Fitimi i luftës me armë nuk do të thotë edhe mbarim i saj - Bota Sot
Fitimi i luftës me armë nuk do të thotë edhe mbarim i saj

Kultura

Fitimi i luftës me armë nuk do të thotë edhe mbarim i saj

Nga: Zymer Mehani Më: 14 shtator 2019 Në ora: 07:03
Zymer Mehani

Fitimi i luftës me armë nuk do të thotë edhe mbarim i saj, ngase atë që është fituar në front, mund ta humbasim në tavolinë. Pas pushimit të armëve dhe arritjes së paqes, lufta s'pushon e tëra, por ajo ndërron formë dhe zhvillohet me mjete të tjera....e kjo shpeshherë lidhet edhe me sakrifica dhe punë të pandërprerë për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e krejt asaj që është shkatërruar gjatë luftës, për stabilizimin e ekonomisë dhe të vetë jetës, për jetësim të parimeve më progresive e humane për të cilat edhe është luftuar, siç janë liria individuale dhe kolektive.

Këto janë disa prej aktiviteteve që i karakterizojnë ditët e para të pasluftës. Pengesat që dalin në këtë drejtim janë të llojeve të ndryshme dhe natyrash të ndryshme. Këto pengesa u dukën fare qartë edhe pas luftës së fundit. Çlirimi e gjeti Kosovën në një situatë të rëndë ekonomike, pasojë kjo e nivelit të ulët të zhvillimit që kishte lënë okupatori serbosllav, pastaj diegia dhe plaçkitja e aseteve të vendit tonë nga paramilitarët dhe forcat tjera serbe. Në fshatrat tona gjendja ishte pothuajse karastrofale, krejt e mjerueshme. Kudo gërmadha, trupa bagëtish të vrara, automjete të djegura e të demoluara, rrugë dhe ura të shkatërruara, godina shkollore të granatuara, institucione fetare, kisha e xhami të djegura dhe të goditura me artileri

Në një situatë të tillë të krijuar, pas luftës popullsia, mëse 700.000 e tëra shqiptare, nga atdhedashuria e madhe, refuzoi luksin e vendeve mike evropiane dhe më gjerë dhe u kthye në vatrat e veta të shkatërruara barbarisht dhe këtu rinisi jetën e re. Jeta rifilloi me vuajtje e plagë.Shumë varre, shumë të pagjetur, shumë vrasje enigmatike të bijve më të denjë të kombit, shumë padrejtësi, tani nga shtyerja me bërryla se cili do të jetë i pari. Shumë përvetësime të pronës edhe individuale edhe shoqërore padrejtësisht nga musketarët,

Të gjitha këto gjëra dhe dukuri Kosovën tonë e penguan për ta zënë hapin drejt rrugëtimit dhe qytetërimit evropian. Mungesa e vizionit, mungesa e guximit për t'ua lënë radhën brezave të rinj për të udhëhequr me vendin, na kushtuan, madje me çmim të lartë i paguam dhe jemi duke i paguar. Ju që e bëtë luftën, çlirimtarë të atdheut, nipa dhe mbesa të Kastriotit, jua puth dorën me të cilën e mbajtët pushkën çlirimtare.....por Ju duhet që të ndrini çdoherë porsi Yjet në qiellin e atdheut..

Nuk guxoni të fshiheni pas reve sado të dendura që të jenë ato, sepse pastaj shkëlqimi juaj zbehet, e është e dhimbshme dhe e papranueshme, ngase ju duhet të shkëlqeni, ashtu siç shkëlqyet në beteja cep më cep Kosovës kreshnike, që shumë prej jush edhe e latë me gjak,,,,,,për të cilën latë edhe gjymtyrët e trupit dhe si dhuratë morët shumë plagë që ju kullojnë edhe sot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...