Artisti proteston në ditën e zgjedhjeve dhe ka të drejtë - Bota Sot
Artisti proteston në ditën e zgjedhjeve dhe ka të drejtë

Kultura

Artisti proteston në ditën e zgjedhjeve dhe ka të drejtë

Nga: Ilir Muharremi Më: 6 tetor 2019 Në ora: 14:06
Protesta e artistit

Arti është metoda më e mirë për të protestuar kundër çdo pakënaqësie në vend veçanërisht politikës. E politika te ne nuk u tregua shumë e sinqertë me qytetarët sidomos nëse bëhet fjalë për lëvizjen e lirë në Evropë, heqjen e vizave. Por si mund të tregohet politika e drejt kur ajo përbëhet nga dy fjalë: poli , fjalë greke që do të thotë shumë dhe tik, një insekt gjakpirës. E politika te ne përfundi damarëve popullit është duke ja pirë gjakun.

Politikanin tonë sot në Kosovë mund ta kuptojmë si njeri të çnderuar profesionalisht. Ngaqë për të hipur më lartë ai duhet të bëj shumë kompromise dhe të pësojë shumë poshtërrime, saqë në fund nuk dallon shumë me një prostitutë. E si mos të revoltohet artisti te ne në ditën e zgjedhjeve? Në ditën kur pritet shumë e realisht do të fitojmë pak.

Artisti tashmë i njohur me nofkën “I Am I”, pikërisht sot në ditën e zgjedhjeve ka realizuar një performancë artistike me titull ““BE është esull, ju jeni të dehur, ne jemi nën ndikimin e alkoolit tuaj”. Jemi aq të dehur nga hipokrizia, mizëria, pasiviteti, korrupsioni, varfëria, poshtërimi sa të vollësh nuk mjafton më. Kemi rrën në humnerë të dehur nga absenti. Këto premtime tashmë janë të thyera, artisti përmes 26 shisheve të shampanjës të vendosura në një tavolinë me një mbulesë blu në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë përballë zyrave të Bashkimit Evropian në Kosovë, shpreh një realitet të hidhur.

Ndërsa, në tokë janë ca xhama të thyer të renditur artistikisht, dhe artisti pranë tyre mbanë një gotë të zbrazët sikur thotë: “gëzuar për të gjitha që na bëtë gjatë gjithë kësaj kohe, e tashmë po kërkoni votën tonë?”.

Punimi i tij duket shumë bashkëkohor, elegant i rregulluar me shije, përmbajtësor dhe goditje direkte e kohës. Në shishe është teksti i secilit politikan mashtures që ka premtuar liberalizmin e vizave.

Andaj, o popull do të vujamë nga ky insket gjakpirës- politika jonë.

Image

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...