Cikel poetik nga poeti Idriz Çelaj

Kultura

Cikel poetik nga poeti Idriz Çelaj

Nga: Idriz Çelaj Më: 10 tetor 2019 Në ora: 18:46
Idriz Çelaj

BEFASISHT

-Dedikim babait Bak Zhuka

Nga një ëndërr e gjatë

Befasisht zgjohem

Të ëndërroja edhe pak

Ndoshta do të ishte më mirë.

Ndoshta duhet të largohem

Pakëz nga ëndërrimet e jetës

Të rikujtoj pak babain.

Dhe ngritëm lartë

Të shikoj të vërtetën.

NDJEJ FRYMËN E AJRIT

-Dedikim nënës

Freskinë e ajrit e ndjej

Mbi fytyrën tënde

Dhe aromën e luleve

Që të bën m´u dashuru me botën.

Mes njerëzëve të endesh

Dhe të ndjesh frymë gjallëruse

Se mos dikush do të shikoj

Kur ti kërcen në shi.

Kërce në shi pa e vrarë trurin

Se mos dikush do të shikoj

Pa e vra jetën.

Këndo sepse askush

S´të thot asnjë fjalë

Të zgjohem dhe t´i këndoj

Vetvetes .

Më mirë të këndojmë

Sebashku me jetën.

ÇFARË TË FALA NATYRË

-Dedikim demostratave të vitit 1981

Dhe endem si fluturë

Ta prekë edhe atë ylber

Plotë ngjyra.

T´i ndjej të gjitha mrekullitë

Që m´i ka fal natyra

Mes reve dua të futëm.

Sa e çuditshme duket jeta ime

Të mbërrijë edhe deri tek dielli

E ndjej se pas reve ka diell

Unë aty dua ta takoj lirinë.

Përtej vetmisë t´i shoh ndarjet

Që më kanë bërë të dehur

Nuk di nëse vetmi jam unë

Sa larg jemi njeri nga tjetri.

ÇFARË ËSHTË KJO

-Dedikim vëllait Fadilit, ish i burgosur

Çfarë është kjo o Zot

Më duken sa një shekull

Për ke është kjo dashuri

Atë që ti e quan dritë.

Mos rri më shumë në ferr

Ftoj engjëjt për të nësërmën

Të duhen për ngacmimet e jetës

Gjatë rrugës më mirë pusho.

Nëse sytë i mbyll sot

Të nësërmen hapi prapë

Mos pusho shumë

S´dua të fshehem më nga djajtë

S´dua të më shohesh

Që më ka zë malli për ty.

Më beso nuk ngopem

Duke të parë

Kam frikë nëse më thua

Se jam i marrë.

E kam në shpirt

Se dikush ty të do.

ECIM KËMBËZBATHUR

-Dedikim aktorit Mentor Dervishaj

Para meje

Ka shumë gurë të kalasë

Dhe të dytë ecim

Këmbëzbathur.

Asnjë gurë nuk më vret

Se sa kujtimet e ferrit

Çfarë përplaset dhembëshem

Brenda teje.

Fuqishem acari krijohet

Në dimrat mëkatar

Do të dëshiroja dielli

Këtë çast të më ngroh.

Dhe brenda nesh

Të mos bëjë më ftoftë

Si një mallkim

Askush më mos të vie.

NUK DUA TË LARGOHESH

-Dedikim Çelë Bardhit

Para meje më shfaqesh poet

Kujtimet tua i mora me vete

Nëse largoshesh nga jeta

Ma lë shpirtin ose vargun tënd kujtim.

Cili zë më zgjoj papritur

Kur brenda meje u krijue një vullkan Etne

M´u ndal edhe fryma kur s´ta dëgjova zërin

Qirinjtë e Naimit u ndezen lart në qiell.

Sa e çuditëshme jeta

Kur të kisha gjithnjë pranë poet

Sytë si m´u vërbuan për një moment

Nuk besoja se do mbetëm pa krahët

E tu të bashkuar.

RIKUJTIM BREZNISHË

-Dedikim të parëve të mi prej Çelë Shabanit deri të Binak Zhuka

Se si lotët e gëzimit ranë

Mbi gjoksin tim

Si nuk i kujtova më herët

Të parët e mi.

Kohërat mallëngjyese

Që thurën legjenda

Ato kohëra m´i kanë rujtur

Buzëqeshjet.

Dhe serish bërtas nga gëzimi

Për të parët e mi

Ku jehona e zërit të tyre

Ruhet në çdo shtëpi.

Tani dua të vrapoj

Këmbëzbathur nepër shi

Dua të lagëm dhe të krijoj

Për secilin brez nga një varg të ri.

Me yjet dua të flas

Këtë herë dhe gjithëherë

Të ju tregoj sa shumë mallë

Kam për ta.

Vetëm ata ma ruajnë emrin tim Rugovë.

FLAS ME YJET

Dua të flas me yjet

Dua tˊju tregoj

Sa shumë mallë kam për dike

Vetëm ata më kuptojnë mua.

Dua t'ju tregoj për atë

Që shumë i dua

T'ju flas për sytë e saj

Dhe buzëqeshjen mahnitëse.

Ndoshta yjet do pranojnë

T'i dërgojë pak nga përqafimi im

A thua edhe yjet do e pranojnë

Dashurinë time për të.

NJË SHIKIM DREJT MEJE

-Dedikim Azem Shkrelit

Drejt meje mu në ballë hedhe shikimin

Përtej pamjes rugovase kalove

Thellësitë e shpritit shikohen vetë

Më the në mes oqeoanit mos u mbyt.

Më cilët sy shihemi unë e ti Azem.

Tek shpirti yt ke lodhje

Me tërë qenien tënde adhuroron

Pavdekëshmërinë brënda fjalës e krijove

Kështu ti nuk do vdesësh kurrë tek fjala.

Shikoj të ardhmën time tek faltorët e poezisë

Krijojmë sebashku foleën tek ajo zemër

Për të jetuar aty deri sa frymë të kesh

E kurrë mos i krijo lotët për miqt tu.

FUQIA BRËNDA VETES

-Dedikim avokoatit Bajram Kelemndit që më dy djemtë e tij forcat çetnike i vranë më 1999

Dhe pa humbur hedha sytë përtej ferrit

Don të zgjasesh duart drejt lirisë

Por diçka pengon në këtë jetë

E vazhdon tˊi pëshpërisesh vetes, mbijeto.

Veten e tregove më të madh se Alpet shqiptare

Ku edhe ti brenda vetes ke një force atdhetare

Ku ende nuk të ka rrëxu plis as lis

Mbahu fort se lira për ty është.

Një ditë kam për të ju takue.

]

Shpirtin mos e le të shtrëngohet

Nga ftohtësia e kësaj bote

Një ditë do të vije dita jote

E ateherë ti do ta kuptosh lirinë.

Shumë duhet të besosh.

E pakupuar është lumturia e njeriut

Me vuajtjen për puthjet që sˊkanë dritë

Sa të varfër jemi në errësirat korbiane

Do të qanë a të qesh fytyra sot.

Syve nuk ia lejon zemra stuhitë

Ata zgjohen më lot dhembjesh

Sa më pak jetë rrodhen gjerat

Orës dua tˊia kthehej akrepat pas

Sërish ta ndjej lumturinë e popullit tim

Më rrëmbyen befasisht nga gëzimet

Pse vallë lumturia u la në harresë të kombit.

Eh, bashkë më të po iku edhe unë

Për tˊu rikthye i papërenduar

Yjet të paktën do më bëjnë shoqëri

Përse ika unë ,ju mos më lëni të harruar.

BRENGOSJE SHPIRTI

-Dedikim prof Mark Krasniqit

Më brengos shpirti i hyjnive

Zemra më çjerrët nga fjalët plumb

Nga pabesia botës iu shëmb kulmi

Pse duhet ta them gjithnjë të vërtetën.

Nuk më lëndoi jeta vetëm mua

Në zemrën time a thua për herë ka vend

Vuajtje shpirtërore që nuk largohet nga unë

Nuk dua më të ndjej hidhërimin e Apokalipsit.

Kësaj vuajtjeje të shekullit 21 dua tˊi jap fund.

LUMTURINË PAK E NDJEVA

Të ashtuqujturës lumturi

Ia zgjata dorën disa herë

Dhe nuk do ta leshojmë

Përherë thonë perandorët.

Gjunjët e lisave

dridheshin acarëve

Ndoshta dhe nga emocionet

e kryqëzimeve

Apo nga frika

që po hymë në mëkat

Sˊdo të mendoj gjë tjetër

këtë natë.

I peshpërita brenda

vetes sime

Dua edhe unë

të ia ndjej dritën

Qoftë dhe për pak shi

furtunash

Embëlsinë e jetës

kujt tˊia fali.

Dhe mendimet

mˊi rrembenin

njerën pas tjetres

Unë akoma vazhdoja

të hyeja në mëkat

Dhe gjunjët

dridheshin akoma

Më shumë

atë natë

Dhe ndjenjat

që i kisha për ty

I lodha

Fryma

që doja ta dhuroja

ty

Dhe shpresa

për ty

që mbaja

U lodh

Fati u lodh

Kur luajmë

më të

Ne të dy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat