Kujt i ke ngjarë!?

Kultura

Kujt i ke ngjarë!?

Nga: Fatmir Lohja Më: 16 tetor 2019 Në ora: 08:57
Fatmir Lohja

Një ditë të djele,në fund të marsit,dola në pazar, me tërë qejfë, për të blerë një peshk krap, se në muajin mars ,edhe prillë , ka kohën e vet për t’u ngrënë. Gëzimin familjar e nxiti nusja.Na dha fjalën, se do ta gatuante tavë, si shkodranët. Kur e bleva, levizte qerratai në govatën me ujë,që e mbante shitësi, pranë kandarit. E zgjodha femër, pra krapuleshë. Pasi e pastroi mirë e mirë, ustai m’i ndau veç e veç, edhe peshkun ,edhe vezët e shumta që u gjenden në barkun e të ndjerës.

Sa hyra në shtëpi më turret nusja me zë të lartë.” Pse e bleve kaq të madh,o i trashë?” U mundova t’i shpjegoj se; nuk gjendeshin më të vegjël ; rashë në dashuri me shikimin e parë me të ndjerën; e bleva me kursimet e mia, por nuk qetësohej, se më shtronte pyetjen tjetër: Kush do ta hajë tërë këtë krapuleshë? U mundove ta qetësoj,se po e bëri të mirë tavën, do ta hanim shumë shpejt familjarisht. Në të kundërten, u zotova solemnisht,se do ta haja brënda javës , se më ka këputur malli ,për të ngrënë specien e tyre.

E pashë, se u qetësua bukurmirë, kur i propozova, se mund të ftonim edhe ndonjë mik, nëse do të na premtonte se do ta gatuante me merak. Për kërkesën time shtoi dy kushte . Në mëngjez, më premtoi vetëm ta sjell në shtëpi,se do ta qante krapin në tavë. Kur krapi erdhi i qeruar, edhe i pastruar, rreshtoi dëngla të tjera. Kushti i parë, qe pak i besdisshëm,se m’i prishi tëra planet e asaj të djele. Me djalin e vajzen do ta ndihmonin për të bërë tavën. Kushti i dytë, meqë krapulesha qe e madhe, duhej të thërrisnja unë me telefon për ndihmë vjehrrin e vjehrren, që ta hanim sëbashku lozonjaren.

Ia pranuam të dy kushtet e reja. Përpara se t’i futeshim punës familjarisht, i telefonova vjehrrit, që të merrte edhe të shoqen për drekë,për të na nderuar në sebepin e familjes sonë. Të entuziazmuar, njëri pastronte perimet, tjetri bënte prerjet sa më të imta të qepëve, dorë- dorë mëse fundi i futëm asortimentet e shumta në tavë, sipas rrecetës ekzakte që urdhëronte nusja .

Kur tava u futi në furrë,dhe u gradua me njëqindetetëdhjetë , dola për të blerë pije , për ta shtyrë poshtë peshkun e ngrohtë. Pa i treguar nuses, me shokët e lagjes ,e piva një kafe me bisht të gjatë. Kur e llogarita që krapulesha qe bërë gati në tavë, shendeverë u ktheva në shtëpi. Vjehrri me vjehrren na nderonin me pjesmarrjen .E bija i kishte rehatur bukumirë . Nga prezenca e tyre ,nusja nuk më kërkoi llogari për vonesën në lagje.

Familjarisht e shtruam tovolinën me të gjitha salltanetët që na kërkonte e serta . Përpara se ta preknim gatimin, e ngritëm një dolli, me pije sipas preferencave. Llafe ka boll, por taven e kishte qarë . Kam një zokon,që nga fëmijëria . Kur ushqimi është i mirë, nuk më del asnjë tingull nga goja.

Vajza me djalin dëgjoheshin më shumë. Entuziazmi nuk u vinte vetëm pse po u pelqente tava, por edhe pse kishin kontribuar për të arritur te qellimi final. Sa herë që gjyshi me gjyshen i lavdorinin fëmijët, nusja u rrinte gati me shprehjen naïve : ”Më kanë ngjarë mua.”

Nga kënaqësia erdhi edhe gazi e humori në tavolinë. Seç po rrefente djali, pa dashje, me brryl ,e shtyn gotën të mbushur me koka-kola ,në dysheme. Natyrisht që u thye copa- copa. Pas këtij aksidenti i turret e ëma :” Ku i pate sytë , o i trashë? Nuk e di se kujt i ke ngjarë? Je krejtësisht i pakujdesshëm!?”

Para pak çastesh, pohove se të ngjajmë vetëm ty,- i rri gati vajza.

Unë nuk thyej gota, - u mburr nusja.

Dje theve broken , pamvarësiht se ne të tre nuk të bertitëm,- ia kujton djali, me zë të ulët.

Ai që punon edhe gabon,- vazhdonte mbrojtjen nusja.

Edhe ai që gëzon, edhe mund të gabojë. Gjyshe,a na ke thënë se kur thyhet një gotë në gëzime, është mirë ,se largon syrin e keq? - i drejtohet djali .

Ku ka sy të keq në këtë tavolinë,mor mistrec?- iu turr nusja djalit.

Nuk ka në këtë tavolinë, por ai vjen edhe nga jashtë. Dikush mund ta ketë parë me zili dhëndërrin me krap në dorë. Me thyerjen që i bëri gotës nipçja, sykeqi na merr të këqen,- i doli zot gjyshja nipit.

Kur ngopen, me vinë fjalët si orator.U mundova t’u shpjegoj se aksidentet e vogla nuk kanë lidhje me trashësinë, hollësinë, gjatësinë, shkurtësinë e robit te gjallë. Maksimumi mund të akuzohet për mungesë përqendrimi. Mund të vije si rezultat i;moshës ; shendetit ;temperamentit; energjive; emocioneve të çastit, pra shumë pak, fare pak, ka të bëjë me zgjuarsinë, se nuk ka kuptim më, të emertohet aksident. Për t’i bindur se i mbarova teoritë, mora gotën ne dorë.

O vjerr! Mesa mora vesh, tërë të mirat i paska fisi juaj,- dhe toka gotat.

Jo dhëndërr.Vajza ime i ka këputur kokën së emës .Prej shumë vitesh , edhe ajo, tëra të mirat e fëmijëve tanë i hedh mbi të vetët. O bijë! Fëmijët më shumë i ngjajnë babait të vet ,se dajave të tu. Për këtë të jeshë e bindur, se edhe në pamje i ngjajnë më shumë atij.

Më kapi gazi, me humorin e gjyshit. Nusja qendronte pa folur,si kubla në karrup. E ëma nuk pushonte , duke i dalë zot të bijës, pa harruar asnjë çast se i ka ngjarë asaj. E kaloi aq shumë masën e lavderimeve, sa edhe e bija nuk po e mbështeste më.

O vjerr! Mesa shoh, gruaja dhe vajza juaj, kanë harruar që kanë marrë, me deshirën e tyre , mbiemrat tanë!- e dija që është burrë tradicional, dhe ia mban ison dhëndërrit.

Kush tha se jeni të këqij?- më pyet vjehrra ,pa e lënë të shoqin të më kthente përgjigje.- Ta dini mire, se nuk jeni më të mirë se ne.

Ai që nuk ka asnjë të mirë, vetëm të këqijat i mbesin në shpinë,- e thumboj përsëri.

Të zuri vera ty?- me sulmon nusja me ashpërsi.- Mos debato me te,se kur pi verë, po zuri të flasë ,nuk pushon më!- e sqaron të ëmen.

O vjerr! Njeriu kur kënaqet , nga gëzimi e kalon pak masën me llafe. Apo e kam gabim?

Drejtë e ke o dhëndërr.Ta ngremë një shëndet për duarartat tona, me kushtin, që të vetëlavederohen më pak!

Nga humori i gjyshit, u nervozuan gratë. I kërkonin llogari nënë e bijë,pse më mbante ison .Herë pas here,në atë potore, ndërhyja duke u kujtuar ,se është burrë i zgjuar gjyshi. Me gjyshin e ndezëm nga një duhan. Po e pinim në telhallek. Në replikë hynë fëmijët me gratë. Megjithëse nënë e bijë,u tregonin me fakte konkrete, për dashurinë e tyre për ata, përsëri djali ,me vajzën,ngulnin këmbë se duan gjyshin, edhe mua ,më shumë,se nuk u bërtasim me zë të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat