Kinse

Kultura

Kinse

Nga: Fatmir Lohja Më: 14 shtator 2019 Në ora: 08:17
Fatmir Lohja

Kinse është një fjalë në gjuhen shqipe. Në fjalor  ka këtë shpjegim:  gjoja , kinse po fle . Sot , në dialekte të ndryshme , përdoren me të njëjtin kuptim edhe fjalët: gjasme, medemek, shtiret, shtihet,gënjen , rren,interpreton,luan,bën finte,  …   Këtë  fjalë ,në vazhdimësi, m’i rikujtojnë, politikanët aktual shqiptar, në deklaratat e tyre pompoze, përpara mediave  si brënda, edhe jashtë vendit.

Në ketë shkrim do të përdor vetëm fjalën kinse, me qëllimin për të mos u futur në konflikt me askënd. Politikanët e nderuar nuk ia dinë kuptimin. Për trendi të kohës  përdorin terminologji të huaj.Mua më pëlqen , se është fjalë  që tingëllon ëmbël në vesh dhe ka prejardhje  mitike nga malsorët e veriut.

Të gjitha krahët e politikës deklarojne ,se  rrinë tërë natën pa gjumë, kinse për ta bërë Shqipërinë si Zvicra në Europë. Duket qartë,nga sytë e mufatur, se një pjesë tyre nuk flenë natën. Arsyet mund të jenë   nga më të ndryshmet, se; pëlqejnë  jetën e  natës ;  frikësohen  nga drejtësia; gënjeshtrat nga kundërshtarit nuk i honepsin; mos  realizimet e  fitimeve  të planifikuara i mërzisin; e shumë variante të tjera, por jo për atë që e deklarojnë me solemnitet si shqetësim.

Pozita anullon tenderat, sepse  i fiton jo ai ,që kanë parashikur  qeveritarët. Nuk i mbyllin sytë, nga shqetësimet që u sjellin  biramelët,në uljen e  vlerave të parashikuara. Opozita e rrugës ,në vend të mbështesë shoqëritë e ndershme, del në krah të kundërt, gjithnji ,kinse e shqetësuar për paratë teksava paguesve: “Firmat që fitojnë, dhe bankat që kreditojnë,do t’i ndjekin hap pas hapi,kur të vinë në  pushtet!?”

Shumë miq intelektuale, nuk janë aspak dakort me këto deklarata. Ekonomistët, arsyetojnë ,se të tilla praktika nuk i sherbëjne ekonomisë kombëtarë. Mosrealizimi i investimeve të parashikuara, minimalja,  dëmton ritmet e zhvillimit  ekonomik, rrit papunësinë, ul konsumin,…. Bankjerët,pyesin me një gojë:” Në cilin ligjë mbështet zotëria, që kërkon të ndalojë dhënien e kredive,  mbi të cilat ne realizojmë fitimet!? Politikanët  kundërshtar  gajasen me këto fjali:”Pse  janë të çmendur, kanë lënë institucionet dhe kanë dalë në rrugë. Pse nuk ndjekin praktikat tona janë në këtë derexhe. Ne premtojme edhe qumësht dallëndyshe, ndërsa ata  duan të marrin pushtetin  me kërcenime  dhe  urrejtje!?”

Qytetarët , nga dita në ditë,po binden se politikanët e kanë me kinse. Pse  nuk u besojnë me dokrave, secili sheh punën e tij. Edhe militantëve fantik u ka rënë entuziazmi.  Numri i pjesmarrësve në tubime, votime, ka rënë për të tëra krahët e politikës. Janë bindur shumëkush ,se me  kodin  zgjedhor ekzistues, politika nuk mund të rifreskohet me përsonalitete. Nga listat, që hartohen pas mesit të natës, po zgjidhen me shumë të këqijt,se të mirët.

Kinse ka demokraci, se në realitet shihet pseudodemokraci. Arma kryesore e popullit, për të kontolluar qeverinë, është drejtësia. Pas hekurave shkojnë mjeranët që nuk kanë para. Për krime, sado të vogla ,raportohet në tëra mediat arrestimet e bujshme,se ; berberi nuk ka prerë kasen ;pak gram hashash iu  gjend  filanit në xhep; pa leje ndërtimi ka hipur në çati për të  rregulluar tjegullat e shtëpisë; ka vjedhë një televizor që pa dekoderr dicital nuk punon, e  për braclliqe të ndryshme.

Ata që u gllabërojnë taksapaguesve me miljona ero shetisin buzagaz me makina luksoze, si; trafikantët që levizin drogë me tonelata; kotrabandistët e mallrave te akcizës. Shoqërive të  ndërtimit  ,që shkatërrojnë  territorin si në pronat publike dhe private, u legalizohen investimet. Taksapaguesit e mëdhej,pse nuk presin fatura tatimore ,zgjidhen deputetë, ose kryetar bashkie.

Në këtë çoroditje kolektive më ra në sy një lajm i trishtë: ” Shqipëria po plaket, dhe po braktiset. Në vitin 2050 në Shqipëri do të mbesin afërsisht 1.7 milion vendas.” Këtë prognozë,nuk ma do zemra ta besoj,ndonëse e shoh që shumë miq të mirë ,po kërkojnë shtigje, nga me të ndryshme, për të lënë atdhenë, se me pagat aktuale, realisht nuk e mbyllin muajin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat