Nëse na votoni

Kultura

Nëse na votoni

Nga: Jusuf Zenunaj Më: 15 shtator 2019 Në ora: 08:11
Jusuf Zenunaj

Ne të mirë qemë,

më të mirë do të jemi,

shpëtimin nga e keqja

veç me ne e keni.

Na duhet vota juaj

si buka në çerep.

Nga pësimet mësuam,

s'do të jemi sikur vjet.

"Per kokë të fëmijëve" ,

betohet deputet Mani,

po fituam ne

merr fund korrupsioni !

Kufiri do rikthehet

në Kullë e në Çakorr,

gurin do ta vëmë

me qejf o me zor.

Sot, lirshëm lëvizni Tiranë-Prishtinë,

botën do ta shëtisni - tokë e det,

nëse na votoni të vijmë në pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat