Kujtimi për nënën

Kultura

Kujtimi për nënën

Nga: Nexhat Halimi Më: 29 shtator 2019 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Muzgu ngjyrë vjollcë pikte përmes pemësh  e shfaqej muji

Unë ikja para hijes time e mbahesha të mos ia shfaq frikën askuj`

Nëna ikte dhiaren të mbush ujë shtambën shkruar me gjarpër

Te pusi I poshtëm në fund luadhit bri dardhës gjysmë të fjetur

Ecte bri arës së gjatë verës nga korrte në pikë diell me drapër

Papritur më përhitej para katallani me `I sy I përrallës së vjetër

Nënë, ku mbete nënë zemër e kërkoja thellë në përrallë tretur

Nënë, mos më le vetëm, mos, ja afrohet  dikush me shpatë

Mos më le vetëm të lutem nënë në këtë terr dhe në këtë natë

Ikja I frikësuar e merrja për dore e ajo qeshte e qeshte gjatë

Është hija jote nga të vjen gjithnjë e stërzgjatur e kthyer në katalla`

Ik herë në të majtë e në të djathtë herë tjetër asgjë tjetër s`ka

e kujtoj tashmë ndërsa ajo ka vjet ka vdekur dhe qaj me zë

kush do të më ngushëllojë nga ik prapë dhiares që të zbres te uji

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat