Heshtja zgjedhore

Kultura

Heshtja zgjedhore

Nga: Sevdail Hyseni Më: 5 tetor 2019 Në ora: 08:25
Ilustrim

Heshtja ka filluar që me natë,

E duket se jemi si në fushatë!

 

Duke kaluar nga sheshi në oda,

Aty ku vendosin leku dhe vota!

 

Një ves që rron ndër shqiptarë,

Kur vota shitet si në pazar!

 

Prandaj në zgjedhje kalohet kufiri,

Nuk fiton përherë vetëm i miri!

 

Ata që thirren në moral e etikë,

I mbledhin lakrat në politikë!

 

Përvoja na mëson në këtë jetë,

Si sinqeriteti quhet naivitet!

 

Mbi të gjitha për këto dukuri,

Latinët e vjetër e lanë një urti:

 

-Kush udhëhiqet me ndjenja o mik,

Mos të merrte fare me politikë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat