“Gjin Bardhela...” në optikën studimore të autorëve shqiptarë dhe të huaj

Kultura

“Gjin Bardhela...” në optikën studimore të autorëve shqiptarë dhe të huaj

Nga: Isak Ahmeti Më: 17 shtator 2019 Në ora: 19:26
Kopertina e librit

Një nga kryeveprat letrare-poetike të Anton Nikë Berishës është pa dyshim, romani: GJIN BARDHELA I ARBRESH&ETJA E GURËZUAR", SHB" Faik KONICA" , Prishtinë 2002; La sete pietrificata.Romanzo.Pellegrini Editore,  Kozencë , 2013, përkthyer italisht nga Albana Alia.Të dy bitimet e këtij romani,  shqip dhe itslisht , kanë zgjuar një interesim të veçantë tek kritika letrare shqipe dhe ajo italiane.

Ky roman si tekst narrativ dhe si tekst i hapur (U Ecco), ka ofruar mundësi të shumta interpretimi dhe vlerësimi .Si arritje e përkryer artistike(E.Topi), si roman i një bukurie kulmore(Ganni Mazzei ) , ka zgjuar interesim të madh , të jashtëzakonshëm , tek kritika letrare shqipe dhe e huaj , veçanërisht ndër shkrimtarët dhe studiuesit italianë dhe arbëreshë. Kjo shihet dhe dëshmohet më se miri te libri i sapo botuar me titull:

ROMAN VLERASH TË JASHTËZAKONSHME POETIKE

52 punime të autorëve shqiptarë dhe të huaj për romanin "Gjin Bardhela i arbresh&Etja e gurëzuar" të Anton Nikë Berishës ,SHB"Faik Konica" , Prishtinë 2019.

Vëllimi në fjalë , 52 punime të autorëve shqiptarë dhe të huaj paraqet një ngjarje të rrallë jo vetëm për letërsinë shqipe , por edhe për atë italiane .Punimet e 52 autorëve shqiptarë dhe të huaj siç janë:

Amik Kasoruho , Domenico Corrado H.Brousard , Anton Çefa ,Lazër Stani , Dante Maffia , Agron Tufa , Sergio Paulo Foresta ,Eris Rusi , Albana Alia , Prend Buzhala , Eneida Topi , Zef Skiro di Modika ,Bardhyl Matraxhia , Ragip.Sylaj , Vinçenc Bellmonte , Anton Gojçaj , Faruk Tasholli , (Hamdi) Erjon Muça , Isak Ahmeti , Pasquale Maffeo ,Fiorella De Rosa , Nicla Marletti , Gianni Mazzei , Rossella Fusco , Vincenzo Bruno , Natasha Xhelili , Giuseppe Napolitano , Francesco Fresca , Giannini Antonio Palumbo , Fatmir Minguli , Alessandro Gaudio , Enrico Bagnato , Flavio Nimpo , Griselda Doka , Matteo Pulizzi , Giovanni Pistoia , Demetro Emanuele ,Flavio D'Agostino , Alberico Guarnieri , Deborah Rocco , Irena Gjoni , Giorgio V. Sammarra, Nexhat Rexha etj.nxjerrin në pah dy çështje thelbsore:

nga njëra anë qasje , lexime dhe interpretime të ndryshme ,substanciale, pra ndriçojnë veçantinë , pasurinë  dhe pafundësinë e vështrimit të tekstit dhe mundësinë e komunikimeve të ndryshme me të dhe nga ana tjetër aftësinë dhe dijen e autorëve të punimeve  ,të përfshira në këtë vëllim , për t'u ballafaquar dhe komunikuar me një strukturë tekstore poetike të hapur(U.Ecco), të ndërliqshme siç është romani Etja e gurëzuar(Albana Alia).

Këtij vëllimi i paraprin një Parathënie , shqip dhe italisht , shkruar nga Albana Alia &Labinot Berisha ,që është mjaft përmbajtësore dhe shërben si një Vade mecum për të hyrë në libër dhe në vlerat që ai ka.

Nga vetë titujt e shkrimeve dhe përmbajtja e tyre kuptojmë se vepra në fjalë e Anton Nikë Berishës është vlerësuar si roman kulmor ,

si vepër e një bukurie kulmore(Gianni Mazzei), si roman që lë shenjë të pashlyeshme në letrat shqipe të çdo kohe(Irena Gjoni ),, si poet i frymëmarrjes së përjetshme të jetës(Demetrio Emanuelle),roman që mban mijëra magji që gurëzojnë(Giovanni Pistoia),si roman shumë pushtues(Cosmo Azzinori ),etj.

Në fund të këtij vëllimi është edhe një fjalë përmbledhëse e autorit Anton Nikë Berisha ku konstaton me shumë të drejtë se leximi dhe vlerësimi i vepërës-ngushëllim dhe dhuratë për autorin.

Të gjitha punimet , 52 sosh , për Gjin Bardhelën që janë përfshirë në këtë vëllim , të gjitha së bashku dhe secila veç e veç për autorin janë një dhuratë dhe një ngushëllim i madh.

Krejt në fund , duke iu referuar edhe fjalës përmbyllëse të autorit të romanit, Anton Nikë Beishës , le të theksojmë se 52 punimet në shumësinë e qasjeve , të interpeetimeve dhe të mendimeve të shfaqura e kanë pasururuar botën e romanit duke i dhënë asaj një përmasë edhe më të gjerë , e kanë plotësuar me ato nuanca që autori nuk ka mundur t'i shprehë e t'i  përligjë në tekstin e përftuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat