Poezitë, pikturat kushtuar Bjeshkëve të Nemuna

Kultura

Poezitë, pikturat kushtuar Bjeshkëve të Nemuna

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 9 tetor 2019 Në ora: 11:11
Pjesëmarrësit e manifestimit tradicional “Ditët e Gështenjës” në fshatin malor Belle të komunës së Deçanit

Në anën e majtë të Lumit të Bardh, mbi objektin e manastirit, ku fillon Gryka piktoreske e Deçanit, në një gjerësi prej tri kilometrash shtrihet masivi shkëmbore që përbëhet prej shkëmbinjve të lartë e të pjerrët të cilët, po u shikuan nga rruga që shpinë në drejtim të Bjeshkëve të Nemuna në afërsi të fshatit malor Belle shtrihet një masiv, pjesës vertikale i pyllëzuar me pyje të larta e të dendura të gështenjave dhe druve të tjerë. shkëmbinjtë e parë të këtij masivi gjinden gërmadhat e “Kullës dhe të Kështjellës së Qelisë”, e cila lë ndjenjën sikur të ishte rojë besnike e Grykës piktoreske të Bjeshkëve të Nemuna.

Në afërsi të këtij kompleksi shtrihet fshati malor në të cilin kanë ndodhur shumë ngjarjeve me rrëndësi historike - për herë të parë u mbajte një traditë e bukur kulturore më organizim të komunës së Deçanit.

Është fjala për manifestimin “Dita e gështenjës”, gjë që ka të bëjë me vjeljen e gështenjave, në një ambient të bukur turistik, në fshatin Bellé, të kalaja e Deçanit, që gjendet në thellësi Bjeshkëve të Nemuna të komunës së Deçanit. këtë manifestim ishin të pranishëm piktorë poetet nga vise të ndryshme të Kosovës që gjatë mbajtjes të këtij manifestimi tradicional –iu kushtua vjeljes së gështenjave ku pikturonin drejtpërdrejtë peizazhet mahnitëse të këtyre bjeshkëve.

Image
Poetet, piktoret dhe të tjerët duke e ngjyrosur nga një gjethe në fletën e pikturës të manifestimit

Tetor për deçanasit - muaji i vjeljes së gështenjave

Aty ishin vizitorë të shumtë dhe krijuese, poetë e piktorë të cilët e shijuan frytin e gështenjës të pjekura të përcjell me pijen e verës. Ndërkaq, fillimisht, në ambientet e hapëta të Deçanit, para krijuesve të këtij manifestimi foli kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj i cili shpalosi projektet turistike kushtua zhvillimit të turizmi ekonomik në Bjeshkët e Nemuna të kësaj komune. Tetori për ne deçanasit dhe tët tjerët tha Ramosaj është muaji i vjeljes së gështenjave në fshatrat në afërsi të bjeshkëve të Deçan. Ky manifestim tradicionale “Dita e gështenjës”, për herë të parë u mbajte në fshatin Belle. Organizimi i këtij manifestimit tradicional në këtë hapësirë me këto bukuri natyrore që posedon ky fshat malor dhe fshatrat tjera të komunës së Deçanit do të jetë e paharruar dhe dëshira e të gjithë vizitoret për të vizituar dhe për të përjetuar dhe shijuar sërish ritmet e mrekullueshme të natyrës, shumë e madhe. Një emocion që është vështirë të shprehet me fjalë tha në vazhdim të fjalës së tij Ramosaj. Organizmi i këtij Manifestimi të quajtur “Ditët e gështenjës” në fshatin Bellé”të cilin e financoi MKRS e mbështetur nga kryetari i komunës, i cili krijuesve u ndau nga një mirënjohja. Para të pranishmeve me një poezi kushtuar gështenjave e recitoi vogëlushja Blinera Osdautaj. Në orën letrare e cila u mbajte në këtë mbinte turistik krijuesit letrar nga Deçani, Peja, Klina recituam Fadil Dervishaj, Sejdi Berisha, Rajmnonda Malecka, Agim Desku, Ali Geci, Sofe- Riza, Lulëzim Hajdari, Vera Istrefi, Lizeta Hajdari, Prend Buzhala, Idriz Berisha, Ismet Krasniqi, Rasim Selmanaj, Myrteza Osdautaj dhe të tjerë. Këtë manifestim e nderoi më pjesëmarrjen e tij poeti i nderuar Sejdi Berishe - krijues, autorë i shumë librave, fitues i shumë çmimeve poetike.

Për krijuesit e manifestimit kryetari Ramosaj ndau nga një mirënjohja.

Image
Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj duke folur për perspektiven e zhvillimit të turizmit në Bjeshkët e Nemuna

Zëri i tij është zë jetë, zë i belbëzimeve të një fëmijë, gjuha e hapave të tij, misionarë fatesh, njohësh i shpirtit, ndenjës i cili në shkrimet e tij i jap emër, shpresë, i jep jetë i jap frymën e gjakut Ilirian, tillë është poeti ynë Sejdi Berisha. Agim Desku - krijues, autorë i shumë librave, laureatë i shumë çmimeve poetike. Çdo çast është varg në vete, orët si rima që i japin ngjyrë e pasthirrma të realitetit ku fryma poetike është varg i pambaruar deri në vdekje. Rasim Selmanaj – i cili është autor i disa veprave nga fusha të ndryshme letrare vazhdon ende duke kontribuar dhe shkëlqyer në artin krijues. Në vazhdim me pikën instrumentale-muzikore. - Faik Doda – luftetar , krijues, autor, udhëheqës i suksesshëm i cili ka shume botime e neper faqe te gazetave të ndryshme. I dy librave. Ilmi Shehu- me profesion më të shenjtë ku edhe mjeke por edhe krijues i veçantë me vargun poetik që bënë veçues dhe unik. Fatmire Qorraj- autore e tri librave ku në çdo poezi të saj frymon mesazhi drejta triumfit gjithnjë, e cila vazhdon të kontribuoi në fushën e saj përveç krijimtarisë poetike edhe në drejtësi. Maxhun Shehu- krijues dhe autorë i librave poetikë vjen me vargun poetikë ashtu si “Perënditë në malin e Olimp. Murteza Osdautaj- krijues dhe autorë i librave poetikë ku elementet mitologjike janë të pranishme në vargjet e tij sikur janë të destinuara t’u kthehen kohëve aktuale, për t’ua dëshmuar vërtetësinë e ekzistencës së tyre brenda artit poetikë. Atdheu, ngelet muza e pashtershme e poetit. Poetët nga Kukësi- Vera Istrefaj kryetare e Lidhjes se shkrimtareve dhe Artisteve dega në qytetin e Kukës, autore e mbi tetë librave me poezi. Lulzim Hajdari sekretar e Lidhjes se shkrimtareve, autore e pesë veprave letrare ne proze dhe i dy libra me përralla për fëmija Lizeta Hajdari një poetesh e ardhshme me perspektive, vazhdon ne vitin e pare ne gjimnazin Havzi Nela ne Kukës e të tjerë. Me miq të nderuar të fjalës artistike dhe të pranishmeve u u përmbyll ky manifestim poetik ne domosdoshmëri dhe shume dimensional të cilëve ju ofrua një drekën tradicionale kushtuar “Ditës së Gështenjës”dhe madhështisë se saj. Për poetet, piktoret dhe të tjerët u ndanë mirënjohje dhe shpërblime të tjera.

Image
Poetet, piktoret shijuan këtë manifestim me gështenja të pjekuat të përcjella me pije verë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat