Nuk e kam të qartë

Kultura

Nuk e kam të qartë

Nga: Ramiz Spahiu Më: 17 tetor 2019 Në ora: 23:55
Ramiz Spahiu

Nuk e kam të qartë, s’di çka t’ mundon ty

Që ashtu fshehur të tjerëve, me shkel njërin sy.

Nuk e kam të qartë, pse m’ shkel syrin mua

Dhe, ashtu tek m’ shkel syrin, buzëqesh, gjë s’ më thua!

Nuk e kam të qartë, ndaj, më duhet të të pyes

Nëse shkelja e syrit, është shenjë e dashurisë?

Nuk e kam të qartë, ndaj, falje më duhet kërkuar

Nëse shkeljen e syrit, gabim e kam lexuar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat