Sali Cacaj, personalitet me vlera multidimensionale kulturore, kombëtare e njerëzore

Kultura

Sali Cacaj, personalitet me vlera multidimensionale kulturore, kombëtare e njerëzore

Nga: Lekë Mrijaj Më: 18 shtator 2019 Në ora: 08:51
Sali Cacaj dhe Lekë Mrijaj

Kohē më parë gjatë promovimit të librit tim:" DRITË MBI GJURMË TË IMZOT MARK SOPIT" me njeriun me virtyte kulturologjike, kombëtare e njerëzore, dukagjinasin e Deçanit, z. Sali Cacaj, ish/këshilltar e ish/shef i Protokollit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Miku ynë fort i çmuar, z. Sali Cacaj, njihet, çmohet, vlerësohët, nderohet dhe pranohët shumë mirë si në Dugagjin, Lug të Drinit e mbarë Republikën e Kosovës, Shqipëri e mergatën shqiptare.

Njëkohësisht ky personalitet i çmuar me vizion të shëndoshë gjithëperfshirës kombëtar asnjëherë nuk e kursen vetën e tij për të marr pjesë në të gjitha aktivitetet promovuese letrare e kulturore si në Dukagjin, Lug të Drinit e mbarë Republikën e Kosovës.

Edukimi, mirënjohjet dhe aktiviteti gjithëperfshirës i z. Sali Cacaj

U lind në Deçan.

Është i martuar, ka dy fëmijë më mbesë e nip

Është pronar i Foto studio “Foto Drini” nga 1976

Zotëron këto gjuhë: Shqip, Anglisht, Italisht, Serbisht

Edukimi

- “Fakulteti i Tregëtisë së Jashtme” – Subotice

- Gjimnazi “ Vëllezërit Frashri “ Deçan

- Trajnime për Studio Fotografi Profesionale në Austri,Gjermani,Itali 1976-1978-1980-1982,1984,1986.

- Trajnime të shumta për shoqëri civile dhe pushtet lokal 2000-2005,Kosovë.

- Trajnime post diplomike në ADSH - Akademia Diplomatike Shqiptare - Tiranë 2007.

Aktivitetet dhe Eksperinecat Profesionale e Politike

1.Anëtar i Këshillit iniciues për Themelimin e degës se LDK-së në Deçan Janar 1990.

2. Anëtar i Këshillit të Pajtimeve të gjaqeve nga dita e parë- Shkurt 1990,

Foto Drini në Pejë shërbeu si qendër koordinuese e Këshillit të Pajtimit të gjaqeve, qendër zyrtare për paraqitjen e gjaqeve, takimeve dhe mbledhje koordinuese.

3. Organizator për mbledhjën e nënshkrimeve të Peticionit Për demokraci kundër dhunës me 1990 në komunën e Deçanit, mbi 25,000 nënshkrime.

4. Anëtar i kryesisë qendrore i KMDLNJ-së në Prishtinë, fotograf e veprimtar për grumbullimin e fakteve të dhunës në Kosovë. Mbi 11,000 fotografime në terë Kosovën dhe mbi 200,000 fotografi të punuara gratis për KMDLNJ nga viti 1990-1998.

5.Foto Studio Drini në Pejë ishte qendër zyrtare regjionle e KMLDNJ për parqitjën e malltretimeve dhe dhunës,i fotografonim dhe i dergonim te Dr N.Asllani për diagnostifikim.

6.Bashkë organizator i tubimit të parë gjithë popullore “ Për Demokraci Kundër Dhunës”,në qendër të Deçanit – Mars 1990 afër 30,000 pjesëmarrës.

7. Anëtar i kryesisë së Degës të LDK-së Deçan 1990-1991.

8.Ideator dhe Kryetar i Këshillit Organizativ i Kuvendit të Pajtimeve “ Verrat e Llukës” 1 Maj 1990. afër 500,000 pjesëmarrës.

9.Foto Ekspozita personale“ Dhuna në Kosovë” në Strasburg Francë 1990 dhe 1991

10. Themelues dhe Kryetar i KMDLNJ-së- Dega Deçan, viti 1990-1991.

11.Organizator për dërgimin e nxënësve te helmuar ne Zagreb për diagnostikim dhe shërim përmes Dr. Slobodan Lang, Zagreb 1991.

12.Anëtar i “ Komisionit për Informim ” Komunal – Deçan nga themelimi.

13.Nënkryetarë i Entit Regjional për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës Pejë nga viti 1992-2000 – Kryetar Dr. Hivzi Muharremi.

14.Fotograf zyrtar i “ Miss Evropa 96 “ Albania nga MEO Paris.

15.Foto Ekspozita përsonale “ Stop Dhuna Serbe Në Kosovë”, në “Kongresin Botëror të Grave për te Drejta e Njeriut” në Peking – Kinë në vitin 1996.

16.Gazetat me prestigjioze botërore edhe me fotot e mia prezantuan dhunën në Kos.

17.Në vitin 1997 kam marrë iniciativën - menagju dhe investuar 26,000 DM për ndërtimin e 400 m2 të zyrave të LDK-së – Deçan nga 1997.

18.Nënkryetarë i degës së LDK-së – Deçan 1997-2002 dhe ushtrues i detyrës së Kryetarit të degës 2001-2002.
19.Delegat i 8 Kuvendeve Qendrore të LDK-së.

20.Përgaditja e foto dokumentacionit dhuna serbe në Kosovë, për Presidentin Dr. Ibrahim Rugova dëshmi për Hagë.

21.Këshilltar politik i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova për Shoqëri Civile, Kulturë, Religjion, Medalje e Dekorata, dhe protokolin Cer. i emruar nga Presidenti Rugova.

22. Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm 2004-2008.

23. Anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së 2004-2008,i emruar nga Presid. Rugova.

24. Organizator-shef I protokollit të Darkave të Lamës, Darkave Diplomatike, Akademive Përkujtimore, Bredhit të Vitit të Ri, Përvjetorit të Skenderbeut, Gurthemelit të Katedralës Nëna Tereze , i emruar nga Presidenti Rugova.

25.Organizator dhe shef i protokollit të përvjetorëve të LDK-së, 2003-2004-2005, si dhe shumë manifestimeve kulturore e kombëtare. i emruar nga Presidenti Rugova.

26. Anëtar i Shtabit Qendror Zgjedhor të LDK-së, organizator dhe Shef i Protokollit të Fushatës të Zgjedhjeve Parlamentare 2004, i emruar nga Presidenti Rugova.

27.Anëtar i Shoqatës së SHAPK- Shoqata Artisteve dhe Piktoreve të Kosovë.

28. Shef i Protokollit të varrimit të Presidentit Dr.Ibrahim Rugova.

29. Anëtar i Shoqatës së SHAPK- Shoqata Artisteve dhe Piktoreve të Kosovës.
30. Autor i Fotografisë Artistike e Dokumentare dhuna në Kosovë dhe Kullat në disa Ekspozita Personale e Kolektive brenda dhe jashtë Kosove

31.Kryetar i këshillit organizativ të varrimeve te Haki Povates , 9 të vrarëve ne Sllup, varrimit të Tahir, Hasan dhe Enis Zemajt, Nimon Alimuses, Fadil Feratit etj.

32. Këshilltar i Ministrit në MKRS-Ministrin e Kulturës,Rinisë dhe Sportit 2006-2007.

33.Anëtar i Shoqatës së Akademisë Europine të Arteve-Bruksel,nga 2007.

34.Këshilltar i lartë i Ministrit në MMS - Ministrin e Mirëqenies Sociale 2017.

35.Anëtar i Shtabit Qendror Zgjedhor të LDK-së 2017 dhe Protokollin në Zgjedhjet Parlamentare dhe Zgjedhjet Lokale të vitit 2017.

Mirënjohje dhe Dekorata

Mirënjohje Publike nga dega e LDK-së Deçan 91,92 nga kryetari Binak A.

Mirënjohje Publike nga dega LDK-së Pejë 91-92-94-96 nga K.prof.Imer M.

Mirënjohje nga Forumi Rinor i LDK-së Deçan.nga Kryetari i FR H.Zemaj.

Mirënjohje nga “ MISS EUROPA 1996” Albania nga MEO Paris.

Mirënjohje për Kontribut në Fushën e Arteve Vizuale nga SHAPK -“Shoqata e Artistëve dhe Piktoreve te Kosovës” – 1996

Mirënjohje me Medalje nga Papa Xhon Pali i dytë- Vatikan 1996 dhe 2004

Mirënjohjeje Publike nga KMDLNJ për Punë dhe Angazhim-Prishtinë

Dekorata “Nëna Terezë Qytetare Nderi e Kosovës” nga Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Mirënjohje dhe Falënderime të shumta vendore dhe ndërkombëtare si shef i protokolit të varrimit të Presidentit Rugova.

Mirënjohje nga Lëvizja Mbarëkombëtarë për Pajtimin e Gjaqeve, etj.

Shumë konsideratë miku im, z. Sali Cacaj, suksese në të gjitha sferat e jetës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat