Kujdes

Kultura

Kujdes

Nga: Dibran Demaku Më: 28 shtator 2019 Në ora: 15:59
Dibran Demaku

As s'te shoh e as s'më sheh
as s'te njoh e as s'më njeh
edhe të shoh edhe më sheh
edhe të njoh edhe me njeh
një pasqyrë në mes

sonte paska dhimbje dhëmbi
zemra qenka më e fortë se shkëmbi
copë-copë pasqyrë prej xhami
ëndrra thotë nuk u bë nami
ruaji gishtrinjtë-kujdes...


Pejsazh

buzembremje e purpurte shtatori
e lere me ngjyra ne rreze dielli
enderr e hereshme flatra mori
nje ylber ne nje cep qielli...


Kur je vetëm

ku u humbëm ku u tretëm
labirintheve thellë në terr
kur je vetëm kur jam vetëm
malli djegës rrugëtim merr...


Me mikun

rrimë e flasim për poezinë
pimë raki me pak meze
në mes rreshtash dashurinë
dashuria është vetë rreze

miku flet për bukurinë e xanxarës
të xanxares që emrin e ka poezi
me dorë shpërndan tymin e cigares
sukur e shijonte herët në rini

cigarja për mikun është si për veshkën gjaku
në dashurinë e vonë që i shkëlqen në sy
nëse në lojë shtrati është kapërcyer pragu
nuk e shpëton poezia as mikun as ty...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat