Do bëhet mirë

Kultura

Do bëhet mirë

Nga: Dibran Demaku Më: 19 shtator 2019 Në ora: 08:35
Dibran Demaku

Nuk di në ç`ëndërr kemi tretur
ndërkaq të tjerët na sfidojnë
lirinë e gjakuar e kemi gjetur
veçse ne lirinë e keqkuptojmë!

Të tjerët ngrenë kishë e xhami
në të gjitha trojet tona etnike
ne rrimë e presim si gjithnjë
mos diç nga qielli do na pikë?!

Rrimë e presim e llafosim
do bëhet mirë do bëhet mirë
të tjerët tokën na e ngjyrosin
herë me gjak e herë me ngjyrë!...

NE BUZET E TUA

i lexova te gjitha poezite e tua
qe nga e para faqe per faqe
sikur te gjitha te ishin per mua
s`do gjeja qetesi s`do gjeja paqe...

...dhe e mallkova fatin dyfish
qe nuk u gjenda ne enderrimet tua
se paku ne kujtime do isha nje...ish
qe ka thith nektar ne buzet e tua...


Rrënjë poetike

rrënjë poetike mund të jetë edhe rrënjë e lisit
rrënjë poetike mund të jetë edhe rrënjë e fisit
rrënjë poetike mund të jetë edhe lule e malit
rrënjë poetike mund të jetë edhe buzëqeshje e gocës e djalit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat