Disa politikanë

Kultura

Disa politikanë

Nga: Zymer Mehani Më: 4 tetor 2019 Në ora: 08:00
Zymer Mehani

Ca me "fakultete"
Shkollë të mesme fare
E shkolla fillore
S'u bën asnjë pare

Pse s'dinë të lexojnë
E s'dinë as të shkruajnë
Fare s'e çajnë kokën
Dhe aspak nuk vuajnë

Dija s'u bën punë
Por veç dalloveret
Ata s'thonë "Rroftë shkolla",
Por "Rrofshin tenderet"

Me gjoks e bërryla
Shtetin e çojnë para
Se janë t'jashtëzakonshën
S'i gjen as n'përralla

Baballarë të kombit
Pinjollë të k'tij vendit
Punojnë "sipas ligjit"
Veprojnë "sipas rendit"

Buxhetin e shtetit
E kanë si të babës
Kur t'duan e çnukin
Edhe n'mes të natës

Fëmijët e tyre
Nuk janë si shumë tjerë
Ku t'dojnë "i shkollojnë"
I punësojnë shumë herë

Pa politikanët
Populli shkon posht
K'ta janë "shpëtimtarët"
Merr vesh "o kodosh"

Duan veç lëvdatat
Nuk e donjë kritikën
Atë që mendojnë natën
E realizojnë ditën

Marrin me dy duar
Në çdo hap që çesin
Dje veç me një euro
E sot milion xhepin

N'qejf i kanë tenderet
Ua dinë rëndësinë
Nuk mendojnë për shtet
Por veç për shtëpinë

Veç për vete janë
Për t'afërmit e vet
Deri n'bërryl i futin
Duart në buxhet

Se ua ka lënë baba
Ua la xhaxhai
Si mjerë që i ka
Popull fukarai

N' daç n' Termoelektranë
Në Televizon
N' Bibl'otekë Kombëtare
N' Postë e Telekom

N'daç në Aeroport
N' spitale e ente
Njerz't e vet i kanë
"Me dy fakultete"

Kështu na çojnë para
Se janë shumë të zot'
As gjumë s'bëjnë rehat
Ata nuk rrinë kot

Kur nuk kanë para
N' pazar çesin tokën
E shesin shumë lirë
E "rrudhin" Kosovën

Malit t' Zi ia shitën
Nja nëntë mijë hektarë
Janë bërë parelinj
Janë bërë pashallarë

N' Bashkim Evropian
S' dojnë t' na çojnë dhe pikë
Këtë Kosovë të shkretë
Do ta çojnë n' Afrikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat