U mbajt manifestimi poetik me titull “Njëqindmijë poet” dhe artistët të botës shqiptare

Kultura

U mbajt manifestimi poetik me titull “Njëqindmijë poet” dhe artistët të botës shqiptare

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 13 tetor 2019 Në ora: 10:00
Nga kryesia e manifestimin poetik ''njëqindmijë poetët” në lokalet e shkollës fillore “Liria”

“Klubi letrar ABC” poetike në Shkup në bashkëpunim me drejtorin e Shkollës fillore ''Liria'' dhe “Pegas Albani” në pranin e shumë dashamireve të botës letrare nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe diaspora organizuan dhe mbajte manifestimin poetik me titull ''njëqindmijë poetët” dhe artistët e botës për ndryshime.

Takimi në falë u mbajt në lokalet e Shkollës Fillore ''Liria''-në Shkup. Në fillim të aktivitetit u hap ekspozita me pikturat e artistit Shkupin Afrim Shatkut. Në këtë manifestim poetik pjesëmarrësit e botës shqiptare i përcjelljen deklamimet e poetëve rapsodët Tahir Seferi,Halim Haliti dhe Hajrulla Emini. Udhëheqës i aktivitetit ishte poeti i mirënjohur Sami Sherifi, kryetar i ABC-ës poetike i cili të pranishmit i njohu me punën e klubit letrar dhe iniciativa për takimet tjera poetike në favor të kulturës në qytetin e bukur të Dardanisë, Shkup Moderni për mrekulli poeti, Nuri Rexhepi.

Nga ky manifestim poetik të botës shqiptare, ''Abc Poetike'', krah margaritarëve të shumtë të manifestimit u bë edhe përurim i romanit i autorit nga Gjermania, Beqir Ramës për të cilin folën kritiku letrar nga Kosova Prend Buzhala dhe poeti Behram Hoti e tët tjerë. Është interesant tha në fjalën e tij Prend Buzhala pas dyzet viteve u takuan me autorin,të cilin për herë të fundit jemi takua në kondorët e burgut të Pejës. Romani “ me titullin “Abetarja e maleve“ e autorit Beqir Ramaj në vete ngërthen shumë dimensionale faktorësh që nga ata sociolinguistikë e deri te faktorët politikë, në cilësi simbioze, e shumëzuar me faktorin kohë, të cilën e përjetuam shumica nesh.

Image
Pjesëmarrësit e manifestimit poetik të botës shqiptare në Shkup

Në dritën e qëmtimit e të studimit të kësaj materie letrare, konstatojmë se e njëjta është e lidhur ngushtë me faktorët sociolinguistikë, arsimorë, historikë, politikë, psikologjikë, socialë e të tjera. Është me rëndësi të thuhet së vepra e tij ofron përpjekjet e para të kësaj natyre si dhe arritje nismat e para të kësaj qasjeje. Autori, përmes gjuhës së personazheve dhe aftësive të tyre komunikuese, ndër personale, të negocimit, retorikës etj, lexuesit i ofron qasje motivuese reale, në pajtueshmëri me për- caktimin e të gjitha rrugëve të mundshme për të arritur qëllimet e definuar përmes parashikimit të paraqitur nga autori, në idenë e veprës si pjesë të planifikimit, e cila mbështetet në tendencën e matjes të ngjarjeve të kohës dhe mundësive që premton e ardhmja.

Tërësinë social psikologjike të personazheve në këtë vepër autori në këtë apo atë mënyrë i lidh me interesat e për- bashkë duke vënë kështu edhe intereaksion të rregullt.

Image
Poetet, artistet dhe mysafiret tjerë të botës shqiptare bisedojnë për hallet e tyre

Mirënjohje për poetin nga Kosova Agim Deskun

Autori përmes ideve personazhet e veprës nga këndi na i prezanton si ndërtime të kulturës sonë kombëtare, përmes botës së tyre të koncepteve të përbëra nga një varietet i strukturave diskurseve, ose nga mënyra për të shpjeguar apo imagjinuar botën; mbase ka edhe ide të tjera: bota e in- divitëve jo vetëm që është e shumëfishtë dhe e ndryshme, por është e ndërtuar nga dhe nëpër mjet ndërveprimit të fushave të kulturës ku jeton simboli, në veçanti i aktivizuar për- mes letrares. Përmes magjisë së fjalës autori spikatë pasurimin dhe përzgjedhjen e leksikut në funksion të ruajtjes dhe ndërtimit të lidhjeve të reja semantike. Në këtë vepër është trajtuar ndihmesa sado modeste, por e çmueshme e këtij krijuesi duke ravijëzuar hullitë e para të hulumtimeve të ngjarjeve të kohës dhe të rëndësisë së tyre në kuadër të letërsisë bashkëkohore përmes gjuhës krahasimtare të personazheve që në vete ngërthejnë edhe peshën e konsiderueshme të kohës të përcjellë me jehonën historike gjë që shënuan edhe një afirmim për letërsinë bashkëkohore dhe për paraqitjen e brezit të ri të krijuesve edhe në re- leksionet e letërsive të moderuara ndërkombëtare, takimi miqësor dhe biseda e përzemërt me prof. Prend Buzhala dhe prof. Ismet Krasniqi Lala i vili me aktivitete e tija të ngjeshura kontribuoi që fondi i librave të begatohet me botimet e tyre më të reja:

Secila përplot margaritarë fjalësh, fjali e reshta formë vargjesh. "atë që nuk e mban mend koha, ligjëron në murrët e ashta...ndalesh e mendon: këtu, nën këmbët e mia, flenë rozafatet tona ilirishte, shembeshit e mureve natën, e ndërtuesit e themeleve të ditës". thotë Prend Buzhala në "Fletëza poetole ëçr kmerëz të thjeshtë"."mos harroni prejardhjen tuaj shqiptarë i cili ka një gjuhë dhe një gjak...pasha qiell e tokë edhe një zot e një fe, por secili lutet në mënyrën e vet" thotë Ismet Krasniqi-Lala në "Ylber mbi kala" në Shkup ku u mbajte ora letrare e klubit letrar “ABC”, “LNPSHAS” “PEGAS”, me moton ''Njëqindmijë” poetët dhe artistët të botës për ndryshime' krijues nga Kosova e Maqedonia. promovimi i romanit me titullin "Abetarja e maleve" të Beqir Ramës.

Image
Poeti Agim Desku ne takimin e manifestim poetik në Shkup u dekorua me mirënjohje

Në këtë Manifestimin poetik, ''Abc poetike'' vargjet nga krijimtaria poetike i lexuan poetët nga Tirana, Kosova dhe Maqedonia të cilët u mirëpritën nga të pranishmit Në këtë manifestim letrar të botës shqiptare ishte i pranishëm edhe kryetari i Lidhjes se Shkrimtarëve Shqiptarë të Norvegjisë, poeti dhe mjeku Ramadan Kovaçi. Në atmosferën e një darke tradicionale shkupjane u përmbyll aktiviteti “njëqindmijë poetëve për ndryshime. Për poetet dhe artistet e botës shqiptare në këtë manifestim u ndanë mirënjohje dhe shpërblime të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat