Gjashëdhjetë vite nëpër oda me çifteli në dorë

Kultura

Gjashëdhjetë vite nëpër oda me çifteli në dorë

Nga: Tahir Bezhani Më: 18 shtator 2019 Në ora: 23:49
Tahir Bezhani

Mbi gjashtdhjetë vite jete të kaluara odave shqiptare anekend trojeve tona,duke krijuar knaqësinë e dashamirëve të artit muzikorë,të folklorit shqiptarë, janë një përvojë jete,një pasuri shpirti,e më shumë se kaq, edhe manifestim i ndjenjës së brendshme të palodhur,të dehur në telat e çiftelisë e në mesolin e ëmbël rekian. Shaban Shishmani është trashigimtarë i melosit të vjetër që kanë kultivuar të tjerët para tij,si Maxhun Fazlija e Sadri Isufi,dy legjenda shekullore,pastaj vllaznit Botusha,Hajdari i Tahiri ,e shumë tjerë. Nga ato gjenerata,Shabai është trashegimtar i gjeneratave të vjetra që mban të gjallë frymën burimore të folklorit autokton shqiptarë nga Rekë e Keqe.

-fillet e rapsodike të Shaban Shishmanit.

Shaban Shishmani, lindur e rritur në fshatin Shishman të Rekës Keqe, komuna e Gjakovë,në vitin 1948,nga një familje bujare,e njohur për urtësi,mirësi,patriotizëm e shumë vlera tjera që janë treashëguar brezave tonë,pra një familje palcë ashti i shqiptarisë. Me këto karaktere u rritë dhe edukuar edhe rapsodi Shaban Shishmani,i cili që disa vite jeton në lagjen Brekoc të Gjakovës. Edhe pse në këtë moshë,bukur të shtyrë, shpirti i tij ende nuk ia ka kërkuar pushimin e merituar prej rapsodi.

Ky rapsod i mirëfillt, gëzon autoritet, jo vetëm në Rekë të Keqe të Gjakovës, por në gjithë rrafshin e Dukagjinit,në tëre Kosovën e trojet shqiptare.

Nuk kishte më shumë se njëmbëdhjet vite kur filloi të meret me këtë “zeje” të shpirtit. As vet nuk e ka menduar që t’i bëjë mbi gjashtdhjet vite rrugëtim me gjithë barrën e artit të bukur, të kapur damarëve të zemrës e mendjës. Por vitet ecin.

Në moshë të re pra, e njohu artistin tjetër të folklorit shqiptarë, moshatarin, Zef Gashin nga fshati Korenicë e Gjakovës, me të cilin nuk u ndanë disa vite. Duke e tërhequr vëmendjen e popullit për këngën e bukur si art i vërtetë shpirtërorë, shpejtë u bënë të njohur në tërë Kosovë. Kështu, atëbotë, Lornec Antoni e Akil Koci,dy muzikologë të rrespektuar në rrafshin kombëtar nuk hezituen, bënë inçizimet e para në vitin 1964 në Radio Prishtinën. Ato vite, zëri i këtyre dy të rinjve,Shabanit e Zefit,ishte hit,sinonim i çdo gjëje që njerëzit dëgjonin me kënaqësi të veçantë. Me këto suksese të papara deri atëherë,këta dy të rinj,mbetën pjesë e historisë së folklorit tonë burimor shqiptarë. Këngët e dashurisë, për moshën e tyre dhe shumë deshira tjera,ishin kërkesë kohe. Këta dy rapsod ndahën mes veti pas ca vitesh nga se Zefi(tani i ndjerë), drejtohet për shkollë të muzikës, ndërsa, Shabani vazhdon me këngën i vetëm disa kohë,odave të Rekës Keqe.

Trashëgimia folklorike e Shaban Shishmanit nuk është burim familjarë, ndonëse veglave u kishin rënë edhe babai me axhen, por është pasion e ndjeshmëri përsonale artistike,i cili ndikoi shumë në frymëzimin e gjeneratave pas tij. Në këtë kiuptim, angazhoi në duet vëllain, Sokolin, pastaj me djalin e axhës, Nexhmedinin,i cili(tani),ndodhet ne SHBA-ës. Edhe ky “duet” vëllazërorë nuk zgjati,nga se Nexhmedini kaloi në Radio-

Prishtinë,ku bëri karier,ndërsa Sokoli në SHKA.”Jahë Salihi” të Nivokazit,ndër shoqëritë e afirmuara të kohës,viteve 80-ta. Ndërsa, koka e këngës folklorike, kalon në shoqërinë “Ganimete Terbeshi”,që ishte në kuader të fabrikës së tekstilit “Emin Duraku”Gjakovë. Një shoqëri me renome të kohës e cila brenda vetës kishte 12 antarë enkas për folklor.Kjo arritje ishte meritë e Agë Botushës ,dikur drejtor financiar i fabrikës.

Shaban Shishmani si rapsod,gjatë karierës së tij jetësore i ka rënë fati të këndoi me shumë figura të këngëve folklorike, si me: Zenel Dolin, Ndec Gojanin, Zenel Gjaferin,Tafil Agen (instrumentalist), Sadik Kuçin, i “Grupi i Shaban Shishmanit”, me Muhamet Sejdiun, Miftar Meten, Besim Avdylin etj. të gjithë nga rrethi i Gjakovës dhe qyteti . Emrat e këtyre burrave, kanë lënë gjurmë të pa shlyera në folklorin tonë popullor, në jetën kulturore, duke kultivuar vlerat artistike të një trashëgimie etnokulturore me shekuj.

-autorsia krijuese e rapsodit Shaban Shishmani

Rapsodi,Shaban Shishmani.

Duke qenë një përsonalitet me përvojë i folklorit burimor shqiptar,duke poseduar bagzh e dije në shpirtin melankolik të vargut artistik, si rrjedhojë, burojnë vargje të autorsisë së autorit-tekste, të cilat me dijen e aftësinë përsonale i komponon dhe interporeton si autodidakt, me suksese të paparë. Duhet vlersuar lartë aftësia krijuese të këtij rapsodi,i cili vetëm gjatë viteve të 90-ta e këndej, ka shkruar e komponuar mbi 15o tekste të ndryshme. Pëmbajtja e teksteve, kryesisht është patriotike e viteve 90-ta,ku i këndohet okupimit klasik serb, dhe figurave të kohës, prijsëve që ditën ta drejtojnë kombin në rrugën e fitorës. Ndërsa në vitet 98-99 u këndon fuqishëm luftetarëve të lirisë, atyre që ranë në fushëbeteja për lirinë e këtij populli. Kjo familje (e rapsodit),ka dhënë një dëshmorë, ish mësuesin Rexhep Binaku, të cilin e vranë barbarët në mënyrë më të pa njerëzishme... E gjithë këjo punë mbi gjysëm shekullore e rapsodit Shaban Shishmani, nuk duhet të mbetët anash, në harresë, por vlenë të jetë e pashme, e ndjeshme në vëmendjen e njerzëve kompeten të artit tonë folklorik.

Për sukseset e tij të jashtzakonshme, si prijës i grupit folklorik, ka qenë i ftuar shumë e shumë herë edhe jashta vendit tonë, dhe përherë i këthyer me mirënjohje e lavdata të lakmueshme për veti e të tjerët. Ka marë pjesë (pas lufte) në Gjirokastër (2006) dhe me grupin e tij ka zënë vendin e parë në Festivalin e njohur,pastaj në Krumë të Hasit(2001),poashtu mer vendin e parë dhe shpërblehet me mirënjohje,dhe shumë vende tjera. Gjithsej mban më se 30 mirënjohje të karierës për sukseset si rapsod, me grupin e tij të lartëcekur. Një Mirenjohje të veçant e mban me xhelozi nga kryetari i Gjakovës, Ardian Xhini, marë para pak kohësh.

-Pozita e këngës folklorike dhe rapsodët sot.

Duke njohur përvojën e Shaban Shishmanit, prej një rapsodi me përvojë të gjatë, natyrshëm lindi dëshira për ta ditur gjendjen e rapsodit sot dhe vlerat e folklorit në këto vitet e fundit,sipas mendimit të tij. Ishte kënaqësi të merrje një mendim aq të thukët . Pos tjerash u shpreh: “folklori nuk mund të humbë nga shpiti jonë. Ne jemi rritë nëpër shekuj me këngën folklorike. Jemi regjë e tymosur nëpër kohë, gëzuar e hidhëruar,trimëruar e luftuar gjithmonë nën ndikimin e këngës. Kemi rezistuar çdo dukuri negative, pra, kënga është vaji i burrit, kanë thënë gjithmonë.

Pas lufta,ceremonitë darsëmore,zjafete e kanagjeçe etj.e kanë zbehur fuqinë rapsodike. Mendoj se shkaktar kryesorë është organizimi i ceremonive hoteleve,në të cilat bëhet muzikë tallava,muzikë e huaj përzier me melosin tonë vetëm sa për të vallëzuar tërë ditën ose gjithë natën. Pra,nuk po kultivohet ajo forca e embriont shpirtërorë që ngitë peshë zemrat,por një “kërcim-muzikë”. Këtë gjendje është mirë me e tejkaluar sa më parë. “Nuk e zëvendson asgje këngën e shpirtit e të zemrës!” tha rapsodi Shaban Shishmani.Na vazhdim të bisedës “vodhem” edhe dy prononcime të figurave ndërkombëtare që në fillet e viteve 2000 të cilët ishin në vendin tonë me detyrë nga OKB-ja.

Duke qenë musafir i ftuar në oden e Haradinajve të Glloxhani,zotëri Petersini dhe gjenerali gjerman i KFORIT, ftohet për këngë folkorike edhe rapsodi Shaban Shishmani,e grupi i tij. Pas pushimit,mes këngës e bisedave, zoti Petersen iu drejtohet shumë të rinjëve në odë me fjalët:” ju duhet t’i trashëgoni këto gjëra të bukura,veshjën,këngën.Folklori është pjesë e çdo populli në mënyrën e tij,andaj nuk duhet harruar kurrë. Sa bukur këndon Saban Sismani( në mungesë të theksit SHSH)”

I njëjti rast rapsodit Shaban Shishmani i kishte ngjarë edhe në Kullen e Haro Bajraktarit të Vranocit, ku prezent ishte kongresisti Engel Eliot, i cili, të rinjëve ua tha të njëjtën porosi, sikur edhe zotëri Petersen më parë.

Autori i tekstit bashk me rapsodin Shaban Shishmani.

Trashëgimia folklorike, si art,gjithmonë ka ushqyer shpirtin e njeriut nëpër kohë,si frymëzim për liri, humanizëm, drejtësi, dashuri, ideal kombëtarë. Bashk me këngën populli jonë është rritur duke u edukuar për luftën për liri,deri në mitologjizëm,për sakrificen ,për dashurinë etj. Prandaj,si pjesë e historisë sonë dhe ndjenjë shpirtërore e pa ndarë,kurrë nuk duhet nënvlersuar cilsitë dhe efektet e saja historike,por patjetër se folklori dhe rapsodi guhet të jenë pjesë e jetës sonë.

Në këtë rast,edhe rapsodi në fjalë,z.Shaban Shishmani,mbetet pjesë e kësaj historie të mirëfillë e të lavdishme, të ecjes sonë rrathëve të historisë,për afër 60 vite jete e pune.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat