Një roman i thurur bukur me shume elemente, fantastike,mitologjike e psikologjike e politike

Kultura

Një roman i thurur bukur me shume elemente, fantastike,mitologjike e psikologjike e politike

Nga: Tahir Bezhani Më: 16 tetor 2019 Në ora: 15:35
Tahir Bezhani

Në sallen e Biblkiotekës “Ibrahim Rugova” në Gjakovë,ne prani të një numri të konsiderueshëm dashamirë të artit letrarë,sot me  16.tetorë,2019, u përurua romani më i ri i autorit Hazir Dervishi nga Gjakova, me titull,”Avatar Couvades”

Ky përurim ishte karakteristik në vet esencën e  librit të z.Dervishi,i cili në mbi 700 faqe,trajton tema të largëta historike, fantastikepolitike,prej një autori me përvojë të dëshmuar në prozën e gjatë.

Moderimin e këtij përurimi e bëri kryetari i Shoqës së Intelektualve ”Jakova”,Prof.Dr.  Ruzhdi Sefa, i cili në fjalën hyrëse foli pëe aurorin si intelektual dhe romansier i spikatur, vlerat e  romanore me tema historike që nga koha e faraunëve e deri ne ditët e sotme.

Image
Prof.Dr. Ruzhdi Sefa,kryetarë i SHI.”Jakova” në Gjakovë.  

Pastaj z. Sefa,ia dha fjalën Profesor Muhamet Rogovës,i cili  bëri një ekspoze mbi shtjellimin e ngjarës në romanin e lartëcekur.

Ndërsa, kryetari i Klubit letrarë “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovë,zotëri Muharrem Kurti,në fjalën e tij vështruese mbi romanin e z. Dervishi, u thellua mëtej në tematiken e librit,duke zbërthyer disa pika interesante nga romani në përurim.

Ky roman, tha Kurti, ka  vleren e veçant,ashtu siq është i veçant edhe autori,nga se kapë llojllojshmëri temash karakteristike, duke përdorur mprehtësinë fantastike, mitologjike, historike e politike.

Image
Pamje nga salla. Gjakova me kulturë të lartë letrare

Vet volumi i romanit,”Avatar Couvades” dhe kompleksiviteti e tematikës,e bëjnë interesant kët liber dhe të kërkuar nga dashamirët e artit letrarë. Pos z. Kurti,foli edhe drejtori i biblkiotekës  dhe letrari në zë, z. Engjëll Berisha, i cili, duke njohur mirë autorin e librit,si  prozatorë të veçant,tha se “edhe ky roman,për shumçka duhet të jetë i veçant dhe një pasuri letrare”.

Nga auditori pati disa pytje,përshëndetje, e urime për këtë roman voluminoz të z. Hazir Dervishi,si një romansier i spikatur  dhe i njohur në Kosovë e jo vetëm.

Në fjalën përfundimtare,autori i librit,z. Hazir Dervishi,foli(sqaroj) disa pjesë kyeqe të librit të tij,duke iu falenderuar pjesëmarrsëve në këtë përurim  kulturo-letrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat