Punojmë për të jetuar në përputhje me to, apo?...

Kultura

Punojmë për të jetuar në përputhje me to, apo?...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 31 tetor 2019 Në ora: 10:17
Manjola Perja duke prezantua platformën e organizatës “Alva” dhe planet e mëtejshme vizionare

Në kremtimi e dy vjetorit  të "Ditës Botërore të Vlerave në Shqipëri"- ku ishin te pranishëm personalitete nga fushat e ndryshme nga Shqipëri, diaspora e vende te tjera. Ne pjesën e pare te këtij kremtimi pjesëmarrësit  patën mundësi të dëgjonin mendimet dhe përvojat e paneli të zgjedhur, kurse në pjesën e dytë u zhvillua diskutime të frytshëm, ku u prezantua nisma "Unë e vlerësoj gruan"- ku nga anëtarët e panelit u ritheksua roli, rëndësia dhe vlerat e gruas në shoqëri, e sidomos në familje dhe me larg. Në mbyllje të këtij kremtimi, të ftuarve iu shpërndanë certifikata mirënjohje  dhe shpërblime të tjera kushtua vlerësimeve te vlerat pozitive që i japin shoqërisë. Në diskutime dhe materialet e prezantimi në kremtimin  e kësaj dite posaçërisht u bë fjalë për Organizatën “Alva” që punon për vlerat Shqiptare- tashmë pjesë e komunitetit global  e cila me rastin “Ditës Botërore të Vlerave”u mbajte në lokalet e Muzeut Historik në Tiranë u organizua premtime e parë në historinë e shtetit shqiptar kushtuar “Vlerave Kombëtare Shqiptare duke ndërmarr nismën “Unë e vlerësoj atdheun tim”. Në  prezantimin e parë dedikuar vlerave shqiptare miq dhe mikesha, dashamirë, personaliteteve të fushave të ndryshme me pjesëmarrjen e tyre u bënë pjesë e historisë si mbështetës të vlerave kombëtare shqiptare dhe platformës së organizatës “Alva?. Shqiptaret u theksua në këtë kremtim me dëshmi, me përkushtimin,  me dashurinë e tyre pa limit u kanë shërbyer denjësisht, atdheut, komuniteteve e  të tjera. dhe sot e përgjithmonë janë modele çdo shqiptarë  duhet të ndjehet krenar për atë që është shqiptarë. Përkushtimi i tyre ndaj vendlindjes, atdheut është një përkushtim përtej imagjinatës tonë deri diku edhe sublim nga ku gjithsekush prej nesh duhet të mësojë nga ky përkushtim në shërbim për më të mirën e vendlindjes. Vlerësim dhe mirënjohje gjithashtu në maksimum kontributi historik në diasporës shqiptare,  asnjëherë nuk reshti së menduari për atdheun dhe vendlindjet të tyre në shumë momente të vështira historike.                                            

Image
Prof. Nikolin Gurakuqi duke dhënë mesazhin e tij kushtua Ditës Botërore të Vlerave në Shqipëri

Çdo shqiptarë  duhet të ndjehet krenar për atë që është shqiptarë

Vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e shumë albanologëve studiuesve shqiptarë dhe të huaj, humanistëve të cilët me punën e tyre, bënë që vlerat të janë vlera të vërteta. Këto vlerësime simbolik si taksua në këtë kremtim - janë vetëm fillimi i një rrugëtimi vlerësimi, gjithkush që mendon, punon, kontribuon, për atdheun, vendlindjen, komunitetin etj. është një shembull i mirë mirësie dhe një frymëzim që në këtë vend të vogël pjesë e kësaj bote, ku bëjmë pjesë edhe ne shqiptarët shpresa për të bërë gjëra të mira ekziston. Përkundër të gjithë këtyre vështirësive, dhe problemeve sociale, humanizmi ekziston, kjo është shpresa e bukur e të ardhmes, rinia shqiptare e cila duhet të edukohet me punën, përkushtimin, dashamirësinë, e këtyre modeleve të cilët asnjëherë nuk u lodhën për të kontribuar për të mirën e atdheut dhe asnjëherë populli nuk i ka harruar por i respekton dhe do i respektoj. Respekti për këto figura të mëdha, nuk do mbetet vetëm ky në një ditë në vit. Platforma do shërbejë si modele frymëzimi për vlerat tona kombëtare si dhe për kontributet e personaliteteve që të mbeten në përjetësi frymëzim i një kombi që nga vetvetja do e krijojë dhe vazhdojë rrugën e zhvillimit në aspektin pozitiv duke respektuar veten në fillim më pas tjetrin. Në fjalët e tyre diskutuesit në me tjerash theksuan së ne shqiptaret jemi një komb që kemi shumë vlera, për këtë ne duhet të informohemi, sepse është detyrë e secilit prej nesh të kontribuojë në ruajtjen zhvillimin dhe promovimin e vlerave të vyera mbarë ë kombëtare.                           

Image
Një foto me pjesëmarrësit e kremtimit të “Ditës Botërore të vlerave shqiptare në Shqipëri 

Detyrë e çdo shqiptari është të kontribuojë  në zhvillimin e vlerave mbarë ë kombëtare

Të evidentojmë dhe të promovojë në mënyrën më të mirë vlerat e kombit tonë, vlerat e njerëzve tanë rë mëdhenj që kanë kontribuar, jo vetëm për familjet e tona, por edhe për, atdheun e në fund fare edhe për njëri – tjetrin.”Ky plan i temës me titullin “Mirënjohja” dhe  tematikat përkatëse të miratuar nga komuniteti, këshilluesi dhe mbështetësi kryesore  Charles Fowler.                                                                 

Meqenëse është hera e parë si koncept ide, ne s’do mbetemi vetëm tek një ditë për të informuar të interesuarit, por do u jepet kohë personave të kuptojnë dhe të informohen për vlerën në vetvete, rëndësinë që ka ajo si dhe për mundësinë e zhvillimit të individit në bazë të vlerave. Kjo platformë është nën mbështetjen e themeluesit.                                                

Në fjalën tij përshëndetëse Barret themeluesit  me video mesazhin tij përshëndetës kuptimplotë informues drejtuar  ishte një përshëndetje dashamirëse, dhe informuese për thelbin e vlerave në vetvete. Kjo video mesazh do publikohet në rrjetet tona sociale shoqëruar me përkthimin përkatës.                                                                       

Image
Të ftuarve iu shpërndanë certifikata, mirënjohje  dhe shpërblime të tjera - kushtua vlerësimeve të vlerat

Shoqërisë tonë i duhen modele si  Barrett që të edukohen në bazë të vlerave për të përmirësuar zhvillimin personal, familjar, të komunitetit dhe më tej të kombit. Richard Barrett ka dhënë kontributin e tij në shumë vende të botës dhe tashmë edhe në Shqipëri. Në shenjë mirënjohje për këtë kontribut global, që tashmë kjo do implementohet edhe në Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarë të cilët mendojnë se jeta duhet jetuar në bazë e vlerave pozitive  e vlerëson me motivacionin: Fjalën përshëndetëse e mori themeluesja e organizatës “Alva ”Manjola Perja e cila prezantoi dhe informoi të pranishmit  për platformën e organizatës  “Alva” dhe planet e mëtejshme vizionare nën mbështetjen e platformave të huaja ndërkombëtare. Shqipëria ka shumë vlera, pasuri kulturore historike turistike për të cilat ne mund të bëjmë shumë duke nisur që nga hapi i parë i identifikimit, zhvillimit dhe promovimit si e tillë është vetë Shqipëria një burim i mirëfilltë vlerash njerëzore, historike, kulturore. Vlerat njerëzore të personaliteteve shqiptare duhet të jenë modele për vetë shqiptarët kudo ku jetojnë, si brenda dhe jashtë vendit, këto modele që nuk janë lodhur së besuari që ky atdhe mund të bëhet duke qenë ne shqiptarët solidarë, duke respekt  shpresa e bukur e shqiptarit dhe Shqipërisë është vetë shqiptari. E nderuara prezantuesja Silvana Braçe në fjalën e  saj në mesë duke e prezantua shoqatën dhe personalitete shqiptare të cilët u vlerësuan  me certifikata, mirënjohje” për kontributin e tyre ndër vite. Këto vlerësime janë gjithnjë nën moton e shembujve dhe identifikimit të vlerave njerëzore, atdhetare, historike, kontributi i të cilëve është tepër i madh, dhe herë – herë vendimtar për historinë e kombit tonë, shembull i cili duhet vlerësuar në shumë plane. Me certifikatë “Mirënjohje” ndaj vlerave të vendlindjes, atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat