte geni pellazgo-dardan etrusk i homosapiensëve që ua hapi rrugën që do të ndiqnin ma vonë, gen i fuqishëm, jetëdhanës që u shpërnda edhe përtej Europës, në Afro-Azi.

Ishte gjuha e tyne e parë që ua hapi dyert e dijës.

Gjuha pellazgo - dardane, nana e të gjitha gjuhëve.

Gjuha njirrokëshe që u mbijetoi mijëvjeçarëve, e edhe sot jeton, flitet. Nji mrekulli që na e shton krenarinë. E flasin dardanët gegë, veriu i vendit, kryesisht malësitë, e në veçanti Rugova e strukun mes bjeshkëve.

Kush s’e do vetveten, s’e meriton jetën. E me e dashtë vetveten duhet me u mburrë edhe për genin, që ke, kuptohet pa urrye të tjerët, se edhe ata janë krijesa të HYJNORËS.

Atdheun e duen të gjithë – nji shprehje kjo e rëndomtë. Por, për me e dashtë atdheun, genin tand, duhet me ditë si me e dashtë.

Shembull kemi autorin e këtij libri, z.Naim Laçej.

Ishte zani i 90 vjeçarit rugovas, që në Shqipni tash ma se 70 vjet po përtypet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat