Nesër mbahet festivali i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”2019"

Kultura

Nesër mbahet festivali i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”2019"

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 11:32
Ilustrim

Festivali Ndërkombëtar i Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019, është festival tradicional dhe organizohet tani e shtatëmbëdhjetë vite me radhë.

Festivali organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, kurse realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës.

Festivali mbahet me 14 dhe 15 Shtator 2019 në Prishtinë.

Fillimi i festivalit shënohet me defilimin e të gjitha ansambleve pjesëmarrëse në ora 16:00 në sheshet “Skenderbeu”, “Nëna Terezë” e “Zahir Pajaziti”.  Ceremonia e hapjes së festivalit mbahet në orën 18: 00, te amfiteatri I sheshit “Zahir Pajaziti”.

Performancat e natës së dytë fillojnë në orën 18:00, te amfiteatri I sheshit “Zahir Pajaziti”.

Pjesë e këtij festivali janë rreth 500 fëmijë valltarë nga shtetet e ndryshme të rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnia e Hercegovina dhe valltarë nga qytetet të ndryshme të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat