Skandal dhe turp për Komitetin Nobel, që vendosi të shpërblejë Peter Handken me çmimin për letërsi

Kultura

Skandal dhe turp për Komitetin Nobel, që vendosi të shpërblejë Peter Handken me çmimin për letërsi

Nga: Zymer Mehani Më: 10 tetor 2019 Në ora: 18:20
Peter Handke

Shkrimtari austriak Peter Handke (1942), fitues i çmimit Nobel në letërsi (2019), është proserb dhe një kundërshtar i ashpër i bombardimeve të NATO-s (19990), si dhe një mbështetës i ish- kriminelit Slobodan Millosheviq. Ai i mohoi masakrat e serbëve ndaj popullatës civile të shqiptarëve të Kosovës.

Peter Handke, më 2015 mori edhe një çmim nderi nga Serbia, ngase ai e kundërshtoi botën perëndimore në vitet ‘90 kur e shkruajti esenë “Drejtësi për Serbinë”.

Ashtu si ishte i tronditur publiku i huaj dhe vendës nga mendimi i tij për Millosheviçin, i cili sipas tij nuk ishte aspak nacionalist dhe se dëshiroi të ruante Jugosllavinë, po ashtu është tronditur edhe sot, kur u bë nobelist për letërsi. Është krejtësisht skandaloze vendimi për ndarjen e çmimit NOBEL një figure të tillë, kur fare mirë dihet se ai këmbëlnguli se madje Millosheviqi nuk ishte diktator dhe një kasap i Ballkanit. Miqësia me Millosheviqin duket se është forcuar me kohën kur shkoi në Hagë dhe Handke shkoi ta vizitojë. Ai edhe në varrim të Millosheviqit shkoi, duke deklaruar se prania e tij në varrim ishte një çështje tërësisht private.

Ky është skandal dhe turp për Komitetin Nobel, që vendosi të shpërblejë Peter Handken me çmimin për letërsi…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat