Potenciali i vajzave shfaqet nëpërmjet një murali fuqizues

Kultura

Potenciali i vajzave shfaqet nëpërmjet një murali fuqizues

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Në nder të “Ditës Ndërkombëtar të Vajzave” është bërë firmosja e veprës artistike “Vulose”, nëpërmjet të cilës tregohet potenciali dhe fuqia e vajzave.

Përmes kësaj vepre kreatorët ftojnë të gjitha vajzat të jenë pjesë e formësimit të së tashmes dhe që simbolikisht të vulosin një të ardhme të barabartë për to dhe gjeneratat e ardhshme.

Autorja e muralit, Alketa Xhafa-Mripa u shpreh se arsyeja për të cilën është realizuar vepra janë të gjitha vajzat e reja dhe se vepra iu përket të gjitha vajzave të cilat kontribuuan në vepër me thëniet tyre.

Xhafa-Mripa: Thëniet do t’i adresojmë në qeveri

“E bukura e kësaj është se sonte në mbrëmje të njëjtat thënie kanë mu paraqitë në objektin e qeverisë, të gjitha thëniet do t’i drejtojmë aty ku duhet, të dëgjohen këto thënie, në të njëjtën kohë po e shihni që janë vula, sepse ne e shohim vulën si dorë të mashkullit, pushtet por tashti ne e kemi marrë pushtetin dorë, ju e keni marrë”, tha Mripa.

Të pranishmeve iu drejtua edhe koordinatorja për zhvillim nga Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, e cila u shpreh e entuziazmuar që ëndrrat e vajzave të reja do të bëhen realitet edhe pse rruga është e gjatë .Ndër tjera ajo shtoi se ndryshimi po vije dhe pse procesi drejt ndryshimit është i mundimshëm.

Richardason: Qëndrojmë keq me përfaqësimin e grave në politikë

“Dikush në fakt mund të pyes se çka jemi duke bërë në fakt nëse ne e shohim për rreth për fat të keq ne nuk kemi 50% të grave në parlament , ne nuk kemi më shume se 10 shtete në botë të cilat kanë 50% të grave në kabinetet qeveritare, ne qëndrojmë shumë keq në këtë aspekt”, u shpreh Richardason

Kujtojmë se 11 tetori është përcaktuar si “Dita Ndërkombëtare e Vajzave”, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara  në vitin 2012 për herë të parë. Kjo ditë ndërkombëtare synon të promovojë trajtimin e barabartë dhe mundësitë për vajzat në mbarë botën në fusha të tilla si, ligji, të ushqyerit, kujdesi shëndetësor, arsimimi, trajtimi, e të tjera.

Slogani global me të cilin po shënohet Dita ndërkombëtare e Vajzave  është “Fuqia e vajzave: E pashkruar dhe e pandalshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat