Kudo të jesh, me këdo të jesh më ka marrë malli - Bota Sot
Kudo të jesh, me këdo të jesh më ka marrë malli

Kultura

Kudo të jesh, me këdo të jesh më ka marrë malli

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 23:33
Charles Bukowski

Natën e mirë ty që në këtë çast
duhet të ishe këtu
e jo kushedi ku.
Natën e mirë edhe kujt sonte humbë vedin
ndër lot e mendime.
Natën e mirë atij që ka shpresu, luftu,
atij që ka nxjerrë thonjtë por gjithsesi ka humbë.
Natën e mirë mue, që të pres e lutem çdo natë
me të pa tuj u kthye.
Natën e mirë frikacakëve dhe asaj ” unë e baj për ty”
kujt i ka ndry andrrat në sirtar,
atij që asht rrëzu dhe ka pasë forcën e guximin prapë me u çue.
Atij që nuk dëshiron sy të tjerë,
atij që nuk ja del,
atij që e provon por asht e vështirë,
atij që vuen në heshtje,
atij që qesh edhe pse asht keq,
atij që s’mundet me ecë,
atij që e kanë lanë,
atij që zemrën e ka copë copë.
Natën e mirë, ani pse kjo natë s’ka kurgja të mirë.
E kam më ndejtë e zgjueme, tuj të mendu,
tuj të imagjinu, tuj pyt vedin si do të jesh,
çka po ban, nëse buzëqesh, a je i lumtun,
a të merr malli për mu, apo ndoshta je ma mirë ashtu…
Kush të ngroh natën, kush të shikjon tuj fjetë,
kush të buzëqesh prej hiçit.
E nuk e di, por kam frikë,
sepse natën bahemi ma të brishtë,
së natën biem, mendimet lëvizin shpejt
e lotët rrëshqasin.
Por kudo të jesh, me këdo të jesh
më ka marrë malli…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...