Viktor Zhusti, aktori më i mirë në festivalin ndërkombëtar të filmit me 78 vende pjesëmarrëse!

Kultura

Viktor Zhusti, aktori më i mirë në festivalin ndërkombëtar të filmit me 78 vende pjesëmarrëse!

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 23:29
Viktor Zhusti

Viktor Zhusti rrëmbeu trofenë e aktorit më të mirë në festivalin e filmit  ‘Slemani International Film Festival’, i zhvilluar në Irak. Aktori mjaft I talentuar shqiptar e mori këtë vlerësim në një kohë kur në garë ishin 154 filma përfaqësues nga 78 vende të ndryshme të botës, që do të thotë se konkurimi nuk qe I lehtë.

Shqipëria u përfaqësua nga filmi ‘Delegacioni’, ku Zhusti është në rolin e protagonistit, një intelektual I burgosur, i cili nuk nënshtrohet përpara lojërave të pushtetit.

Ky ishte edicioni I katërt I ‘Slemani International Film Festival’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat