Muzeu i Luvrit mbërthen admiruesit e Da Vincit/ Gati ekspozita e gjeniut

Kultura

Muzeu i Luvrit mbërthen admiruesit e Da Vincit/ Gati ekspozita e gjeniut

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 13:44
Gati ekspozita e gjeniut

Muzeu i Luvrit (Louvre) në Paris po i jep prekjet e fundit një retrospektive ambicioze të Leonardo Da Vincit, që do të hapë dyert të enjten dhe që mbledh më shumë se 160 punime të artistit.

Edhe pa u hapur ende, ekspozita ka marrë afro 200 mijë prenotime. Koha e hapjes së saj, përputhet me 500-vjetorin e vdekjes së artistit të famshëm. Ekspozita është quajtur thjesht “Leonardo Da Vinci” dhe është dashur një dekadë për të mbledhur bashkë punimet, mes të cilave vepra të huazuara nga mbretëresha Elizabetë dhe nga Bill Gates.

“Nëse doni të mrekulloheni duhet të vini. Do t’ju duket sikur studioja e Da Vincit, është kthyer në jetë”, shprehet  një prej organizatorëve.

Vetë Louvri ka në pronësi pesë piktura të artistit, më shumë se kushdo tjetër, mes të cilave Mona Lisa që shihet nga rreth 30 mijë persona çdo ditë.

Përvec Mona Lizës, që do të qëndrojë në vendin e saj të zakonshëm në Louvre, katër pikturat e tjera do të vendosen në qendër të ekspozitës: Virgjëresha e Shkëmbinjve, La Belle Ferronniere, Shën Gjoni si edhe Shën Ana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat