Nxënësit e Akrashticës së Vushtrrisë botojnë libër me poezi

Kultura

Nxënësit e Akrashticës së Vushtrrisë botojnë libër me poezi

Nga: Hajdin Islami Më: 20 shtator 2019 Në ora: 10:19
Libri me poezi “Ëndërrime fëmijërore”

Libri me poezi “Ëndërrime fëmijërore” i nxënësve të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Hajrullah Shala” në Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë është promovuar sot në ambientet e kësaj shkolle. Ky libër që tashmë është duart e lexuesve është kontribut i angazhimit të vazhdueshëm të drejtorisë së shkollës, stafit mësimdhënës, Këshillit Drejtues të Shkollës (KDSH) dhe nxënësve, të cilët përmes shkrimeve të tyre shprehën talentin e tyre krijues. “Jam i vetëdijshëm se ky libër ndonëse modest për nga përmbajtja, prapë se prapë është shumë me vlerë pikërisht pasi duart dhe mendjet e arta të këtyre fëmijëve të talentuar me shkrimet e tyre nxorën në dritë shumë shkrimtarë fillestarë që premtojnë për të ardhmen”, ka thënë drejtori i shkollës, Hajdin Islami.  Ky libër në 400 kopje është botuar nga Shtëpia botuese “Migros -2”, redaktimi teknik dhe realizimi me kompjuter nga Hajdin Islami, kopertinën e kanë punuar Elsa Behrami dhe Teuta Plakolli, ndërsa financues i tij është Granti i Bankës Botërore në Kosovë për projektet shkollore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat