Mitrovica in Fest “Festivali Tradicional i Komedisë” sonte në natën e katërt të edicionit të saj të 10+1

Kultura

Mitrovica in Fest “Festivali Tradicional i Komedisë” sonte në natën e katërt të edicionit të saj të 10+1

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 14:11
Mitrovica in Fest

Festivali  Tradicional i Komedisë Mitrovica in Fest, po vazhdon të na jep emocione shumë të vecanta, Mitrovicasit sikur mezi e presin shfaqjen e komedive, thënë këtë duke u bazuar në frekuentimin e teatrit këtyre ditëve të festivalit. Edhe në natën e mbrëmshme shfaqja “Komedi e Kuqe”  mbushi gjithë sallën me dashamir të komedisë!

Ndërkohë sonte në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitroviva” do të shfaqet komedia konkurente e Teatit të Preshevës “Misteri” me autor: Aldo De Benedeti në regji të: Afeida Boriçi – Memeti (ass. Gjelbrim Emini) ndërkaq luajnë: Valon Nuhiu, Egzona Salihu, Gani Veseli, Artan Ibishi

Ejani në orën 19:30 të shihni komedinë " Misteri " e cila ndalet tek  Alberto Verani, një inxhinier i suksesshëm dhe i pasur dhe gruaja e tij e bukur Marina,të cilët përballen me një krizë në martesë e menduan një “arratisje” nga rutina në jetën e tyre bashkëshortore, me “ndihmën” e mikut të tyre Tomaso Saveli. Në një situatë deri diku edhe ekstreme si kjo, vihen në provë bindjet morale të të treve. Aty e kemi edhe sherbetoren Rozina e cila mundohet ta shfrytëzoj çdo moment, për ta “provokuar” ose joshur Tomason.

Dhe, rrjedha i ngjarjeve në këtë komedi, shtroi edhe disa prova ose pyetje mbi moralin dhe natyrën njerëzore, raportin e individit me veten dhe bashkësinë, marrëdhënien në çift, etj, të cilat mund të përmblidhen në dilemën e madhe filozofike: Të kesh apo të jesh?

Festivali u mundësua nga: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, KEK, Ministria e Financave, Komuna e Mitrovicës, Jehona.com- Auto pjesë (Autor spare Parts), Viprint (Printing House), Broja Home, Museum Pub, Missini sëeets, Ma Belle, Art Gazi, Nina, Koha Restaurant, Bunjamini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat