Disa parti në prag të zgjedhjeve

Kultura

Disa parti në prag të zgjedhjeve

Nga: Zymer Mehani Më: 20 shtator 2019 Në ora: 08:07
Zymer Mehani

Rrokin kazma e lopata
Sorollaten në fushata
Gropa hapin ku t'u teket
Por fidani s'di ku tretet

Ca u prishen ditë për ditë
Ua hanë cjeptë e ua hanë dhitë
Ata thonë "Rroftë politika"
Fitojnë vota, fitojnë pika

Si kurora hapen fletët
Rriten pemët zgjaten degët
K'ta vazhdojnë me avaz t'vjetër
Shumë në xhepa, pak në letër

Shtohen pemët bukur, besa
Pak n'natyrë e shumë në shkresa
Shumë me laps, pak me lopatë
Kështu xhepat s'u rrinë thatë

Thonë "Do t'hapim mija vende"
L'shojnë gënjeshtra rende rende
E mandatet kur fitojnë
Krejt harrojnë e mbyllin gojë

Bëhen gati ashiqare
Për dredhi hiq s'u vjen marre
I mbajnë mendtë veç në TENDERA
Nga ta bëhen milionera

Kur vjen puna për llogari
Na gënjejnë për mrekulli
Statistika dhe fatura
S' skuqen fare, rrejnë si burra

Edhe populli n'zavall t'vet
Nuk e di se çka e gjet
I përçarë në shumë parti
Si e ujqve lukuni

K'shtu e don sot politika
Me kritika e replika
S'ka rëndësi se kush çka thot'
Me rënd'si është-XHEPI PLOT

Shumë gënjeshtra e dallavere
Ru'na Zot nga kjo derexhe
Sikur dje po ndodh dhe sot
Runaj mendt, i madhi Zot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat