Në tokën tonë

Kultura

Në tokën tonë

Nga: Dibran Demaku Më: 19 tetor 2019 Në ora: 10:24
Dibran Demaku

„Dilte njani, hynte tjetri, shumë më i zi i riu se i vjetri“
popullore

Pushtuesi i ri na doli për disa katramë më i zi se i vjetri.Edhepse në fillim premtoi barazi e vëllazëri.Ka nisur të na e shtrëngojë litarin rreth qafës,saqë jetën na e ka bërë të pamundur.Nuk na ka mbetur rrugë tjetër,pos ose të vdesim nën thonjtë e tij, ose të ikim nga këtu.Mirëpo, edhe ikja nuk është gjë tjetër, vetëm vdekje!Andaj na duhet një zgjidhje që të shpëtojmë nga vdekja.

Ka filluar të na i marrë shtëpitë e tokat tona.Na thotë se duhet të ikim nga trojet tona e të shkojmë të jetojmë në trojet e pushtuesit që iku.Një gjë e tillë as është dëgjuar e as është parë ndonjëherë.

Nuk na ka mbetur tjetër,vetëm të ikim nga sytë-këmbët!Gjithçka është kthyer kundër nesh.Sikur edhe vetë Zoti na e ka kthyer shpinën!.
Ardhësit e rinj vendosen nëpër shtëpitë e tokat tona! Ne nuk kemi forcë t`i mbrojmë as ato ,as jetën tone.Kemi mbetur si peshku në zall!Shumë nga njerëzit tanë po shesin shtëpi e toka dhe po ia mësyejnë Anadollit.Të gjithë të ikurve po ua ndërrojnë edhe emrat!

Kryeplaku ynë tash sa kohë nuk ka dalë nga kulla e tij.Herë pas here në kullë i shkojnë vetëm më besnikët e tij.Ata po përgatisin diçka.Ne të tjerët jemi në pritje…

*
Vendimi i kryeplakut tonë në fillim u pëshpërit vesh më vesh.Ai kishte vendosur qëedhe ne të ikim nga këtu.Se nga do të shkojmë-nuk e di askush.Ethet e ikjes drejt së panjohurës na kanë kapluar të gjithëve.Një frikë e përgjithshme,por edhe një dëshpërim vërehet në ecjet e njerëzve,në fytyrat e tyre,në shikimet e tyre.

Vendimi i kryeplakut tone ,që ne të ikim nga këtu,por most ë shesim asnjë nga shtëpitë dhe tokat tona,i ka shqetësuar tej mase ardhacakët.I ka shqetësuar edhe autoritetet e pushtuesit.Ardhacakët dhe autoritetet e pushtuesit insistojnë çdo ditë që ne t`ua shesim shtëpitë dhe tokat para se të ikim,por ne nuk e thyejmë vendimin e kryeplakut tonë.

-Po si do të ikni nga këtu pa asnjë metelik në xhep?!-e paskan pyetur një ditë autoritetet e pushtuesit kryeplakun tone e ai qenka përgjigjur:-Ju sa e sa here na keni thënë se atje ku do të shkojmë do t`i kemi të gjitha, andaj çfarë na duhen paratë?!

-Po si do t`i lini kështu shkret shtëpitë tuaja,në të cilat do të këndojnë vetëm qyqet?! A nuk do të ishte më mire që në to të vendosen njerëz,sesa vetëm bolla e gjarpërinj?!-kishin insistuar në të tyren ardhësit dhe autoritetet.

-Ne po ikim nga këtu,por një ditë do të kthehemi në tokat dhe në shtëpitë tona!-ishte përgjigjur kryeplaku ynë.

-Ha,ha.haI-ishin gajasur ardhësit dhe autoritetet me ironi dhe cinizëm pas fjalëve të kryeplakut:-Ju do të ikni nga këtu dhe atje në Anadoll di t`ju humbë name e nishani njëherë e mire!-kishin përfunduar përfunduar përfaqësuesit e ardhësve dhe autoriteteve të pushtuesit dhe ishin larguar nga takimi.

Ne ikëm nëpër terrin e natës dhe pa na parë askush.Në krye të kolonës printe kryeplaku dhe më besnikët e tij.Pak para mëngjesit,arritëm në vendin e caktuar.
-Këtu tash e tutje do të bëjmë jetën tone!-tha kryeplaku ynë,pasi u futëm në gjirin e malit të lartë.-E di se do ta kemi të vështirë të kalojmë këtu jetën duke u zvarritur si krimbat,por nuk kemi zgjidhje tjetër!Do të jetojmë në këtë shpellë,qoftë edhe duke u zvarritur,porn ë token tone!-përfundoi kryeplaku ynë.
Në fillim jeta në shpellë na u duk e pamundur.Shumë nga fëmijët dhe grate tona ia dhanë vajit.Vaji i tyre u dëgjua për ditë të tëra.Nuk dihet në u shua vaji i tyre nga lodhja apo nga dëshpërimi i madh.

Nga jetesa e vështirë në shpellë,disave nga njerëzit tanë u iku mendja.U çmendën.Kur i treguam kryeplakut tone se disa nga njerëzit tanëkan fituar çmendinë,ai na e ktheu:-Është e vështirë kur shikon njerëzit të çmenden,por më mire të çmendur e në token tone,sesa në tokë të huaj e të humbur!
Në vendstrehimin tone të ri vijnë shumë rrallë,por vijnë, disa nga besnikët tanë që I kemi lënë në fshat.Ata seç flasin me kryeplakun tone dhe pastaj ikin.Pastaj për shumë kohë ata nuk duken më.Mosardhja e tyre tek ne shkaktonfrikë,nervozë,ankth…
*
Vrasja e qenit të një koloni ka bërë bujë.Sipas lajmeve që na i sjellin besnikët tanë,ardhësit dhe autoritetet vendore të pushtuesit janë alarmuar.Por,jo vetëm kaq.Thuhet se pas kësaj vrasjeje janë alarmuar edhe autoritetet e Qendrës.Pas vrasjes së qenit,atyre sikur u djeg toka nën këmbë.

Kur besnikët tanë e sollën këtë lajm,në fytyrën e kryeplakut tonë u kthye buzëqeshaj e munguar prej kohësh.Thuhet se me atë rast ai paskësh thënë:-Le ta dinë ardhacakët dhe autoritetet pushtuese se janë vendosur në tokë të huaj.Dhe toka e huaj nganjëherë edhe të vret qenin! E pastaj…

Kush e ka bërë vrasjen e atij qeni nuk e dimë as ne,por,kushdo që ta ketë bërë i lumtë dora!

Thuhet se ardhësit janë kërcënuar se do të ikin nga kanë ardhur.

! Një lajm i tillë ne na gëzon.Nëse ata ikin, ne do të dalim nga kjo shpellë që po na e ha shpirtin dhe do të kthehemi në shtëpitë tona,në tokat tona.
Ah,sikur të vinte ajo ditë!
*
Kur e kuptuam se ata me ngulm po kërkonin të gjenin vendndodhjen tonë,na duhej që të ndërmerrnim diçka që ata për ca kohë tëçorientoheshin dhe të ndërprisnin kërkimet.Përndryshe kishte rrezik që të na gjenin.Kryeplaku ynë mblodhi njerëzit më të mençur të fisit dhe me ta,si gjithëherë, e pleqëroi edhe këtë punë.Nuk e kishin të lehtë të gjenin zgjidhjen,por megjithate ata e gjetën.Zgjidhja e tyre jo vetëm që i çorientoi ata,por pas angazhimit të lodhshëm të tyre që të zgjidhnin enigmën që u vumë përpara,duke u marrë me të,sikur e harruan njëherë e mirë kërkimin e vendndodhjes sonë.
*
Jeta e vështirë në shpellë po na shqetëson të gjithëve.Sidomos po shqetësohemi për shëndetin e fëmijëve tanë.Ata kanë filluar të zbehen dhe u ka kur oreksi.Qëndrimi i gjatë pa u takuar me rrezet e diellit sikur i ka ligështuar edhe fizikisht.Po mundohemi që për tat ë gjejmë një zgjidhje.
Kryeplaku ynë tash sa kohë po mendon për atë zgjidhje.”Ne duhet t`i nxjerrim fëmijët nga kjo errësirë e tmerrshme!“-paska thënë një ditë.Ne të tjerët jemi në pritje të vendimit të tij.Çfardo vendimi që të marrë ai, ne duhet ta pranojmë,edhe pse,,thënë të drejtën,një largim i mundshëm i tyre për ne do të jetë i rëndë!Fëmijët kudo që janë i japin jetës bukuri e gjallëri.Nëse ata largohen nga shpella,,ajo,pra shpella,e me të së bashku edhe ne,do të mbetemi si të shurdhër pa zërat dhe buzëqeshjen e tyre…
*
Vitet e robërisë mbi tokën tonë po zgjaten e po zgjaten! Nuk kanë të mbaruar.Kur u ngujuam në shpellë,nuk menduam se robëria jonë do të zgjaste kaq shumë.Përveq kushteve të vështira në shpellë,ne po na mbarojnë edhe ushqimet.Po harxhohmë rezervat e fundit.Pushteti okupues i ka rënduar shumë tokës sonë.Aq i rëndë është ky okupim,saqë toka jonë nuk po mund ta durojë më.Edhe besnikët tanë me vështirësi depërtojnë ndijnëherë e vijnë tek ne për të na sjellë ndonjë gje.Andaj,nuk na ka mbetur tjetër vetëm ose të dalim nga shpella e të dorëzohemi ose të vdesim urie të gjithë këtu brenda në shpellë.Të dalim nga shpella e të dorëzohemi, e kemi të vështirë,sepse besën dhe amanetin që na e la kryeplaku ynë ditën që vdiç ishte:-Në të gjallë mos dilni nga kjo shpellë,sepse pushteti okupues do t`ju degdisë diku në shkretëtirat e Anadolli! Më mirë të vdisni këtu,në këtë shpellë,që së paku eshtrat t`ju kalben në tokën tonë!Por,edhe të vdiset urie,qenka e vështirë!Kokat më të mençra të fisit tash sa kohë po kuvendojnë se si të gjendet një rrugëdalje,një rrugëzgjidhje.Dhe ata do ta gjejnë një zgjidhje se s`bën! Sot në mëngjes,kur njëra nga gratë e dha lajmin se buka që kemi do të harxhohet brenda dy-tri ditëve,të tjerat nga dëshpërimi, ia dhanë vajit…
*
Ata edhe më tutje bëjnë kërkimin tonë.Na janë afruar aq shumë, sa që ka rrezik që shumë shpejt ta zbulojnë vendqëndrimin tonë.Si duket,korrja e grurit,që u bë nga ana jonë,në një natë të vonë,i ka bërë të kuptojnë se ne jemi këtej afër.Mbase korrja e grurit ishte gabim,por ne nuk kishim zgjidhje tjetër.Tash jemi duke bërë shirjen e tij dhe së shpejti do të kemi bukë të mjaftueshme.Them të mjaftueshme,sepse në ditët e kaluara kemi jetuar më shumë të uritur.
Po bëhen konsultime se si t`i shmangemi edhe kësaj të keqeje që po na e imponon pushtuesi.Ai është i interesuar që mos të na lejojë as këtu ku jemi të bëjmë jetën tonë.Ndërkaq ne jemi të vendosur që të jetojmë jetën tonë edhe këtu në këtë shpellë.Ai e bën të vetën,kurse ne bëjmë tonën.
Ai do të mundohet që me çdo mënyrë të na zhdukë,ndërsa ne mundohemi që me çdo mënyrë të mbijetojmë.
Të mbijetojmë në tokën tonë dhe për tokën tonë…
*
Në fshatin tonë herë pas here po ndodhin gjëra të pazakonshme,që domosdo po na shqetësojnë.Ngjarja e fundit na ka shqetësuar dhe na ka lënë pa frymë.Njëra nga vajzat e familjeve ardhacake është martuar me njërin nga djemtë e fshatit.Apo,thënë më mire,ka ikur nga shtëpia e vet dhe ka shkuar në shtëpinë e njërit nga djemtë e fshatit tone.Ne tash po frikohemi se mos edhe djemtë tjerë të fshatit tone do të marrin për nuse vajza ardhacake!Nuk e dime nëse ajo martesë është bërë nga dashuria apo për ndonjë qëllim tjetër.Si duket,ardhacakët i kanë bërë mire hesapet.Me martesa të tilla ata dëshirojnë që të nguliten në trojet tona…
*
Në mëngjesin e acartë të 17 shkurtit 2008,Dasho Guri i ri,plak gjshtëdhjetëvjeçar,nip i Dasho Gurit të moçëm, i shoqëruar nga ata që kishin jetuar me vite së bashku, e kishte lënë shpellën.Kishte dëgjuar se atë ditë vendi i tij do të kurorëzonte pavarësinë.Dhe domosdo dëshironte që të merrte pjesë në Festën e Madhe.Rrugës drejt fshatit të tij takonte shumë dasmorë të Dasmës së Madhe!Ata ishin të qeshur dhe të gëzuar.Vendit të tij,Kosovës sëshumëvuajtur,më në fund,po i buzëqeshte fati.

Në procesverbalet e të huajve,përveq përshkrimeve të gëzimeve të festës, ishte shkruar edhe kjo:Në Festën e Madhe të Pavarësisë morën pjesë edhe disa të vdekur.Ata ishin ngritur nga varret që të festonin bashkë me të gjallët.Në fytyrat dhe mbi supet e tyre u shihej dheu i varreve!Si duket ata ishin ngritur nga varret që të qonin në vend amanetin e brezave!

Ndërkaq në procesverbalet e vendorëve,kthimi i familjes së Dasho Gurit atë ditë,pikërisht në Ditën e Festës së Madhe,shënohej si një ngjarje e jashëzakonshme.Bile,bile e pabesueshme!Kthimi i tyre barazohej me zgjimin e Konstandinit nga varri,për ta sjellë motrën e vet nga larg,sipas besës së dhënë nënës së vet!

Edhe Dasho guri i ri,plak gjashtëdhjetë vjeç, ishte ngritur nga varri që të qonte në vend amanetin e gjyshit të vet,Dasho Gurit-plakut…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat